Hartohet plani për “rindërtimin” e Vlorës, Bledi Çuçi: Do të jetë një qendër graviteti për zhvillimin!

28 Korrik 2025, 20:40Politika TEMA
Hartohet plani për “rindërtimin” e Vlorës, Bledi

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste, Bledi Çuçi së bashku me ministrin e Pushtetit Vendor, Arbi Mazniku, po hartojnë planin për ndërtimin e “Vlorës së re”.

Me një postim në rrjete sociale, Çuçi tregon se fundi i këtij procesi do të sjellë një përparim efikas dhe të shpejtë në trajtimin e problemeve kryesore të Vlorës dhe adresimin e atyre të rejave, lidhur me shërbimet ndaj qytetarëve, menaxhimin e hapësirave publike si dhe të mbetjeve.

Deputeti i Vlorës shkruan se Vlora do të kthehet në një qendër graviteti për zhvillimin e ekonomisë së turizmit si dhe e shumë sektorëve të tjerë.

Postimi i Bledi Çuçit:

Bashkë me ministrin e Pushtetit Vendor, Arbi Mazniku dhe grupin e punës që po merret me arkitekturën e re të Bashkisë Vlorë. 

Besimplotë se në finale të këtij procesi do të kemi struktura më efikase në mënyrë që të ecim më shpejt përpara dhe të adresojmë siç duhet të gjitha sfidat që kanë të bëjnë me shërbimet ndaj qytetarëve, kontrollin e territorit, menaxhimin e hapësirave publike, menaxhimin e mbetjeve etj.

Vlora duhet dhe do të shkëlqejë në çdo drejtim dhe do të jetë një qendër graviteti për zhvillimin e ekonomisë së turizmit, peshkimit, transportit, pasurive të patundshme dhe shumë sektorëve të tjerë.

#Vlora2030 kërkon një dinamikë tjetër në qeverisjen vendore. Ne do të jemi në lartësinë e kësaj ambicie dhe në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.

5 Komente

  1. p
    pordhe me rigon........

    Vlorre e re plake pa dhembe,nusero mo te qivsha tet 'eme.......do te thoshte dikush!!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deputet i biri botës!

      Ik o ÇuÇ boj Çiçin! Se lepuri fle diku tjetër. Pranej po i turreni VL!

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Po qe eshte gallataxhi ky Çuçi!

        Përgjigjjuni
        1. B
          BOÇAR MARKO

          Po pra, gallataxhi se ta ka qi tet eme, tet moter, gruan dhe tia bashke me to more pederast.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tina Hitaj.

          Po cfare do i beni me Vlores? Sheshi i Flamurit u prish. Te shtunen te nje autobus i madh bllokoi gjithe trafikun te kthesa e pallatit te Shehut. Ne Lmare pa parkime. Te Shtepia e Pavaresise ,tuneli djathtas me zhavorr pa kuptim, sa te na priish sandalet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje