“Boll u bëtë qesharakë! Cilat prova do prish unë?” Veliaj: Telefonin tim e ka SPAK! Do shkoj në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe?

4 Mars 2025, 12:17Politika TEMA
“Boll u bëtë qesharakë! Cilat prova do prish

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish ndërsa ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Pasi dje hodhi poshtë pretendimet e prokurorit Ols Dado për largimin e tij nga vendi, sot Veliaj u ndal tek fakti që vendosja e masës së sigurisë “arrest me burg” u vendos nën frikën e prishjes së provave.

Reagimi i plotë:

Se mos prishen lodrat!

Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend.

Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror.

Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.

Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë.

Cilat prova do të prish unë?

Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?

Çfarë provash do prish?

Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt?

Boll u bëtë qesharakë! Po i thoni miletit se po punove do ta hash, po pate kurajo do dënohesh, po solle progres do të bëjnë gjëmën, po fitove do të të shqyejmë.

Olsi Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë!

Përqafime të gjithëve!

19 Komente

  1. S
    Spak eshte keq i kompromentuar

    Duro Erjon, Spak e ka marre rrugen e mutit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK -ut

      Si te duroj?? Si i thua tjetrit fakir?? Ky është i pacipë

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bedriu

      Doli tallagjarja e Meros. Bla bla bla bla

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bedri, ka vjen bre, amon thuje

        Bedri more Bedri, a ke bo gjo sot apo ta ka bo cuni Fahriut? Kujdes po ta ka bo krici i Fahriut se e ke mrena sifilizin.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zyra perballe Bashkise

          Je shume dobet me keto komente. Duhet nderruar stafi i Bashkise … Kujdes sapunin thuaji Veliajt, perdor shampo keto kohe.

          Përgjigjjuni
      2. S
        S'eshte luft vs Korrupsionit por KOMPLOT !

        Gjithcka eshte sajuar ,nga Ushkaret Prokurore ,te KERMENS sb ne SPAK e pothuaj gjithe Institucionin e DREQESISE 34-vjecare ,nga me te inkriminuarat ne Bote . Fakti se thyet Ligji qysh nga dhenja e titullit Prokuror ,nga ish KryeP(!) Ina Rama ,, nji histeriku Noterial, shkelja e Ligjit /Rregullave te vet Procesit te Arrestimit e Hetimit , sikur te ishim nji Shtet Talibanesh, ku s'rrespektohet Ligji ,kur i ashtuquajturi SPAK na u prezantua ,i fryr ne byth ,si Xhini i dal nga Shishja ,nderkohe qe Prokuroret e saj ,bejn vetem zhurme ,Tallet e i fyen Kryekrimineli sb si ja do llapa e Dumani trembet dhe Hesht !) jo Drejtesin e Premtuar Shqiptareve e na dolen FAKE !!!!!!!!! Nqs do isha KM do beja gjithcka ,qe gjithe kta Maskarenje FakeProkurore ,mos te ishin me pjes e Drejtesise Shqiptare .

        Përgjigjjuni
        1. l
          lal krosi

          na qate trapin me lali erin kaq shum borxhe i paske o mere saqe edhe ne burg detyrohesh te transmetosh sa here ben qiqin ne burg

          Përgjigjjuni
          1. I
            ILIR

            O Velia ti je nje qen i ndyre.Ketallur bythen me djersen e ketij populli me lloj lloj hajdutlleqesh,i pangopur dhe pafund deri sa u arrestove.Nuk ke suurrat te lehesh cdo dite ne rrjetet sociale e te baltosish punonjesit e drejtesise.Vetem per kete duhesh denuar dhe mbajtur ne izolim,te mbyllesh qe mos kesh mundesi te lehesh.Mendo per shpenzimet dhe lluksin tend te pakufi me para te vjedhura dhe vihu perballe nje pensionisti qe me zor shtyn ditet. Ti nuk ka as zemer ,as ndergjegje se po te kishe nuk do te arrinte aty babezia jote.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kujdes Ilir nga shurra e Zenit

              Ilir, cfarevte ushweu Zeni per dreke sot? Kujdes se e shurros ai para te ushqeje ju te brigades digjitale te plakut te ngordhur Sali.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sokoli

                Zeni te ushqen ty o ordiner. Ty dhe Veliajn qe ka ngrene buke me ate e me Çim Peken. Boll i bete shqiptaret per budallenj.

                Përgjigjjuni
            2. I
              Ish Kryebashkiaku

              Ky eshte hajdut i supozuar deri sa ta shpalli gjykata apelit. Ky qendron ne burg se eshte hajdut i spozuar dhe se me fuqine politike, mediatike dhe parate e jashtezakonshme qe ka (vjedhur) mind te prishi provat. Ju Tema e Lalit pse na e paraqisni akoma sikur ky firmos si kryebashkiak apo thjeshte ngaqe juve sju jane ndalur akoma pagesat nga ky?!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albert Ibra

                Pse e permend Mumajesin o Erjon? Apo sepse e di mire qe atje jane mbledhur nje grup i mire njerezish me pushtet politik e gjyqesor qe pervetesuan e shkaterruan pyjet me lisa e dushqe shumeshekullore,prone shteterore,nepermjet fallsifikimeve e poshtersive te tjera dhe qe zotrote ne vend qe ti denoncoje u bere pale me ta.E shantazhove ate ish Kryetarin e Komunes se Pd,Elmi Allmucen qe kishte bere keto fallsifikime e shume pislleqe te tjera,duke e perdorur ne fushata elektorale ne ineteresintend politik.Jo rastesisht atje ka prona Klotilda Ferhati,Flor Pustina,i ndjeriVjehrri i Lulzim Bashes dhe disa te tjere personazhe te botes se narkotrafikut e krimit te oranizuar qe ju i dhate leje ndertimi duke shkelur cdo ligj.Me cfare parash e ndertoi restorantin ish shoferi de fakto (sepse de jure ishte ushtrak zallherri pa shkuar asnje dite atje para 2013 ) i Kryetarit te Komunes Dritan Petrit Allmuca? Si e mori lejen e ndertimit ne nje toke are? Si e mori pjesen tjeter ,toke publike duke demtuar bazenin e lumit?

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endri

                  Rri ne burg e mos na caj trapin, edhe hajdut edhe 5 D edhe portdhac. Klysh kurve, e mban mend tek Marriott si po rrije si klysh kur te ftoj Tao Balla me Maznikun pak para arrestimit te 5D-ve te tu. Ishe mpire fare ate nate, po nuk kishe cfar te beje. Qe je hajdut e dine qe te gjithe por qe je maskara kete e dijne edhe prokuroret se kot nuk te kane rras aty brenda. Prit prit se do te te dalin edhe me shume gjera. Kelyshi i fiqve

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kush te paguen o Endri, Sala apo Argita?

                    Endri sa ilace ke pi sot? Kujdes se jane te skaduara. Sa e ke diten e punes si komentues?

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patronazhi vazhdon

                      E more sufllaqen per sot ti? S’le koment pa shkruar. Mos u merzit, ke shume pune me keto. Coji ndonje pa qepe dhe Lalit tend, se ai te mban me buke.

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Flori

                      Endri pak i ke thene o vella. Veliaj eshte qenie djallezore. Me te poshter se ai nuk pjell kjo toke. Ai nuk arrin te kuptoj sa i ndyre qe eshte. Ndaj ska limit.

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        g

                        Eh, cna gjeti, ne menduam ta conim nongraten ne burg, tani shohim Veliajn ne biruce. Si mund te jete aq i pacipe, aq i pashpirt, aq berishist ai prokuror qe per disa miliona euro te qelbura fut ne burg nje djale aq te mire sa Erioni, nje bashkeshort, nje baba, nje kryetar bashkie te zgjedhur me vote. Pse nuk na tha prokurori sa miliona euro kishte marre Erioni dhe ne zgjedhesit e Tiranes do ti kishim paguar qe ai te lirohet e te vije ne krye te bashkise e ne krye te fushates zgjedhore. Une kam frike se ka nje komplot, nje bashkerendim mes Sales dhe Rames per ta futur ne burg Erionin dhe per ta diskretituar si hajdut qe edhe pasi te dale nga burgu te mos guzoje te dale rrugeve te Tiranes.Berishes dhe Rames u konvernojn interesat, Berishes per te neutralizuar nje kundershtar aq te forte politik sidomos ne zgjedhje, dhe rames per te eleminuar nje rival brenda llojit sidomos tani qe rrezikohet seriozisht nga ceshtjet e hapura ne Amerike.Qendro i forte Erion, se edhe po i bere 30 vjet burg, ti je i ri dhe ke kohe ta shijosh jeten, kurse nongrata dhe Rama e kane ngrene livadhin, Berisha eshte i vjeter shume dhe Rama duket edhe me i vjeter se Berisha.Burg te mbare kryetari yne, jemi me ty, do te kujtojme , cdo pervjetor te themelimit te Tiranes, te shpalljes si Kryeqytet , ate 17 nentor te lavdishem dhe sidomos diten qe ti u fute per here te pare ne bashkine e Tiranes si kryetar.E dime qe do rrish gjate atje, e dime qe malli do te na trete, por ne nuk do ta japim veten nuk do ua bejme qejfin as nongratave, as bablokeve.

                        Përgjigjjuni
                        1. çati

                          E po këto jan frytet e drejtësisë së reformuar që me mjell të hidhur doni të bëni bukë dhe përpiqeni të na mbushni mëndjen

                          Përgjigjjuni
                          1. Çati

                            Edhe komentet duhet të paguash që t postohen ?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje