
Kreshnik Spahiu e cilësoi të gabuar dhe të pavend ndryshimin që ka të bëjë me ndëshkimin e medias nga Kodi Penal që po diskutohet.
Ai u shpreh se duhet të dënohen politikanët që sulmojnë drejtësinë dhe i bëjnë asaj presion dhe jo mediat që thjesht realizojnë detyrën e tyre të informacionit. Për juristin ky ndryshim është një paradoks dhe nuk duhet të bëhet, pasi prek fjalën e lirë.
“Ka edhe disa momente të tjera aty që janë shumë të diskutueshme, si ato ku Shqipëria duhet të hidhte hapat e saj për garancinë që jep për pavarësinë e medias. Si publikimi i sekreteve të hetimit apo gjykimit të nxjerë në bandën e të akuzuarve gazetarët, ndërkohë që nuk ka asnjë të dënuar nga ata që i nxjerrin ato. Pra nuk përmendet shkak-pasoja, sepse gazetarët vetëm i nxjerrin ato, por jo ata që ua japin", tha Spahiu.
Juristi argumentoi se ndëshkimi i gazetarëve është i gabuar, pasi presionin mbi drejtësinë e bën politika dhe kjo e fundit e kërcënon pavarësinë e gjykatave dhe prokurorisë.
“Unë mendoj se nuk është gjyqësori i rrezikuar nga gazetaria, por nga politika. Ne duhet t’i mbyllim derën politikanëve dhe pushtetarëve që duan t’i mbyllin derën dhe gojën gazetarvëe dhe mediave. Ndëshkimi i gazetarëve është tërësisht i gabuar”, shtoi ai.
Në lidhje me kundërshtimet që kreu i PD-së i bëri sot ndryshimeve në Kodin penal, ku akuzoi qeverinë “Rama” për qëllime të caktuara, Spahiu u shpreh se opozita në vend të sulmojë çdo nismë të qeverisë, duhet të dalë me alternativat dhe propozimet e saj në Parlament.
“Opozita duhet të shkojë vetë me projektin e ndryshimeve e kundërshtimeve për Kodin Penal në Parlament. Asgjë nuk e pengon opozitën me numrin e deputetëve që ka, për të propozuar një draft alternativ. Do ishte i mirëpritur një projekt apo plan i dytë nga opozita dhe të diskutohet, që të mos përsëriten gabimet. Ndonjëherë duket se opozita çdo gjë që propozon qeveria e nxin dhe nuk jep alternativa apo propozime e alternativa të tjera. Duhet të propozojë një alternativë të dytë”, u shpreh juristi.
te drejte ka, ne fund te fundit, gazetaret jane vegel e politikaneve
Spahiu, ty, si rregull, të flet goja para mëndjes. Po ka njeri i cili nuk e ka të qartë, se po të zbatohej ajo që thua ti, politikanët do t'i përdornin edhe më keq se ç'i kanë përdorur gazetarët si revolver për të thënë ato që atyre do u ndaloheshin me ligj? Ligji nuk ka përse të jetë parcial, ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Ka 35 vjet këtu që ligji është zëvëndësuar nga llapaqënët e tipit Berisha, Baze, Braçe, Peka, mender avokatët e forumeve të mbrëmjes në televizione, e ku di unë. Kanë bërë një vepër zoti me këtë projekt të kodit penal, për t'i dhënë dinjitetin e duhur drejtësisë, jo të nëpërkëmbet nga sharlatanë, shërbëtor të përjetshëm të antiligjit, të cilët i njohin vehtes të drejtën për të vënë në diskutim çdo veprim të pavarur të drejtësisë, duke dashur të jenë ata edhe sundimtar të përjetshëm të së drejtës në këtë vënd.
Spahiu, ty, si rregull, të flet goja para mëndjes. Po ka njeri i cili nuk e ka të qartë, se po të zbatohej ajo që thua ti, politikanët do t'i përdornin edhe më keq se ç'i kanë përdorur gazetarët si revolver për të thënë ato që atyre do u ndaloheshin me ligj? Ligji nuk ka përse të jetë parcial, ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Ka 35 vjet këtu që ligji është zëvëndësuar nga llapaqënët e tipit Berisha, Baze, Braçe, Peka, mender avokatët e forumeve të mbrëmjes në televizione, e ku di unë. Kanë bërë një vepër zoti me këtë projekt të kodit penal, për t'i dhënë dinjitetin e duhur drejtësisë, jo të nëpërkëmbet nga sharlatanë, shërbëtor të përjetshëm të antiligjit, të cilët i njohin vehtes të drejtën për të vënë në diskutim çdo veprim të pavarur të drejtësisë, duke dashur të jenë ata edhe sundimtar të përjetshëm të së drejtës në këtë vënd.
Nuk është fjala këtu vetëm për të mbrojtur gazetarët. Por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtën e fjalës dhe mendimit të lirë për gjithë popullin! Ndryshe u kthyem përsëri në kohën e partisë së punës, kur futeshe deri 10 vjet në burg për shprehjen e një mendimi, që nuk i pëlqente regjimit të atëhershëm! Këta zuzarët e drejtësisë sot po na kthehen si komunistët dikur! Në të paprekshëm. Drejtësia në rast se do të fitojë dinjitetin e duhur dhe respektin e njerëzve le të zbatojë ligjet e Kushtetutës dhe Parlamentit. Me ato të palara që u nxorri Vettingu këta delenxhinjtë e drejtësisë nuk meritojnë asnjë farë respekti. Të punojnë mirë, me ndershmëri, profesionalizëm dhe atëhere do fitojnë respektin e duhur. Nuk fitohet respekti duke i kërcënuar njerëzit se do i fusin në burg, në rast se ata shprehin ata që mendojnë për shtetin, qeverinë, drejtësinë, shoqërinë civile, administratën etj. E bëri një herë Partia e Punës diçka të tillë dhe e pa si përfundoi. 90 për qind e komunistëve atëhere mezi pritën të ndërronin teserat! Dhe disa nga ata sot na kanë dalë si mbrojtës të flaktë të demokracisë edhe më shumë se të burgosurit politikë të asaj kohe! Delenxhinjtë. Dhe e fundit: ka ardhur dhe po kalon koha që sistemi i drejtësisë, gjykatësit dhe prokurorët, të përgjigjen moralisht dhel ligjërisht para parlamentit, institucioni më i lartë në vend, i zgjedhur nga Sovrani i vërtetë dhe i pazëvendësueshëm.
Punone ky njeri apo jo , ky ngeli kazaneve tv duke llapur, nuk e kuptone ky mjerran qe eshte bere boze ...
Te partaqesish alternativa te tjera , duhet te kesh tru , kulture juridike dhe eksperte te fushes . Cfar ka Saliu nga jeto ? Edhe ca juriste profesioniste qe kishte , nuk kishte siguri 100 % dhe , per pasoje i la jashte parlamentit . Atij i duhen vetem njeres besnike , nuk ka rendesi ne se jane gomare si puna e Mulit , djalit te Fari Balliut e nje thes me idjote . Ai preferon njeres te dhunshem e te bindur verberisht . Kete gje e dine gjithe shqiptaret .