Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje! Sulmon dhe Dumanin e Gjokën

28 Korrik 2025, 13:00Politika TEMA
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat nga ku foli për Kodin e ri Penal të prezantuar disa ditë më parë nga qeveria.

Sipas tij ndryshimet në Kodin penal po bëhen për të favorizuar vrasësit serialë, të dënuarit e përjetshëm,zyrtarët e korruptuar dhe veçanërisht goditjen e fjalës së lirë të qytetarëve dhe mediave nëse flasin për drejtësinë, gjyqtarët dhe prokurorët.

“Rama paraqiti Kodin narko-penal. Kodi favorizon të burgosurit përjetë. Kod me parime mafioze. Të ndryshosh Kod çdo 10 vite, do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë.

Dhe kur këtë e ndërmerr në mënyrë pothuaj të fshehtë, pa konsultim paraprak me faktorë kryesorë, me avoketër, gjyqtarë, prokurorë, shoqërinë civile, mediat, me deputetët, por del sikur e nxjerr nga shpella dhe e paraqet atë, tregon se s’ke asgjë të përbashkët aty për interesat e shtetit ligjor dhe as të qytetarit dhe mbrojtjes së tyre, përkundrazi ke vetëm interesat e narkoshtetit, karteleve të drogës që të imponojnë të ndërmarrësh një hap të tillë nën sekret të plotë”, tha Berisha mes të tjerash.

Berisha shkoi dhe me tej teksa u shpreh në favor edhe të rikthimit të dënimit me vdekje.

“Kod i çudive të mëdha. Kodi që vrasësit serial i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë. Edhe në vendet demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje. Nëse pyet qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për dënimin me vdekje. Por këta po u japin shans të dytë atyre që kanë vrarë. Kodi është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar. Ky kod ka rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste”, vijoi kreu i selisë blu.

Berisha nuk kurseu as gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, që i dha masën atij dhe dhëndrit me arrest shtëpiak për aferën "Partizani" dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se po favorizohen nga ky kod, duke dënuar fjalën e lirë të mediave nëse shkruajnë për gjyqtarë e prokurorë.

“Irena Gjoka me fakte është delinkuente, kriminele, e dënuar me burg, e kurrë s’mund të ishte gjykatëse magjistrate, por e kanë futur si thelë për ta shfrytëzuar në mënyrën më të epërme. Imagjinoni Altin Dumani që ka 3 a 4 shtëpi dhe banon te vjehrri, thuhet se të vjehrri. Mban në dosje emrat që kushëriri i tij ka denoncuar se nxirrte në pritë rivalët, siij ka denoncuar se nxirrte në pritë rivalët, siç është Shpataraku.

Pra Altin Dumani për të cilin thuhet se për 700 mijë euro nuk dënoi për rastin e Jani Prengës, zhdukjen, të Altin Hajrit dhe së fundmi fsheh mandatin e arrestit prej javësh të Troplinëve. Një mbrojtje të tillë Enver Hoxha s’ia ka dhënë kurrë Aranit Çelës. Atentat i rëndë në themelet e transparencës. Kanë futur edhe nenin se po fole ndaj gjykatës dënohesh kaq dhe aq. Atentat i rëndë ndaj mediave dhe Kushtetutës”, tha Berisha.

12 Komente

  1. I
    I drejti

    Ore maskara nëse duhet dënuar njeri me vdekje në Shqipëri ti je i pari more kriminel dhe vrasës i shqiptarëve. Ti Sali Berisha duhet të varesh për koqesh në mes të sheshit Skënderbej për vrasjen e mijëra shqiptarëve të pafajshëm.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufiiiiiiiii

      Bufiiiiiiiii urraaaa .... sinqerisht akoma me Bufin mereni !!!!! . Ne cilen ore e ka Bufi konferencen per shtyp te mbremjes.....se ate te mengjezit dhe drekes nuk isha disponible....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rruga e Dibres

        Ky vetem flet,se "duhet" te flase !? Ne te gjitha vendet e BE'se eshte hequr Denimi me Vdekje ,nuk egziston !! Komentet me tej jane te pa vlefshme.Rruga e Dibres

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir Metaj

          Vetem Mut nxjerr nga goja

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Malok ky kod i ri penal do të ta mbyll qenefin tënd që nuk le. Prokuror e gjykatës pa sharë e fyer tamam si një prostitë e keqe rrugësh.Nuk e di a durosh dot pa nxjerr helm e të shpifësh për gjykatës,orokuror,deputet e çdo kundërshtar politik.Je një qënie e pështirë,tamam një vemje që nxjerr vetëm vrer nga ajo hale gojë.Ndërsa përsa i përket lirimit nga burgu mbas 35 vjetësh të vrasësve serial të tipit Zan Caushi,Laert Vasili,Dritan Dajti etj killer të jap të drejtë pavarësisht se të urrej,sepse edhe ti vet hyn në serinë e vrasësve duke filluar nga 1997-a,2008 dhe 2011.Po edhe unë jam dakord që dënimi me vdekje të kthehet dhe ti je i pari që duhet të varesh prej gjuhe në mes të Sheshit Skënderbej duke të dhënë një dënim për gjithë vrasjet që ke bër në këto 34 vjet.

            Përgjigjjuni
            1. [
              [!?!?!?]

              Syri Tv dhe gazeta Tema, dy paçauret më të fëlliqura në shërbim të mafjes politike dhe ekonomike, të cilat sulmojnë dhe denigrojnë drejtësinë, me qëllimin e vetëm për të ruajtur sundimin e tyre. Nga krahu i PD sulmin e drejton dhe dirigjon hapur vetë Berisha, kurse mafja brënda PS nuk del vet në skenë por përdor dyfekun e saj të ndryshkur Mero Baze.

              Përgjigjjuni
              1. M
                MERO

                TE KTHEHET BILES URGJENTISHT DENIMI ME VDEKJE. KUSH VRET KOT E KA HAK PLUMBIN. HALLALL O SALE

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Hera e parë që jam dakord me Sa-lehun. Dhe kjo sepse gjithmonë kam qenë kundër heqjes së dënimit me vdekje për krimin e vrasjes dhe disa krime shumë të rënda me pasojë vdekjen, sigurisht keto të studiuara shumë mirë. Po ashtu, për asnjë rast nuk duhet zbutur dënimi 'burg i perjetshem' dhënë apo konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                    sali. berisha. duhet denuar. me. vdekje. eshte. i pari. ne liste. per. gjith. ato. krime. vrasje. vjedhje qe. i ka. bere. shqiperis sali berisha. eshte. i pari ne liste. per. denim me vdekje. se krimineli sali berish ka kryer. aq shum krime qe nuk numerohen. ketu. e. 33 vite te denohet krimineli sali berish

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loni (i vërteti)

                      Qëndrimi 35 vjeçar i këtij individi ndaj drejtësisë, nuk paraqet asgjë tjetër veç vazhdimin e qëndrimit të Enver Hoxhës ndaj drejtësisë. Ky as e koncepton drejtësinë si diçka e pavarur nga udhëheqja politike. Berisha e di se një drejtësi e pavarur nuk të lë të pasurohesh në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo është e vetmja arsye që ai shfyn kundër drejtësisë se re, sepse ajo sikur ka filluar t'a frenojë të mos bëjë atë që di të bëjë më mirë, vjedhjen dhe mashtrimin. Fjalët e këtij intimiduesi kronik të drejtësisë, i cili kur flet për pavarësinë e drejtësisë ka parasysh vetëm mosvarjen e saj nga ata që i konsideron kundërshtar, sot askush nuk i merr më seriozisht, bile as vetë zonja Vokshi ose Flamur Noka, verbëria e të cilave ndaj çdo qëndrimit të tij është proverbiale.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mali i Çikës

                        Këtij Saliut duhet ti bëhet synetllëku jo atje ku e bëjnë myslimanët por në gjuhë sepse vetëm pisllëqe ,maskarallëqe dhe idiotizma flet Të paktën të mos e dëgjojmë se na u neveritën mediat shtypi , konferencst e përditëshme të shtypit dhe seancat parlamentare.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtesi

                          Po denim me vdekje vetem per te korruptuarit qe I faktohet perftimi me 1 milion Eur me ane te korrupsionit dhe abuzimit me postet e zgjedhura dhe te emeruara. Si ne Kine!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje