Politika dhe sistemi i drejtësisë i kanë dhënë lamtumirë gjyqtarit Astrit Kalaja.
Akti i rëndë i vrasjes së një ‘shërbëtori’ të ligjit dhe të drejtësisë, duhet të shërbejë si një moment reflektimi, në mënyrë që drejtësia të mos ngelet në mëshirë të fatit apo të retorikës së palëve për të kaluar hallin e momentit.
Vrasja e gjyqtarit Kalaja nuk duhet parë thjesht si një dështim i sigurisë në gjykata, por si një kambanë alarmi për rrezikun që përballet vetë shteti ligjor. Për të parandaluar krime të tilla, nevojitet një angazhim i përbashkët institucional dhe politik për të rikthyer besimin tek drejtësia dhe për të ruajtur shenjtërinë e figurës së gjyqtarit.
Është e qartë se gjyqtarët nuk mund të jenë të sigurt nëse politika i kthen në objekt sulmi publik, sepse sistemi ka nevojë për një drejtësi që respektohet, jo të frikësohet. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe disiplinës së gjyqtarëve, në mënyrë që ndëshkimi i shkeljeve të bëhet institucional, jo nëpërmjet ‘gjykatës’ së rrugës apo retorikës politike.
Vetëm përmes një sistemi të drejtë, të pavarur dhe të respektuar mund të forcohet paprekshmëria e gjyqtarëve, jo vetëm fizikisht, por edhe profesionalisht.
Drejtësia duhet të jetë një institucion i shenjtë, që nuk ndikohet nga presioni politik apo frika e përgjimit nga institucioni i hetimit apo, më keq akoma, nga presioni i publikut jo profesionist, sepse përndryshe ajo do ta humbte funksionin dhe rëndësinë e saj. Drejtësia ka nevojë të funksionojë e sigurt dhe pa trysni, duke i dhënë fund paragjykimeve dhe aludimeve. Vetëm ashtu do ta fitojë betejën me veten dhe të tjerët./nl/TemA
E vetmja reformē qē rregullon shqiperine quhet , BOMBA ATOMIKE.
Mire thuht qe, institucioni i drejtesise dhuhet te jete i shenjet. Ama qe te jete i shenjt,drejtesia nuk duhet te punoi me inate personale dhe ne menyre selektive. Nuk mund te futet ne burg nje qe punon i ndershem dhe i drejte. Nuk mund te maresh ne menyre te beft t'a heqesh nga puna e t'a futesh ne burg sepse prokurori apo gjykatesi ka nje pavaresi apsolute. Jemi dakord qe te ketet pavaresi nga politika por ama edhe prokurori dhe gjykatesi ne emere te kesaj pavaresie te mos denoi njerez kot. Ne kohen e kadinjeve turq behej ashtu si thoshte kadiu dhe tre deshmitar te rrem vinin ne litar nje njeri te pafajshem. Denimi i Erion Veliajt ka lene pershtypje te keqe te SPAKU se ai punoi dhe beri Tiranen qytet evropian,ndertoi kopeshte,çerdhe dhe shkolla te reja. Prandaj qe drejtesia te jete institucion i shenjet,duhet te punoi me drejtesi dhe paanesi.
HA HAAA. MOS VDEKSH KURRE O NJERI.SE NA BONE ME QESH...
Pyetja ime eshte dhe ngelet : kush eshte krimi me i madh ai qe nje gjyqtar ben sa here ligjin e zbaton si Maliqin apo kur ja bejne atij vetem nje here?! Pra, gjyqtari shqiptar mund te beje krimev qindra apo mijra here , ndersa qytetari shqiptar ben vetem nje here. Prandaj ata gjyqtar dhe jurist qe ka Shqiperi sot, ata qe shohim perdite çfare bejne duhen te largohen vete nga ai institucion qe te mos arrijne ne kete situate, por jo ashtu si Gjin Gjoni qe largohet nga andej ku ligjin e kish Maliq dhe futet atje ku Maliqin e ben ligj: ne parlament. Krim disa here. Pa lere qe ulurijne televizionet per mbrojtjen e gjyqtareve, "shoqeria" e tyre jo shoqeria shqiptare, gazetare e media jane kaq te trishtuar sa gati te qajne ; po per ate popull qe keta gjyqtare i kane bere plaçke tregu, kush qan?! Kush qan per mbi 4 mije viktima te 1997-14 shtatorin 1998, 21 janarin, Gerdecin.... a nuk jane keta gjyqtar qe i mbyllin dosjet te çeles me vite? Ku e ka dosjen e 21 janarit dhe Gerdecit Altin Dumani me Ol;si Dadon apo çamin me pashaporte greke? Nena Durda le te qaje, ndersa keta ngushellojne njeri tjetrin. Shqiperia eshte ne kete gjendje, se jane keta gjyqtare, prokurore qe ja kane shaluar popullit ne emer te demokracise e pavaresise. Sa vrasje gjyqtaresh kishte ne kohen e En,ver Hoxhes ?!!!!!!
Me 21 Janar 2026 eshte pervjetori i 15 i ekzekutimit te 4 te pafajshmeve nga Sali Berisha ne bulevard. Ajo ceshtje tregon se sa i kalbur eshte sistemi i drejtesise qe kemi.
Gjerat jane te thjeshta, por jane njerezit qe i nderlikojne ato. Keshtu kam lexuar ne nje liber shume vite me pare dhe eshte e vertete. Gjyqtarin Kalaja e “vrane” koleget e e tij po gjyqtare qe nuk e zgjidhen konfliktin gjithe keto vite por ja ngecen te ndjerit.
Nuk ka asnje dallim kjo vrasje ne krye te detyres me vrasjen e te burgosurit ne nje burg te sigurise se larte ne Peqin. Edhe Ai i burgosuri ishte qenje njerezore . Te dy u egzekutuan ne krye te detyres, te dy duheshin mbrojtur nga shteti. Po nga cili shtet ?