“Vrasja e Astrit Kalasë, kambanë alarmi”, juristja: Berisha përgjegjës për “ligjin 7501”, gjuha e tij e papranueshme

9 Tetor 2025, 09:05Politika TEMA
“Vrasja e Astrit Kalasë, kambanë alarmi”, juristja:

Juristja Brizida Gjikondi, tha se gjuha e politikanëve është e papranueshme dhe nxit veprime të dhunshme ndaj figurave të sistemit të drejtësisë, qofshin prokurorë apo gjykatës.

Ajo theksoi se kushdo që ka pasur probleme me ish-kryeministrin Sali Berisha, ata janë fyer dhe janë denigruar publikisht.

Juristja shtoi se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një kambanë alarmi për shoqërinë tonë, duke shtuar se “ligji 7501” është gjeneza e konflikteve të pronave, që i krijoi vetë Sali Berisha.

“Autorët e gjithë kësaj situate në politikë, sidomos për 7501, Berisha e di shumë mirë dhe  e ka pranuar kur kanë qenë zgjedhjet e majit se ka qenë faji im, jam nxituar ka thënë dhe prapë tani ky person nuk ka as vetëdijen që të kuptojë që ata janë gjenezë dhe ata nuk mund të vazhdojnë të denigrojnë, dhe nuk është vetëm të Irena Gjoka.

Kushdo që ka pasur problem me Berishën, gjithmonë është denigruar, poshtëruar, fyer publikisht dhe Imagjino kur e bën një ish-president, ish-kryeministër, si Berisha. Edhe zoti Rama ka sulmuar dy gjyqtarët të Gjykatës Administrative.

Ka vendime, që nuk bien në favor të vizionit që ka ai për zhvillimin e Tiranës, por kjo që ka ndodhur, kjo është një kambanë dhe një mësim për të gjithë shtetarët që të jenë të kujdesshëm përpara se të flasin për gjyqtarët dhe prokurorët, sepse sido që të jetë punuam gjyqtari është ndër pozicionet më të larta të një shteti, i cili funksionon mbi bazën e dokumentacionet. Të vrasësh një gjyqtar të pambrojtur, mendoj s është një akt makabër dhe kriminal”, tha ajo  në “Real Story”.

3 Komente

  1. D
    Democraticus

    Mosdenimi i Berishes stimulon vetegjyqesine ne shqiperi. Te tjerat jane perralla!

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      Briside moj fajin e kan organet e drejtesis te cilat me veprimet apo mosveprimet e tyre e kan sjell shoqerin civile ne kete derexhe. Nuk e kuptoni që shoqeria nuk ka me besim tek keto organe. Ku jan shoket e ketyre që dolen nga sistemi???? Gezojn pasurin e ven nga korupsioni ne kuris te shoqeris civile. Disa punojn avocat dhe, disa te tjer deputet ne parlament. Zonja Gjikondi ne ket vend ç’do gje vjen era kalbesirë. Te tjerat jan pordhe syfyri.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Minella

        Kjo juriste që ngeli budallaçkë. Po nuk të vjen turp kur krahason Ramën me Berishën? Ty nuk e di se ku të ka ngelur kunji me Ramën, por në çdo studio plase sa të përmendesh këtë frazë : jo vetëm Berisha po dhe Rama… “. Je komplet gabim sepse ata të dy nuk kanë të krahasuar me njeri tjetrin. Më sqaro pak a kishte të drejtë Berisha në denigrimin që i ka bër SPAKUT dhe në veçanti z. Dumani dhe zj. Irena Gjoka? Po Rama kishte të drejtë në kritikën e tij për vendimet e gabuara të gjyqtarëve, apo prokurorëve? Po ty ti ka zënë sytë inati që ke me Ramën dhe nuk ikën nga studio e Ballës pa sharë Ramën. Kështu vepronte dikur edhe z. Minxhozi në shkrimet e tij, apo Naim Llapardhaja, po ju ka rënë vrulli se e kuptuan se donin të krahasonin të pakrahasueshmit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje