Mes debateve të forta u zhvillua raporti i Denar Bibës mbi veprimtarinë vjetore të Autoritetetit të Konkurrencës për vitin 2023, i cili mbajti fjalë pas mesnate në seancën maratonë të Kuvendit e cila zgjati 17 orë.
Lejimi i përqendrimeve të shërbimeve në duart e pak kompanive, sipas deputetëve të opozitës dhe mazhorancës po krijon hapësira për abuzim në dëm të interesit të qytetarëve. Menjëherë pas përfundimit të prezantimit të raportit nga Denar Biba, deputeti socialist Erion Braçe me tone të larta kërkoi prova se ku është bazuar ky institucion që ka pushuar monitorimin e kompanive të tregut të plehrave kimike.
Sipas deputetit këto kompani nuk presin kupon tatimor, si dhe abuzojnë me çmimet edhe pse çmimi i dapit, nitratit dhe uresë ka rënë në tregjet e huaja.
“Një autoritet që miraton shumicën e kërkesave për përqendrime, bën përshtypje kjo gjë. Keni mbyllur monitorimin e tregut të plehrave kimike pas një viti. Më bën habi që konfirmoni se në këtë treg ka vetëm dy kompani deri në 3. Kësaj radhe keni konfirmuar që çmimet e këtyre produkteve janë të ndryshme.
Po si e provuat, pasi këta operojnë në të gjithë vendin dhe nuk presin një kupon tatimor. Nëse ju dilni sot dhe më tregoni një bujk që të ketë marrë një kupon tatimor që të certifikojë çmimin e një thesi me dap, me ure apo nitrat unë ua pranoj këtë që keni shkruar.
Edhe pse ka filluar furnizimi në normalitet çmimi nuk ndryshon pasi dy kompani që ja dalin në gjykatë të fitojnë mbi ju dhe mbi të gjithë ne këtu, dhe mbi fermerët, arrijnë të fitojnë përsëri dhe marrin këtë nga ju”, tha Braçe.
Ndërkohë deputetja e PD, Jorida Tabaku iu drejtua kreut të Autoritetit Denar Biba, me pyetjen se a ka një monitorim apo hetim të tregut të telefonisë celulare.
Kësaj pyetje Biba ju përgjigj duke thënë se në tregje mund të bëhen abuzime, por ata nuk kanë staf dhe mjete transporti për t’i hetuar të gjithë sektorët.
“Ne nuk mund t’i hetojmë të gjitha tregjet sepse nuk kemi staf, ndaj ne i hetojmë në mënyrë selektive dhe bëjmë fillimisht hetime, vetëm kur kemi indicie ne vijojmë hetojmë.
Kemi kërkuar nga kompanitë e telefonisë informacione për tarifat për kontratat me ose pa parapagesë, nuk na janë vënë në dispozicion. Ne nuk i dimë kostot ja kemi kërkuar AKEP, por nuk i kemi akoma. Ne nuk na është vënë në dispozicion ndonjë analizë si është dalë në atë faturë që ka një paketë e telefonisë”, tha Biba.
Këtij qëndrimi të autoritetit të Konkurrencës i është përgjigjur ashpër dhe me ironi Braçe duke thënë se institucioni nuk po ‘kap’ kartelet se nuk ka makinë të shtrenjtë dhe të shpejtë.
“Ku e keni vënë në rezolutë që autoriteti nuk ka zyra, që nuk ka makina. Si ka mundësi që të gjitha ato makina që sekuestroni, lihet puna e autoritetit pa u kryer dhe mos të vihen në dispozicion.
Nga ato makinat që i merrni atyre modeleve që janë dhe të bukura që janë të shtrenjta dhe të shpejta se kartelet kapen shpejt e shpejt. Është kapur duopoli në telefoninë celulare thonë këta pa makinë është kapur pa makinë, me një akt heroik, dhe duhet ta vini në rezolutë”, tha Braçe.
I pakënaqur nga puna e Autoritetit të konkurrencës përgjatë vitit të kaluar, Braçe shkoi edhe më tej, duke thënë se është e tepërt që Biba dhe bordi drejtues të qëndrojnë në këto pozicione.
“Unë e quaj të tepërt që të vazhdoni të jeni në detyrë. Jo vetëm ju si drejtues, por i gjithë bordi i autoritetit të Konkurrencës, ju jeni kot atje”, theksoi Braçe në fjalën e tij në Kuvend. (Shqiptarja.com)
Ka ngatrru institucion Bracja! Kuponin tatimor t ja kerkoje tatimeve!
Or byrek, kupon tatimor quhet ajo copa e letres qe shitesi te jep ty mbasi ke paguar byrekun!
O arberesh nuk ka faj njeri qe bracja perfitonte nga gjobat qe vinte autoriteti i konkurrences deri para ca vitesh
Bravo ore Brace.
Kjo telenovela Brace - Biba po na e ben mishin kokerr! Mezi e presim. Pas ca serive, Brace do i kerkoje Bibes te luftoje dhe mafian dhe te zbuloje agjenturat e huaja ne Shqiperi.
Kur ke 30 vjet ne parlament si Bracja dhe ske bere asnje pune per vendin po vetem goren sigurisht qe do vijosh te besh goren! Ky bracja si zevendes kryeminister u be karagjoz dhe mbahet mend vetem qe shkonte neper institucione dhe bente apele ne oren8 te mengjesit. Komplet demagog
zhdukeni nga puna kete hajdut ordiner dhe grykemadh, la nam edhe ne KQZ duke vjedhur çdo tender madje arriti deri atje sa te viidhte edhe nga tenderat e vinovilit dhe fletoret e qendrave te votimit. shih Rsportin e KLSH.
Bracja kur ishte vete Zv Kryeminister, cfare beri? Se nuk mbahet mend per gje!!!!
Autoriteti i konkurrences kontrollon edhe respektimin e veprimeve financiare te kompanive...por ky autoritet i Bibes nuk ushtron detyrat per te cilat paguhen, dhe paguhen mire fare. Te ikin sa me shpejt aq me mire, se shpetojme nga keta parazite barke dhe leke fryre.
Jo me fjalë por ata duhet të ikin nga puna. Se nuk kanë bërë punë.
Bravo Brace.
Puna e nje inst varet nga rezultatet. Rezultatet e ketij jane 0.
po biba po bibë do mbetet. dashka makinë me kontrolluar kompanitë cel sikur janë me mijra!.dy janë o der bardhë. dhe sa i ka ofertat njëri aq i ka dhe tjetri ,i ke të afishuara në çdo dyqan .çfar stafi duhet për këtë?!.po mirë e ke merr ndonjë lek nga kompanit e je në rregull .edhe bufi e di që kemi çmime më të shtrejta se europa.
Ehh mer dede! Po te ishe pak me i vemendshem do shikoje qe ne parlament kishte teater. Para bibes ishte ajo e ILDKP qe gjoha heton pasurine e deputeteve! Cuditerisht nuk pati asnje koment, asnje pyetje nga deputetet, perfshire dhe "te ndershmin Brace" ! Si me suste, te djathte e te majte, perfshire "te ndershmin brace" ulen kokat, nuk bene asnje pyetje nuk pati asnje debat dhe e lane te ikte zonjen qe me sa duket e kishte bere shume mire punen e saj duke mos zbuluar asgje te parregullt nga pasurite e deputeteve! Pastaj pasi iku zonja e ILDKP e qete, filloi perseri teatri ku Bracja ben sikur lufton kundra padrejtesive!
Ky Denar Biba është ashtu siç ka mbiemrin dhe është kot, e kanë harruar ta zëvëndësojn. Ky dhe Besnik Dervishi janë turpi i institucioneve ku vegjetojnë. Këta duhen pushuar. Po ai Agron Hetoja ku është zhdukur?
Brace eshte nje ze, po te tjeret qe heshtin? Ky Biba, bibe mbetet. Kush eshte ky vetem ne poste drejtuese, per cfare eshte shquar ky, apo dhe ky si gjithe te tjeret ka profesion " vjedhjen ". Se sot vjedhja eshte bere profesion me vete. Po nuk e pate kete zanat nuk mer emerim ne shtet. Z.Brace, zerin duhet ta cosh deri ne fund.
Sikur ne parlament te ishin disa Brace por,per fat te keq jane si Biba qe sbehet dot patok. Te gjithe drejtuesit e Institucioneve jane njelloj , injorante ne detyre dhe mjeshtra per te vjedhur
Bracja ka hallin se perpara se te behej biba kryetar, ish kryetarja Juliana Latifi ishte ushtare e Braces dhe Gaz Demit. Vinte gjoba per llogari te Braces dhe Gaz Demit. Kur u vu denar biba kjo lidhje mori fund dhe Brace "parimori" mbeti pa gjobat qe fitonte!
Ty Brace nuk te degjon njeri. Le nam edhe kur ishe zvkryeminister. Po si e lejuat ju mazhoranca qe ky hajduti Denar Biba votoi kunder dhe i hoqen gjoben vene kompanive qe spekullonin me miellin. Po asgje nuk ndreq as ti dhe as komisionet qe keni ngritur, se shteti eshte kalbur krejtesisht dhe nuk ka me asnje force kontrolluese.
Te ishte brace burre i mire kishte bere ndonke pyetje per ILDKP qe raportoi para Bibes. Apo per Banken e Shqiperise qe po cone njerezit ne vetvrasje! Por JO! Brace plehra si tere deputetet e tjere plehra per ILDKP spati asnje pyetje se normal ILdKP ju mbron pasurite e vjedhura, kurse Banken e Shqiperise e mbrojti se gjoja ka bere detyren! Cfare parlamenti!!!
Ky Brace parimori motren e ka drejtoreshe ne administrate, kunatin sekretar te pergjithshem! Patjeter qe ky lufton korrupsionin cdo dite!