Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka replikuar sot në Kuvend me përfaqësues të opozitës të cilët hodhën akuza ndaj mazhorancës pas vrasjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.
Lamallari renditi disa nga sulmet e ashpra të opozitës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, si dhe ndaj kreut të SPAK.
Sipas Ministrit të Drejtësisë pikërisht këto sulme e akuza nxisin gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.
“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik është e rëndë. Keni përgjegjësi për të gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nga daljet në ballkon që keni folur e telendisur “SPAK-u e Skrapi” tek të hënave me gjuhën që keni përdorur para SPAK-ut me etiketimet “Altin Troplini, Dumdum Zamani” e gjithë ato të tjerat.
Ju nuk keni lënë një njeri pa sulmuar, nga prokurorja e përgjithshme e deri të partnerët tanë strategjikë të SHBA e BE vetëm se kanë mbështetur reformën në drejtësi. Ju keni gojë të flisni? S’keni turp, shqiptarët e dinë që ju kanë lënë aty ku janë lënë. Mos linconi prokurorë e gjyqtarë, lerini të bëjnë punën e tyre. Urrejtja prodhon dhunë dhe urrejtje. Turp të keni”, u shpreh Ministri Lamallari.
Reforma ne drejtesi ishte eksperimenti me i gabuar. Le qe cfare keni bere ju sakte...nje gje te vetme.
Ina ZHUPA,llaxhore fshati.Deputetet injorante ,pa kulture dhe edukate.