Të enjten në orën 18;00 Lëvizja Bashkë do të çelë fushatën për kreun e Bashkisë së Tiranës, ku kandidon Arlind Qori. Por ndryshe nga dy partitë e mëdha që kanë struktura, financa dhe televizionet e tyre në dispozicion, fushata e Lëvizjes Bashkë do të bazohet në takimet derë më derë me qytetarët për atë që Qori e quan një qeverisje të ndershme dhe një vision emancipues për Tiranën.
Vetëm se Lëvizja Bashkë në këto zgjedhje ka një problem. Fondet që i takojnë nga zgjedhjet parlamentare, nuk janë akorduar ende nga Ministria e Financave dhe Qori thotë se çdo kontribut sado i vogël nga simpatizantët do të ishte i mirëpritur këtë të enjte në hapjen e fushatës.
“Një 5 mijë leksh të vjetër, gjithçka që ju mundeni do të na ndihmonit vërtet shumë. Ne kemi shumë pak shpenzime. Pak para për fletushka, ndonjë karrige me qira dhe asgjë më shumë se kaq. Gjithsesi solidariteti juaj, edhe financiar, edhe qytetar, edhe politik është vërtet jetik për ne” shprehet Arlind Qori në një mesazh në rrjetet sociale.
U bej thirje ta mbeshtesni te gjith kete djale te thjeshte dhe te ndershem kunder cikllopeve te korupsionit kunder bozeve te kullave qe po gryhejne per dite shpirtin e qytetareve te tiranes tregoheni veten tironc se ndershmeria ze nje vende te vecante ne istorin e qytetareve te tiranes dermohini mafjen e kullaje qe jan ber te gjithe bashke me vote o sot o kure
Z. Arlindi me Dylbi, Ministriaa e Financave ka para vetem per udhetimet e qejfit te Rames per te pare ndeshje direkt ne stadiume si ne Madrid per Realin, te tjerat jane nje barre e "rende" per te.
Arlind Qori bravo qe nuk u terhoqe nga gara te uroj fitore dhe dalshe mire neper fushata dhe besoje se do maresh me shume votat se sa Flori.
Mbeshtet Florian Binaj qe te provosh qe nuk je nje kone e regjimit!
ASNJE VOTE per QOR Patronazhistin
As leket qe i takojn me ligj nuk ja japin.
Bravo z. Arlind për guximin tënd… Jemi me ty…