Në vijim të diskutimeve mbi reformimin e Kodit Penal, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, rikthehet me një analizë të detajuar për mënyrën se si konceptohet dhe trajtohet korrupsioni në legjislacionin penal shqiptar. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, juristi i njohur thekson se korrupsioni është një formë e veçantë vjedhjeje dhe si i tillë, nuk mund të ekzistojë si vepër penale në mungesë të një vlere të matshme – si para apo pasuri.
Sipas Manjanit, është thelbësore që Kodi Penal të mos bazohet mbi "llafe", por mbi fakte konkrete të "dhënies" dhe "marrjes", duke shmangur penalizimin e individëve që në rrethana të vështira janë të detyruar të japin ryshfet për të marrë një shërbim. Ai thekson se këta duhet të trajtohen si viktima, jo si bashkëfajtorë.
Më poshtë, shkrimi i plotë i Ylli Manjanit:
Në vijim të debatit mbi Kodin e ri Penal.
Korrupsioni është një formë vjedhje. Synimi është të merret një pasuri që nuk është e jotja. Por është një vjedhje në rrethana të posaçme, pasi hajduti në këtë rast është mbajtës i një funksioni publik dhe e përdor funksionin për të përfituar para ose pasuri për vete.
E quajnë "korrupsion" këtë formë vjedhje pikërisht për këto rrethana të posaçme. Pra për shkak të vjedhjes kompromentohet edhe ligjzbatimi dhe autoriteti i shtetit.
Si çdo vjedhje edhe korrupsioni ka dy palë: hajdutin dhe viktimën. Hajduti vjedh pasurinë e viktimës.
Kështu është edhe korrupsioni në thelb, ku shtetari hajdut përfiton pasurinë e viktimës që paguan për të marrë një favor.
E parë në këtë llogjikë, plaçka e korrupsionit, si në çdo vjedhje në këtë botë, ka njësi matëse. Është para apo pasuri dhe në ç'lloj formë e sasi gjendet?
Pra që korrupsioni të ekzistojë si vepër penale, ashtu si edhe vjedhja, duhet të ketë një sasi parash apo pasurie që është vënë në marrëdhënien korruptive si plaçkë këmbimi.
Nul ka korrupsion pa plaçkë, ashtu siç nuk ka vjedhje pa send të vjedhur.
Kjo e bën korrupsionin si vepër penale të hetueshëm e gjykueshëm strikt mbi bazë fakti. Pra ka apo jo plaçkë këmbimi dhe jo llafe mbi plaçkën.
Ndaj ato fjalët në kodin penal si "premtim" apo "ofrim" apo "kërkim" nuk mund të jenë vepra penale. Ato janë fjalë. Vepra penale në këtë rast është vetëm "dhënia" dhe "marrja", si gjendje faktike.
Nuk ka korrupsion me llafe në një sallë gjyqi! Kjo që ndodh sot që me një fjalë goje akuzohesh e dënohesh për korrupsion pa dhënë e marrë asnjë qindarkë, është thashethem jo vepër penale. E papranueshme për një proçes të rregullt!
Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë.
Ndaj duhet saktësuar koncepti penal mbi këtë term.
Së dyti, nëse pranojmë se në korrupsion ashtu si në vjedhje ai që jep është viktima, llogjika ta do që kjo e fundit nuk dënohet por mbrohet. Viktima duhet nxitur të denoncojë dhe jo të kriminalizohet, si korrupsion "aktiv". Nuk shkon kjo që hallexhiu të shpallet kriminel.
Pastaj, kush do ta denoncojë korrupsionin e zyrtarëve nëse ata që paguajnë janë njësoj të dënueshëm?!
Jam për ta shkruar konceptin e korrupsionit në Kodin e ri Penal sipas kësaj llogjike parashtrova.
Une jam plotesisht dakort. Por, kush me pyet mua?
Mjafton te shikosh kush e ka pergatitur Kodin e ri Penal qe te kuptosh qe palo cilesi dali. Arben Rakipi, nje prokuror i pergjithshem po aq i deshtuar dhe partiak sa Adriatik Llalla. Nje skuth i paafte.
Kodi i ri nuk e ka pergatitur Z. Rakipi, por eshte perkthyer nga legjislacioni i BE direktivat per kodin penal. Ndoshta ka marre persiper redaktimin, por jo formulimin. keshtu qe mos i bjerr me qafe kot per se koti.
nuk shte perkthyer nga legjislacioni i BE, mbasi ne vendet e BE-se nuk te fut kush ne burg se nuk ke bo kolaudimin e automjetit, ndersa me ket kodin e ri, ne rast se nuk beni kolaudimin e automjetit, perfundoni ne burg!
Trutë e tu sa një laraskë mund tëvgjykojnë aftësitë e Z. Rakipi. Mendohu se mua më dukesh pallë nga trutë.
Une jam dakord pergjysem...nuk jane vetem hallexhinjte qe paguajne rryshfete Sa kriminele ke qe paguajne per te vjedhur prona apo per te dale nga burgu edhe pasi jane denuar per vrasje...
Një pyetje për aktivistin revolucionar Manjani: Peleshi trashegoi nje berberhane 4x4m. Dhe i hyri politikes. Sot ai ka vilen me te madhe ne Korce ( vila me 45 cati) ka 13 hapesira tregetare, 5 apartamente, dhe nje qender tregetare me e madhja ne Pazarin e Korçes ( ndertim abuziv) Po keshtu eshte pronar me peshe ne Liqenin e Prespes. Ka disa bisnese qe I administron nepermjet familjareve. Ndersa lekët-vlerat monetare pra euro dollare paunds etj si korçar qe eshte ska besim tek askush, aq me pak bankat, keshtu qe I fsheh ne dyshek ( thone) dhe I numuron 2 here ne jave me stilin e Eugen Grandet të Balzakut me asistence te se shoqes( eshte pune e gjate e lodhshme) ..dhe meazallah sja gjen dot njeri Pin-in e fshehjes. Atehere aktivist Manjani nuk ka korrupsion sepse nuk I gjenden leket Peleshit..? Aferim Yildiz Bej. Je shume jurist 'I njohur' tall bythen Ymeri dhe ti e justifikon.
Manjan, dakort per "viktimen" si pale ne nje mardhenie korruptive. Por ja ke fut pak kot kur thua qe duhet te jet pasuria (para ose mall) si element. Jo or shok, se edhe favori ne kembim te nje favori tjeter eshte korrupsion. P.sh. marr une nje vendim si organ publik ne favorin tend ne kembim te marrjes ne pune te djalit tend. Ti thua qe favori mos te jet element i korrupsionit, por vetem paraja dhe malli???!!!!
Super koment, por mos bjer dakord për "viktimën". Manjani thotë viktima ska zgjidhe dhe paguan. "Viktima" ka zgjidhje që çke me të. DENONCIMI. Ankimim, denoncim në rrjete sociale, media e ku të mundet e deri në prokurori. Ai që ka lekë të paguajë extra për shërbim më merr në qafë edhe mua që skam lekë e pres kot. Prandaj "viktimat" janë njësoj qelbësira si edhe ata që i marrin paratë. Burg për të dy palët.
Ky rast quhet “trafik influence” dhe ne kodet penale trajtohet vec
Duht juristet e.vertet njohes te mire te realitetit te kontribojne dhe te behen bariere per dashakeqsit
Z. Manjani të gjithë ju juristët duhet të bëheni bashkë dhe të mos lejoni që ky kodi i ri të mos miratohet! Për mua mjaftojnë dy nene që janë alarmante. I pari neni që një i dënuar me burgim të përjetshëm mbas 30 vjetësh të fitoj lirinë!. Burgimet e përjetshme kanë zvëndësuar dënimet me vdekje që jepen vetëm për vrasësit dhe ti japësh mundësi vrasësit që ka marrë jetën e dikujt tjetër që .bas 30 vitesh të shijoj lirinë është poshtërsi dhe që çon te fenomeni i gjakmarrjes!. E dyjta te dënimet për korrupsion duhet që burgu të zgjasë për aq vite sa i dënuari të kthej në shtet çdo qindarkë të vjedhur!. Të ketë një nenë që plaçka e vjedhur duher të kthehet tek i zoti!. Nuk duhen lënë që shushunjat në administratën shtetërore të vjedhin miljonat e eurove, të sigurojnë brezat me pasuri dhe ta kalojnë me 1 vitë burg apo shërbim në komunitet!.
Normal per vrasjet gjakemarja ngelet ! ne rastet kure Viktima eshte vrare pa arsyhe qe duhej vrare !
Normal per vrasjet gjakemarja ngelet ! ne rastet kure Viktima eshte vrare pa arsyhe qe duhej vrare !
Normal per vrasjet gjakemarja ngelet ! ne rastet kure Viktima eshte vrare pa arsyhe qe duhej vrare !
Normal per vrasjet gjakemarja ngelet ! ne rastet kure Viktima eshte vrare pa arsyhe qe duhej vrare !
Tersi ti or djal e ke ne terezi. Me mendjen tende i bie mos te hyjme ne Evrope, dhe ti pershtasim ligjet me ta por ti bashkohemi Pakistanit apo talebaneve afgane. Atje po e ke te sigurte se te fusin plumbin pas koke edhe pa gjyq. Nuk zhduket korrupsioni me keto mendesi, se edhe ne kohen e diktatures se proletariatit, pavaresisht ligjeve te ashpra ndaj korrupsionit(1 milion leke te vjetra kishe te sigurte pushkatimin) prape korrupsioni jo vetem qe nuk u zhduk, por andej nga fundi i regjimit mori permasa te frikshme.
Jam pro 100 % me Manjanin kur thote se viktima e korrupsionit nuk duhet te penalizohet sepse jo vetem eshte viktime por edhe se ul pothuajse ne xero shkallen e denoncimit, pra e dhe luften ndaj te korruptuarit te vertete. Jam kunder njesimit ose shenjes se barazimit mes korrupsionit dhe rushfetit ose mitmarrjes. Rushfeti ka dy pale mitmarresin qe eshte detyrimisht nje funksionar shteteror qe merr para , mall ose sherbim per te dhene nje favor duke shkel ligjin ose jep nje te drejte duke zbatuar ligjin por qe nuk e jep pa para , mall ose sherbim, dhe mitdhenesin ose dhenesin e rushfetit qe jep para, mall ose sherbim per te perfituar nje te drejte qe nuk i takon duke nzitur zyrtarin te shkel ligjin ose sic ndodh ne shumicen e rasteve jep para, mall ose sherbim per te perfituar nje te drejte qe i takon ne baaze te ligjit por qe Maliqi pra zyrtari nuk ia jep pa nje perfitim. Ne rastin e pare ligji duhet te beje dallim dhe duhet te penalizohet edhe mitdhenesi njelloj si mitdhenesi sepse eshte bashkefajtor dhe jo viktime pasi ai ka dhene dicka per te perfituar dicka ne kundershtim me ligjin. Krejt e kunderta eshte me mitdhenesin viktime te maliqeve shteterore qe detyrohet te jap rushfet ose mitmarrje per te perfituar nje te drejte qe i takon ne baze te ligjit. Rasti me tipik i mitdhenies per te perfituar nje te drejte qe u takon me ligj eshte procesi i legalizimit ku megjithese ligj e ben te detyrueshem legalizimin sipas kritereve te percaktuara ne ligj, eshte Kadastra qe e ka kthyer kete ligj nje nje sistem cvatje te qytetareve ne permasa miliarda euro ne forme rushfeti ose alternativa jane fadromat e IKMT. Jane me mijera qytetare qe nuk kane pase para per te dhene rushfetin dhe jane detyruar te marrin para me fajde, ne fondacione si Besa apo banka per tu dhene para nen dore seksereve te kadastres per te legalizuar banesat. Si mund te denoncojne keta qytetare te demtuar e te mbytur ne borxhe kur sipas ligjit denohen edhe ata dhe ndoshta u anulohet edhe legalizimi? Neketo raste jo vetem qe jane viktima dhe nuk duhet te denohen por edhe duhen perdor stimuj per denoncuesit.Mitmarrja sidoqofte edhte nje maredhenie dy paleshe ku edhe i demtuari ka perfituar dicka qofte me te drejte apo me te padrejte dhe ka qene aktiv ne kete maredhenie merr jep. Krejt e ndryshme sipas mendimit tim eshte korrupsioni dmth korrupsioni ekonomik. Nese mitmarrja prek xhepat e individeve te vecante qe sidoqofte marrin dicka ne kembim, korrupsioni prek xhepat e gjithe qytetareve pa dallim pa u dhene asgje ne kembim , pa qene ne dijeni dhe pa i pyetur fare. Nese mitmarrja sidoqofte ka limite, korrupsioni nuk ka limite psh nje polic qarkullimi nuk kerkon 10 mije euro per tejkalim te shpejtesise, ose nje punonjes kadastre kerkon nga 10 deri 30 mije euro per nje legalizim por nuk kerkon nje vlere miliona euro qe e tejkalojne shumefish vleren e objektit sepse e ben te pamundur rushfetin kurse korrupsioni nuk njeh limite.rasti me tipik i korrupsionit eshte psh.inceneratoret ku jane dhene qindra milion euro pa pasur ne rastin e Tiranes as gjurme te inceneratorit, po keshtu me strerilizimin mbi 100 milion euro, tunelin e llogarase 50 milion euro etj. Nje nga tiparet me dalluese te korrupsionit eshte mbulesa ligjore pra korrupsioni behet ne sy te gjitheve, me firma fap e fap e vula shteterore dhe parate e korrupsionit qarkullojne lirshem neper banka. Te gjithe taksapaguesit shqiptare psh e dine se dy anijet ne Vlore paguhen nga 90mije euro pa u ndezur fare, te gjithe e dine se rruget tona kushtojne 10 deri 20 fish me shtrejte se rruget ne BE, te gjithe e dine se jane dhene e jepen miliona euro per inceneratore qe nuk ekzistojne por te gjitha jane te mnbeshtjella me vello ligjore ku as drejtesia nuk ka tager ti kundershtojne. Eshte pikerisht ky korrupsion qe gerryen themelet e shtetit, qe gerryen parate e pronat publike gjersa Shqiperise ti dalin " Deje dhe brinje' sic thoshte Kadare.
Sipas Manjanit : "... në korrupsion ashtu si në vjedhje ai që jep është viktima, llogjika ta do që kjo e fundit nuk dënohet por mbrohet." - Ky fenomen është i vërtetë VETËM në ato raste, kur viktima paguan për të marrë një shërbim që ligjërisht i takon, por punonjësi përgjegjës nuk kryen me korrektësi detyrën e tij për të cilën paguhet nga shteti. Në këto raste qytetari është viktima dhe pagesa prej tij për të marrë shërbimin nuk është korrupsion dhe rrjedhimisht nuk është një veprim i dënueshëm . -POR kur qytetari, paguan për një përfitim të padrejtë, kemi të bëjmë me korrupsion dhe sigurisht që ai është bashkë-fajtor.
Te besh ligje te mira nuk do te thote se ke bere drejtesi.Korupsioni eshte veper penale kur ka mit marrje midis personash (sidomos ne drejtesi,mjeksi,urbanistike e kudo qe ka interesa perfitimi).Po i them Z.Manjani se ne shume raste "hallexhiu"eshte shkak i korupsionit.Ne kete koment dua te kembengule se nuk vuajme nga mungesa e ligjeve por , nga moszbatimi i tij.Nga vetingu per korupsion u larguan dhjetra gjyqtare e prokurore por te gjitheve ju tha:Ta gezoni pronen e vene me korupsion.Me e pakta do te ishte konfiskimi i asaj prone.Ligji po nuk u zbatua nuk ka vlere.
Duhet marre mendimi I Adriatik Llales qe ka mbi 10 vjet qe po kualifikohet ne institucione te shquara te BE