Në Tiranë nesër më 9 tetor dhe deri pasditen e 10 tetorit do të mbahet Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s. Në këtë konferencë do të marrin pjesë ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se ky event do të shërbejë si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike. Gjithashtu bëhet me dije se për arsye të sigurisë, sesioni hapës i kësaj konference do të transmetohet Live.
Policia e Tiranës gjithashtu ka njoftuar se në kuadër të kësaj Konference do të ndalohet nesër qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 deri në orën 15:00 të datës 10 tetor.
Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fillon nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ideale: NATO nuk mund te kete vend me te sigurt per Mbrojtjen Kibernetike se Shqiperine per per te zhvillilluar kete Samit, kjo ka ndodhur pasi kane marre leje dhe i eshte dhene garanci nga grupi trerrorist iranian me gjasme "opozita e Iranit" i strehur ne Manez te Durresit nga a Amerika. Kryeministri Ed Bojaxhiu nuk ja thek ne kete fushe, por do te tregoje ne Samit batuta te kripura si ato te Duces.