Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, mori pjesë në Festivalin “Vëllazëria”, që u zhvillua në rajonin e Puglias në Itali.
Festivali u hap zyrtarisht në prani të ministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore italiane, duke theksuar rolin e kulturës arbëreshe si urë lidhëse mes dy popujve.
Në këtë aktivitet, tre komunat arbëreshe – Casalvecchio, Chieuti dhe San Marzano di San Giuseppe – u shpallën zyrtarisht zona të mbrojtura kulturore të Puglias, në një akt simbolik që thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të komuniteteve arbëreshe.
Ministri Balla vlerësoi rolin e arbëreshëve si “shembulli më i bukur i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare për më shumë se pesë shekuj”. Ai theksoi se arbëreshët dhe diaspora shqiptare në Itali përbëjnë “një urë të fortë lidhëse mes dy popujve tanë”, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Festivali “Vëllazëria” u zhvillua më 26 dhe 27 korrik në Casalvecchio di Puglia, në edicionin e tij të tetë, duke bashkuar mbi 100 artistë, këngëtarë dhe valltarë nga komunitetet arbëreshe të Italisë dhe nga Shqipëria, veçanërisht nga Vlora. Për dy ditë, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete kulturore, artistike dhe gastronomike, me koncerte, diskutime, ekspozita dhe dreka e darka të përbashkëta në sheshe.
Cudi,,jo vetem cudi,,,perse ne greqi dhe serbi,nuk ka patur dhe ska per te patur kurreee nje deshire per realitetin,,per rrenjet,,per pasurine e gjuhes dhe tradites Arberore ,god bless Italia,,,Ne Shqiperi eshte kenaqesi te identifikohesh,,Cifute,Vllah,Bullgar,Serb,Italian::::::::rrofte Albania
Ne Greqi ekzistojne qe c'ke me te Organizatat Arvanitase. Madje ato kane lidhje edhe te drejperdrejta me Arbereshet e Italise.
Italia eshte djepi i qyteterimit dhe jep nje shembull ideal se si qeverite e shteteve te ndryshme duhet te punojne ne lidhjet midis popujve te tyre, jo duke i asimiluar dhe diskreminuar por duke i mbeshtetur ata..!! God Bless Italy.!!!
Kot nuk vemi ne Itali qe te na mbrojne.
Italia eshte padyshim fqinji me i mire qe kemi ne shqiptaret. Ne Greqi kane FRIKE te te flasin shqip, si camet e krishtere, arvasnitasit te tjere. Ne Itali arbereshet kane 600 vjet qe flasin shqip dhe e shfaqin me krenari. Shteti italian e njeh gjuhen shqipe si VLERE, pjese te mozaikut te kultures se madhe italiane. Europa duhet te beje te njejten gje si Italia, cdo pjese te kultures ta mbroje e ta vleresoje s'i pasuri te veten, jo sic ka injoruar e shkaterruar me indiferentizmin e vet shqiptaret deri me sot. Kane filluar ta kuptojne qe edhe Shqiperia eshte pjese e tyre, me mire vone se kurre.
Eshte e kuptueshme. Italia nuk rrezikohet nga identiteti shqiptar (Arberesh). Ndersa Greqia e Re ka problem te madh identiteti. Pranimi nga shteti grek i identitetit te Arvaniteve do ishte vetvrasje per ate shtet. Ndoshta do sillte shperberjen ose riberjen e Greqise Moderne.
NE TURQI KA 10 MILJON ARNAUT ,,JO ARBERESH ,,SE JAN MYSLYMAN SI SHQIPTARET ,,ARBERESHET JAN ORTHODHOKS E KATOLIK
Shqiptaret nuk jane myslyman mor kokpatate. Nga censusi i 2023 vetem 45% e popullsise u deklaruan si myslymane, pra myslymanet jane minoritet. Pra 55% jane dicka tjeter, kristiane ortodokse, kristiane katolike apo ateiste e agnostike. Edhe ata qe deklarohen myslymane (ku nje pjese e madhe jane bektashi, pra kriptokristiane) ne fakt nuk ndjekin asnje praktike te fese islame dhe nuk kane shkuar asnjehere ne xhami, jane gjoja myslymane. Kete ne e dime te gjithe, realietein shqiptar e dime shume mire. Myslymanet qe praktikojne fene mund te jene vetem 5%, ata ne i dallojme mire se kush jane. Fjala Arnavut ne turqisht, eshte deformimi i fjales Arvanit! Ja c'thote Enciklopedia Turke : ARNAVUT (Türk Vikipedi, özgür ansiklopedi) https://tr.wikipedia.org/wiki/Arnavutluk Türkçedeki Arnavut kelimesi bir güney Arnavut (Toska) boyu olan 'Arvanit'lerin Türkçeleştirilmiş şeklidir. Η λέξη (Arnavut) Αλβανός στα Τουρκικά είναι η τουρκοποιημένη μορφή της «Αρβανίτ», μιας νότιας αλβανικής φυλής (Τόσκα). Fjala (Arnavut) shqiptar në turqisht është forma e turqizuar e “Arvanit”, një fis jugor shqiptar (toskë).
Problem do te jete Kur te iki Taulanti kush do ti mbroje keto Komunat, me gjase duhet te kemi Gati planin reserve sidoqofte.