Portali "timoni.al", i cili është afër djalit të Sali Berishës, ka vijuar me sulme ndaj Belind Këlliçit.
Sipas shkrimit të fundit, Këlliçi dhe një grup rreth tij po përpiqen të sobotojnë fushatën e Binajt në Tiranë.
Burime të brendshme, cituar nga portali, pretendojnë se pas kësaj lëvizjeje qëndron “frika nga suksesi” i Binajt, i cili shihet si rrezik potencial për strukturat e opozitës. Një rezultat pozitiv për aktorin do të sfidonte rendin e vjetër brenda PD-së, duke e pozicionuar atë si figurë të besueshme për publikun dhe si rival të mundshëm për drejtimin e së djathtës.
Në artikull, Këlliçi përshkruhet si “humbësi serial i Tiranës”, që pas dy disfatave radhazi ndaj Erion Veliajt, po përsërit të njëjtin model politik, duke goditur brenda kampit të vet në vend që të përballet me kundërshtarin real. Sipas të njëjtave burime, strategjia e tij shihet si një përpjekje për të ruajtur balancat personale dhe ndikimin brenda strukturës, në kurriz të një alternative që mund të gjallërojë opozitën.
Artikulli shkon edhe më tej, duke e përshkruar Këlliçin si “ushtar të Belinda Ballukut në opozitë” – një figurë që, sipas akuzave, e kanalizon energjinë opozitare në drejtimin e gabuar, duke ndihmuar në heshtje kundërshtarin politik.
Artikulli i plotë:
Në horizontin politik të Tiranës po ndodh një skenar i njohur: sabotimi i figurave të reja që guxojnë të dalin jashtë skemave të mbyllura të partive. Kësaj here, shënjestra është Florian Binaj, një artist i njohur, një qytetar model dhe një personalitet që gëzon respekt të gjerë publik për integritetin dhe kontributin e tij. Binaj ka zgjedhur të kandidojë si i pavarur përballë kandidates socialiste Ogerta Manastirliu, në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Një vendim që ka ngjallur shpresë tek qytetarët e lodhur nga riciklimi i të njëjtave fytyra politike, por edhe frikë tek disa individë brenda vetë opozitës.
Burime të brendshme nga Partia Demokratike tregojnë se një rreth i vogël brenda strukturës blu, i udhëhequr nga Belind Këlliçi, po punon në heshtje për të sabotuar fushatën e Florian Binajt. Arsyeja është e qartë: frika nga suksesi. Një rezultat i mirë i Binajt do të përkthehej në një goditje të fortë ndaj establishmentit të vjetër opozitar, duke e kthyer aktorin e dashur të shqiptarëve në një figurë të re qendrore dhe potencial lider të ardhshëm të opozitës.
Por kjo është pikërisht ajo që nuk duan ata që janë mësuar të humbasin dhe të mbijetojnë nga humbjet. Belind Këlliçi, i njohur për humbjen e Tiranës me mbi 60 mijë vota diferencë në vitin 2023 ndaj Erion Veliajt, dhe sërish me 58 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti, duket se nuk ka nxjerrë asnjë mësim. Përkundrazi, vazhdon të mbajë të njëjtën qasje autodestruktive, duke punuar më shumë kundër çdo figure që mund ta sfidojë politikisht, sesa kundër kundërshtarit real.
Në vend që të përkrahet një kandidat si Florian Binaj, që ka potencial të ringjallë opozitën, Këlliçi ka zgjedhur të mbështesë figura pa peshë, vetëm për të ruajtur balancat e brendshme të interesave personale. Kjo tregon qartë se nuk bëhet fjalë për opozitë reale, por për një klan që punon nën rrogoz për pushtetin aktual, për të mbajtur peng Partinë Demokratike dhe për ta dobësuar sa herë që një alternativë e besueshme del në skenë.
Burime pranë kampit opozitar e përshkruajnë Belind Këlliçin si një “ushtar të Belinda Ballukut në opozitë”, që gjithmonë ka synuar të kanalizojë energjinë opozitare në drejtimin e gabuar, për të shërbyer në heshtje interesave të kundërshtarit. Nëse ky skenar përsëritet edhe këtë herë, atëherë Partia Demokratike rrezikon të humbasë jo vetëm një tjetër betejë, por edhe shansin e fundit për t’u rilindur si forcë serioze e djathtë.
Florian Binaj përfaqëson atë që publiku kërkon prej vitesh – fytyra të pastra, njerëz me integritet, që nuk kanë lidhje me korrupsionin apo intrigat e politikës së vjetër. Ai është dëshmia se shpresa ekziston, por sabotimi i brendshëm rrezikon ta shuajë. Nëse opozita nuk arrin të dalë mbi ego, interesa personale dhe frikën nga individët e fortë, atëherë do të mbetet peng i njerëzve si Belind Këlliçi – që punojnë për kundërshtarin dhe jo për fitoren e së djathtës.
Qori
Binaj fytyre e paster po me shume eshte fytyre idiote, nje njeri qe eshte verdallosur sa andej kendej per ca leke me shume
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.
E si mund te jete i pavarur Binaj- Anetar i PS fillimisht,ku teseren ia dha vete Rama.- Anetar i partise se Lapajt-Propozuar nga grupi i PD- Punon tek tv i familjes Berisha. A nuk eshte I pavuri i Varur nga Sala...
Florjani nuk eshte as aktor i sakte eshte imitus banale,te zgjidhet ky vetem deme do beje PD eshte banda e antikombetareve qe duke qene rrumpalle e pabesushme qe nuk i voton njeri me dy pare mend,cuan kete barcaleten,fundi nuk Ka funde per partin business PD.
O Florian me vjene keqe se ti nuk je gje tjeter vece nje cpoe mishi me dy syte por dija per ndere Zenit dhe familjes se Berishes dhe se deshe harrova stij mjeker cjapit Cimi i Pekes prandaj po te theme se ti nuk fiton munde te dalesh me 20% te votave Flori po cfare eshte bashkia jote more matuf a kujton se eshte portokalli ti vetem per roje tek dera e shkolles se ja thua si police une demokrate dhe kame shume votat sepse jemi fisi i madhe dhe une me mire ja jape voten dhe e meriton Arlind Qori me shkolle tearte eshte me pervoje pune ka qene ndersa ti vetem gjimnazin ke more bufie kenete je.
Ke te drejte per Arlind Qorrin!
Florian Binaj actor I leshit... P D vazhdon te haje bar. Rezultati I Binajt do te jete me qesharaku ne historine e " periudhes demokratike". Pse jane kaq te trashe qe telendisen ne kete fare feje?!?!?!
Binaj pati sukses se luajti vetveten ,pra policin idiot! Tani vazhdon te luaje idiotin me sukses!
Edge Luka Guraziu po e damton Florin te shkodrant e Bathores.
Binaj do të fitojë prej të trijave ate të gratin.