
Nga Ylli Pata
Rezoluta e parlamentit shqiptar për Iranin, ku shpallen Pazdaranët organiatë terroriste nuk isht ndonjë lajm. Pasi në radhë të paë këtë e kishte paralajmëruar kreu i mazhorancës, Edi Rama, por nga ana tjetër, pesha politike e Shqipërisë në botë është ajo që është, pra shumë e vogël.
Në këtë kuptim, akti, përkatësisht vendimi i Parlamentit për ta zyrtarizuar këtë qëndrim duhet të ishte thjeshte një rutinë protokollare, ku të gjitha palët do të bënin “adetin” e fakti nuk duhet të ishte kthyer në një news line.
Mazhoranca, ka kërkuar thirrjen e seancës për të martën, meqë e hëna ishte pushim, pra sot që ta miratojnë rezolutën për shpalljen e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste. Këtë kërkesë e ka miratuar kryetari i Kuvendit. Mbledhja e seancës të martën, kur e hëna ishte pushim zyrtar si pasojë e rastisjes së Ditës së Verës të shtunën, nuk përbën ndonjë “dramë protokollare”.
Por të tillë e ka cilësuar Partia Demokratike, e cila me zërin e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka shpallur bojkotin për seancën, një ditë më parë.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime.
Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit. Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik”, deklaroi Bardhi.
I gjithë ky qëndrim i Partisë Demokratike nuk se është një problem i madh, apo dramë politike. Pasi PD jo vetëm që e ka kthyer bjkototin në një institucion politik në Shqipëri, por ka shpikur në mënyrë kreative nja një mijë varacione mbi temën.
Megjithatë, shpallja e bojkotit për një akt ndërkombëtar, sado që të vishet me logjikën e inatit ndaj thirrjes ditën e tersit të Kuvendit nga Peleshi, në fund të fundit mbetet një akt politik.
Pasi bojkoti, madje i shpalur është i tillë. Nuk mund të marrë asnjë ngjyrim tjetër, sado të justifikohet. Por kjo nuk është as dramë, e as problem i madh politik. Pasi kjo PD ka mbajtur qëndrime të frikshme në Kuvend për gjëra më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Si për shembull tabloja sinoptike e 1997 kundër SHBA, deklaratat kundër UÇK-së, Marrëveshjes së Rambujesë etj etj. Me një fjalë, Big Doctor nuk se ka pasur qime në gjuhë për të tundur tavolinat e Kuvendit, ku është përdorur pa teklif qoftë shkrepsja, qoftë benzina, qoftë tumueset apo edhe stilolapsat pistoletë me bojë shkrimi.
Përkatësisht nëse ka pasur ndonjë gjë për të thënë, e ka bërë, duke mos e vrarë mendjen për pasojat, pasi Sali Berisha përpos problemeve të tij, është një politikan i vërtetë dhe i shkathët. Ai e di se çdo akt politik do të ketë pasojat e tij, të cilat nuk janë të gjitha të pëlqyeshme apo të favorshme, por formësojnë imazhin e një politikani në mjedisin brenda dhe atë jashtë vendit. Krijohet profili i domosdoshëm për të lidhur një marrëdhënie në këtë mjedis. Ndaj edhe bojkoti për Iranin nuk ishte gjë tjetër veçse një akt politik. i cili padyshim ka synimin, do të ketë edhe pasojat, por e mira ishte ta shpjegohet publikisht…
TemA
4 protestues vrau ajatollah Sali bin babi. 3170 te tille vrau ajatollah komeini. Si do votonte Muli, Bana, Gardhi e palokja
Nuk kan rendesi statistikat per ta. Rendesi ka qe te bejne zhurem.. me qe kta nuk vajten ne pun dhe rroga tu mbahet.
Nga informimet qe kam une, presidenti Trump u vu menjehere ne dijeni per bojkotin e Saliut dhe u shpreh keshtu: A me qifsh macen (ate te voglen) o Sali, qe desh me mashtrove me ca miljona dollare per te te hequr suvane e turpit nga surrati. Tani duhet te paguash dhjet fishin dhe une prape do mendohem, sepse ti qenke njesoj si Khamenei.
Nuk e ve ashkush ne pikepyetje se Saliu dhe sekti i deputeteve te tij zombi jane vellezer te Hesbollahut. Dikur, ne kohen e Gerdecit, Saliu/Zeni i shiste raketa e armatime Hesbollahut, e tash duhet qe shteti te beje kujdes se, me mbeshtetjen e molotovisteve edhe nga Hezbollahu, Salliu me banden e tij kane plan te djegin Tiranen. Rama ben mire te kerkoje mbeshtetjen ushtarake nga Izraeli per te perballuar Saliun dhe Hezbollahun ne Tirane!
Rezolutat te kesaj rendesie, nuk duhet te shkojne per miratim ne kuvend pa marre opinionin e qytetareve dhe pa u konsultuar edhe brenda strukturave te partise. Ju do te thoni qe qytetaret ja kane deleguar voten deputetit qe kane zgjedhur. Por deputetet rreshtohen ne rresht nga kryetaret e tyre. Shumica e qytetareve jane kunder kesaj Rezolute. Me perpara eshte Izraeli shtet terrorist dhe Netajau qe ka vrare me mijera femije. Kjo eshte e verteta.
Sipas teje Bujar shumica e shqiptarëve janë kundër rezolutës, jo sipas realitetit. Ti dhe ata që bojkotuan jeni në kilometrin e fundit drejt shkërmoqjes tuaj si parti-bandë terroriste. Tani morëm vesh dhe kush ju financon.
Zoti gazetar ! Mos votimi apo bojkoti votimit kunder terrorizmit iranian nga ana PD dhe Berishes tregon hapur se ata jane me terroistat dhe vete jane terroriste. Mos i zbutni gjerat. Ne e dime, por Sali Berisha me keta prokurore , sot Klodian Brahon e dje Dumanin dhe gjykaten, neve do na e pije gjakun sepse fortesa me e madhe qe pergatiti ky njeri filloi me PLEPAT E DURRESIT dhe vazhdon dhe sot; prandaj prokuroria dhe gjykata jane organizat kriminale qe i sherbejne krimit. Doni me? Vetem pushka nga 1997 ka ngele tani.
Bujar Kanapari, e ç'pune ka populli me politiken?! Ai detyren e tij e ka kur voton dhe kur behet referendum. Populli as drejton shtet dhe as ben politik se parate ne kapitalizem e mer nga puna per te tjetuar/; Mos kepusni broçkulla, ne se je i vertete.
Deliri i madheshtise. "Jeni ju andej nga kuvendi,por jemi edhe ne ketej nga SHQUPI"" Bota ta marre vesh qe ne jemi parti edhe mbi kuvendin!!! DEKLARATA JONE ESHTE NGA VET BERISHA>>>>>Gallate!