Ministrja Spiropali në Irlandë të Veriut, merr pjesë në takimin e Procesit të Berlinit: Në qytetin që shndërroi ndasinë në dialog

8 Tetor 2025, 16:10Politika TEMA
Ministrja Spiropali në Irlandë të Veriut, merr pjesë në

 Ditën e sotme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali ka mbërritur në Belfast, Irlandë e Veriut, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

“Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit.

Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit. Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit.” – shprehet ajo.

Ministrja Spiropali përgjatë ministerialit do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të jetë folëse kryesore e disa sesioneve plenare që lidhen me sigurinë europiane dhe migrimin; pajtimin në Ballkanin Perëndimor; integrimin e rajonit drejt BE-së.
 
Ky Ministerial, i cili organizohet nën kujdesin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Yvette Cooper, është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika që përfshijnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike.

Takimet do të kulmojnë me Samitin e Liderëve të thirrur nga Kryeministri britanik në Londër më 22 tetor 2025.

5 Komente

  1. g
    goni

    Lajm leshi ....,kujt i plasi .....apo duhet të na vi mirë se harxhojnë qindrave mijra euro me këto vizita pa pik interesi për popullin.Hiqni dorë nga këto shpenzime se e varfëruat këtë popull.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi,FLORIDA

      Kur u be njeri dhe kjo qe ta shpifte si skelet biologjik...mos ngelte sorre

      Përgjigjjuni
      1. D
        Delirum tremens

        Oooo mamica duke zbritur shkallet e avionit ne delir absolut qe e ka bere skenderbeu ministre per nja 6 muaj do nderroje ca fustane neper evrope

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesja e gjimnazit

          Ulu, pese!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gojeshtremtes ju drejtua goja.

            Capleje pidhin moj kurve me parate e qytetareve shqiptare, sa seminare dhe samite behen ne Bote fene t'i luash, mos lere asnje te shpetoj.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje