Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës

29 Korrik 2025, 14:31Politika TEMA
Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson

Partia e Lirisë përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Tedi Blushi shprehu argumentet lidhur me drafti për ndryshimet në Kodin Penal.

"Drafti i ri i antikushtetues i Kodit Penal është një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri duke kodifikuar juridikisht autoritarizmin politik të regjimit të Ramaduros.

Ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, "55" për agjitacion dhe propagandë.

Ky Kod është themeli i instalimit me ligj të Narkoshtetit, një manifest juridik i pushtetit absolut, që shemb çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar të drejtësisë penale, që e kthen shtetin në polici politike dhe e çimenton “drejtësinë” në armë në duart e Edi Ramës për të sunduar përmes frikës, ndëshkimit arbitrar dhe cënimit të lirive kushtetuese, duke shtypur në veçanti lirinë e fjalës, protestën dhe opozitën." - u shpreh Blushi.

 

2 Komente

  1. I
    Iker Legen

    Shife prep ky Qypi o Rrot Kari ik se le Nam ti ske men per vete Dhe del aty na ban si i Meqem iker Pis

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Bibilushi i Metes, ngelet si prshku pauje me ndtyshimet kodin penal,prandaj llap kaq shume,do ti duhet te riformuloje repertorin e tij dhe eshte ne veshtiresi tmerresisht,sepse nuk e ka haberin te diskutoje e te argumentoje politikisht,pa ofenduar,kercenuar,shpifur nje mije e nje te zeza!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje