Kreshnik Spahiu: Kujt i takon ligjërisht mandati i Manastirliut, Xhemal Qefalisë apo Gjylametit?

8 Tetor 2025, 17:15Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Kujt i takon ligjërisht mandati i Manastirliut, Xhemal

Dorëheqja e Ogerta Manastirliut nga mandati i deputetes, pasi ka vendosur që të garojë për Bashkinë e Tiranës, ka hapur një debat juridik dhe politik mbi mënyrën se si do të plotësohet “karrigia” e mbetur vakante në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Kreshnik Spahiut, ky rast përbën një provë konkrete lidhur me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe të rendit kushtetues në procesin zgjedhor shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se në anë juridike mandati i lënë bosh nga Manastirliu duhet t’i kalojë Xhema Qefalisë, i cili në zgjedhjet e 11 majit mori mbi 9 mijë vota, më shumë se kandidatja tjetër Blerina Gjylameti e cila është përfolur se do të jetë deputetja e ardhshme e Kuvendit. Kjo, për shkak të respektimit të kuotës ligjore.

Por, sipas Spahiut, kuota ligjore, nuk ndikon në këtë rast, pasi përfaqësimi minimial i grave në listën e hapur tashmë është i përmbushur.

Reagimi i plotë i Kreshnik Spahiut:

Kujt i takon ligjërisht mandati bosh i Manastirliut: Xhemal Qefalisë apo Gjylametit?

Dorëheqja e deputetes Ogerta Manastirliu, e cila vendosi të garojë për Bashkinë e Tiranës, nuk është vetëm një zhvillim politik, por edhe një test i qartë i parimit të rendit ligjor në sistemin zgjedhor shqiptar. Çështja pritet të jetë një betejë në Gjykatën Kushtetuese: Kush e merr mandatin e lënë bosh në Kuvend?

Sipas Neneve 152 dhe 153 të Kodit Zgjedhor (Ligji Nr. 10019, datë 29.12.2008, i ndryshuar):

 • Neni 152, pika 3: “Në rast dorëheqjeje, vdekjeje ose paaftësie për të ushtruar detyrën, vakanca e një deputeti plotësohet automatikisht nga kandidati i radhës në listën e partisë, siç rezulton nga vendimi për shpalljen e mandateve.”

 • Neni 153, pika 1: “Renditja e kandidatëve në listat e partisë pasqyron votën e qytetarëve dhe nuk mund të ndryshohet nga partia pas shpalljes së rezultatit.”

Ky kuadër ligjor është i qartë: mandati nuk mund të mbetet bosh, nuk mund të cenohet nga preferenca e brendshme e partisë dhe duhet të plotësohet sipas renditjes së listës që ka votuar populli.

Një precedent i njohur është rasti i deputetit Arjan Ndoja i cili fitoi të drejtën e marrjes mandatit për shkak të renditjes dhe nuk u pengua nga kuotimi gjinorë.

Megjithë ankesat dhe prerendimet e kandidates Andia Ulliri për kapërcim renditje dhe prioritet gjinor të femrave, KQZ dhe Kolegji vendosën të mos ja pranojnë sepse PD kishte plotësuar % e nevojshme për përfaqsimin e grave.

Një nga interpretimet e mundshme që mund të ngrihet është: a ndikon kuota gjinore për të përcaktuar se kush merr mandatin e lënë bosh? Në këtë rast, PS ka 19 mandate në total, por 7 janë të listës së hapur, ku janë zgjedhur dy deputete gra: Denaj dhe Xhacka.

Nëse kuota llogaritet vetëm për listën e hapur, numri minimal i grave që duhet të përfaqësohen është mbi kuotën minimale.

Rrumbullakuar poshtë, rezulton 2 gra, pra kriteri gjinor është tashmë i plotësuar me Denaj dhe Xhacka. Kjo do të thotë që mandati i lënë bosh nuk pengohet nga kuota gjinore dhe i takon automatikisht kandidatit të radhës, Xhemal Qefalia.

Ky trajtim është i ngjashëm me vendimin e KQZ për PD dhe Andia Ullirin, ku kërkesa për të ndryshuar kandidatin për shkak të kuotës gjinore u refuzua dhe mandati iu dha kandidatit të radhës sipas listës.

Analizë matematikore e kuotës dhe renditjes

 • Lista e hapur PS: 7 mandate

 • Numri i grave të zgjedhura: 2 (Denaj, Xhacka)

 • Numri minimal i grave sipas kuotës 1/3: 7 ÷ 3 ≈ 2.333 → rrumbullakuar poshtë = 2

 • Përfundimi: kuota gjinore është tashmë e plotësuar, prandaj vakanca nuk ndryshon renditjen. Gjithashtu në listën e mbyllur të PD afro gjysma e deputeteve janë gra.

Pra, çdo tentativë për t’i dhënë mandatin një kandidati tjetër, si Blerina Gjylameti, do të ishte në kundërshtim të hapur me ligjin dhe precedentët.

Dorëheqja e Manastirliut dhe plotësimi automatik i mandateve sipas listës janë më shumë se një detyrim formal. Ato:

 • Ruajnë integritetin e votës së qytetarëve.

 • Sigurojnë rendin ligjor dhe stabilitetin politik.

 • Parandalojnë manovrat e brendshme që mund të cënojnë besimin në institucionet demokratike.

Ligji është i prerë: vakanca e lënë nga Ogerta Manastirliu plotësohet nga kandidati i radhës në listën e PS, Xhemal Qefalia. Precedentët (Arjan Ndoja, Andia Ulliri) dhe llogaritjet e kuotës gjinore janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretime të tjera.

Gjithsesi ka ligj por ka dhe “Maliq”

Deri më sot shkopi i “Maliqit” ka treguar se bën çudira në listën e deputetve por a do mbaj KQZ dhe Kolegji Zgjedhor dy standarte të ndryshme për të njëjtat praktika?

7 Komente

  1. N
    Nje mergimtar

    Kodi Zgjedhor thote se 30% e deputeteve duhet te jene nga lista e mbyllur.Po sa jane? Ne qoftese 30% e 140 jane 96 deputete atehere Kodi zgedhor eshte zbatuar sakte!Interpretimin duhet ta beje KQZ-ja dhe Gjykata Kushtetuse.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Depu Teti

      E kam shkruajtur që në datën 15 maj, se mandati i deputetit në çdo rast të largimit për çdo arsye të një deputeti nga radhët e PS për qarkun Tirsanë, i takon z. Qefalia....... . Tani do të varet nga këmbëngulja e zotit Qefalia, ose vetë KQZ vendos duke i dhënë mandatin atij.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ed Halimi

        E çtë duhet ty o pederast, në Gjermani, se kujt i takon mandati i deputetit në Shqipëri ? Je Tamam bythqirë o Spahi.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me emër

          Po ty o pedofil, ç'të duhet që lexon e komenton z. Spahiu!

          Përgjigjjuni
        2. X
          XHAMBAZI

          ne fakt pyetja me vend do ishte ai takonte xhacka bundres te merte mandatin ne vend te Gjylametit dhe pse ? pergjigja eshte SPAKU

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jari N

            Po ku ka burrë më të ndyrë se K Spahiu që më del e më birbilon nga Gjermania, ky ish N/Kryetari i K L D, duhet të vijë në Tiranë e të kthejë ato lekët që vodhi kur ishte Fuksjonar, ju të medjas që e nxirrni këtë Mostrën K Spahiu pyeteni një herë, si je me buxhetin o fëlliqësira e Kombit Shqipëtarë. Mandatin e radhës e cakton ligji jo Kreshniku.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Esi

              Kam pershtypjen se Kreshniku po ben lojra fjalesh. Nuk duhet te ndahet list e hapur liste e mbyllur. Barazia gjinore eshte per deputet e parlamentit automatikisht ska lidhje me liste te hapur liste te mbyllur. Po u largua nje femer do futet nje femer, eshte matematik e paster ska nevoje per terma ligjore. Ndonjehere Kreshniku futet ne fushen e shkences te ri te Juridiku se eshte mire.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje