Mbyllja e hetimeve, Meta: Nuk kam marrë shkresë zyrtare nga SPAK, u njoftova nga gardiani! Do të paraqitem sapo të mundet avokati

29 Korrik 2025, 13:00Politika TEMA
Mbyllja e hetimeve, Meta: Nuk kam marrë shkresë zyrtare nga SPAK, u

Ditën e sotme SPAK thirri kreun e PL-së Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij.

Avokati i tij Kujtim Cakrani kërkoi disa ditë kohë, me argumentin se është me pushime, ndërkohë kreu i PL- përmes një reagimi në rrjete sociale shprehet se nuk ka pasur ndonjë shkresë zyrtare nga SPAK.

Meta pretendon se ai është njoftuar mëngjesin e sotëm nga gardiani i burgut, teksa thekson se avokati i tij nuk ndodhet në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Ilir Metës:

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi.

U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian.

Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur.

Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!

ZERO prova penale!

ZERO akte dhe vendime të paligjshme!

ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!

ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!

ZERO pasuri të paligjshme!

8 Komente

  1. J
    Jimi

    O po ti je flori e shkuar floririt or Tunxh !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dritani

      Me kaq zero qe ke ti i bie qe e quhet Hero i Punes Sociliste or Ujk i Pazarit te Ri.Nje here e kam dhene doreheqjen per Zenin,nu mund ta jape per se dyti here.Keto jane fjalet e Ujkut te pazarit te ri,para se Munika te bente operacion organin gjinital.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Happy Gilmore

        Oho e paske me shume zero...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Burg Perjete jepjani kti Mostre dhe pak e ka

          Ty duhet qelsat ne Oqean meti tret o Hajdud o Kriminel Katunari pa brek bahet me Vila Biznese Miljona dhe sithot per Politik me kan fut mrena o ty ta qisha faren e fisin po kudin ti se qa asht Politika mar Hajdud

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juristi pensionist

            Pa frikë Like, denim të përjetshëm nuk do të marrësh. T'a garantoj unë. Maksimumi edhe 25 vjet të kanë mbetur. I ri je, përseri mund të bëhesh president madje, mund të rimartohesh edhe me Monën. Për vitet e gjata të paraburgimit, mos u bëj merak. Do të ndërhyjë unë që të t'i llogarisin dhe zbresin nga masa e denimit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Jazek. Ketij kopanit duhej t'ja jepte lajmin vet Presidenti, me qe ai I zuri edhe vendin. Na rrofsh bythen o Like!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aty ri lepur trim kriminel

                Trimi lepuri krimineli plehra aty ri se kemi rene rehat qe te mos shikjme me e te na vjedhesh si Popull, sic vodhe ketu e 35 vite...aty ri plehre....

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aty ri lepur trim kriminel

                  Trimi lepuri krimineli plehra aty ri se kemi rene rehat qe te mos shikjme me e te na vjedhesh si Popull, sic vodhe ketu e 35 vite...aty ri plehre....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje