Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.
Debati rreth kësaj teme u krijua pasi Kuvendi i Shqipërisë publikoi disa ditw më parë një dokument zyrtar ku nderoi mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoq i regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.
Peleshi tha se teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë.
Ai theksoi se mënyra e prezantimit të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim, teksa nënvizoi se periudha e komunizmit nuk duhet të kujtohet në mënyrë të kujdesshme.
"Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver Hoxhën i cili është përmendur vetëm për shkak të vitit të lindjes.Teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë, por me sa rezultoi nga shërbimet përkatëse nuk është mbajtur siç duhet teksti. Mënyra e prezantimi të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim. Ajo periudhë nuk duhet kujtuar në mënyrë të kujdesshme." - u shpreh Peleshi.
Populli po sheh qe ju jeni hajduter shites te interessve kombetare Prandaj populli she nga koha e enveriit Per te hequr nga skena figuren e enverit ju duhet te beni nji referendum po deshi populli e heq po sdeshi ju i hani mun enverit Enveri po ju mund dhe i vdekur ju shkerdhatave te ndyra Reth 22 min te vdekur kan ndodh ne kohen tuaj vetem nga ligji 7501 Mbi 30 kan vdek nga sharallimi i shteti nga Berisha 15miliard euro ju ja falet benkers nafte Ju i falet hidrocentralet turkut Ju shkaterruat forcen brojtese te vendi Nga i cuat tanket avionet e artiletin e rend Kush i shiti dhe paret nga shkuan o ndyresira