Zeqir Kordhoni i kërkon KAS të mos njohë dorëheqjet nga mandati

28 Korrik 2025, 19:04Politika TEMA
Zeqir Kordhoni i kërkon KAS të mos njohë dorëheqjet nga

Ankesa e plotë e Zeqir Kordhonit:

Në cilësinë e palës së interesuar dhe në mbështetje të nenit 164, pika 1 dhe 2, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, paraqes këtë kërkesë për shqyrtim dhe vendimmarrje mbi pavlefshmërinë e deklaratave të dorëheqjes së depozituara nga disa kandidate përpara marrjes së mandatit.

Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor (“Dorëheqja nga mandati”), një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore. Çdo akt dorëheqjeje i dhënë përpara momentit të fitimit të mandatit nuk mund të prodhojë efekt juridik dhe mund të shpallet i pavlefshëm nga ana e KQZ-së dhe KAS-it.

Kam gjithashtu arsye serioze për të vënë në dyshim vërtetësinë dhe rrethanat në të cilat janë nënshkruar këto deklarata. A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor?

Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve.

Në bazë të sa më sipër kërkoj:

Shpalljen e pavlefshme të të gjitha deklaratave të dorëheqjes së dhëna përpara marrjes së mandatit parlamentar, si të kundërligjshme dhe në shkelje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Hetimin dhe verifikimin e rrethanave të nënshkrimit të këtyre deklaratave, përfshirë datën reale të nënshkrimit, vendndodhjen e secilit person nënshkrues dhe mënyrën në të cilën janë marrë këto deklarata.

Theksoj se integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të zgjedhësve kërkon që dorëheqjet e dhëna në mënyrë të parakohshme ose të falsifikuara të shpallen të pavlefshme.

7 Komente

  1. B
    Ben

    Bravo Shabani, fillove perseri makinacionet. Edhe pse te kam votuar 2 here tani ta shikosh me dylbi votat e shqipetareve.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe prit nga keta qe te bejne Shqiperine

      Deri ne zgjedhjet e ardheshme do vazhdojne te zihen keta halet e ahqiperia behet nje mut

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia NNUK BEHET ME PLERA

        Ligji e kerkonte qe 12 kandidate te jene ne liste te sigurte , si mund ta refuzosh nje dicka qe nuk e ke pastaj , keshtu qe duhet te fillonte refuzimi pasi te ishin bere zgjedhjet . Tani qe u bene zgjedhjet duhet te filloje refuzimi i mandatit , nese askush nuk e pranon mundet qe ta marre Llapaqeni Adriatik , po nese dikush nuk e refuzon e mban qe c'ke me te e ti bjere legenit llapaqeni .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muco

          Shqiperia behet me Mero Bazen me Saliun dhe Rame shalegjatin.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noar

            Harrove dhe Mucon

            Përgjigjjuni
        2. A
          Aron

          U bet bolori per nje mandat. U mori historia. hahahahaha

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gaqiu

            Telenovelat e beharit. Po na kebaqin kelyshet e Ramushit. 1 koqe kallamboqi u la Sulltan Salep Poturja dhe po shqyen si qente e anadollit. Ptu fare e ndyre. Votojini o popull keta zgjebarak...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje