Vula e PD i kaloi Berishës: Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike

19 Korrik 2024, 16:39Politika TEMA

Vula e PD i kaloi Berishës: Zbardhet vendimi i Gjykatës së

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Gjykata argumenton se autorizimi i Lulzim Bashës për Enkelejd Alibeajn nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij publike.

“Gjykata e Apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimnarrëse në procesin zgjedhor. Sipas vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të KAS të lënë në fuqi me vendimin nr.5 datë 27.03.2023 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nën/kryetar z.Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje në datë 21.03.2022. Nga këto akte provuese, provohet se z.Lulëzim Basha nuk ka qenë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e regjistrimit të ankimit 04.04.2022, pasi është njohur dorëheqja e tij në datë 21.03.2022.

Autorizimi për përfaqësim te të tretët, është një akt i njëanshëm delegimi kompetencash. Në rastin e autorizimit\prokurës së lëshuar nga personi juridik, nënshkruesi i saj nuk delegon tagra personale por tagra që lidhen eskluzivisht me detyrën apo pozicionin përkatës. Efektet juridike të autorizimit apo vlefshmëria e tij mbaron automatikisht me mbarimin apo humbjen e kompetencave të personit nënshkrues të autorizimit.

Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z.Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qënë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”.

Në kushtet kur përfaqësuesi me autorizim z.Enkelejd Alibeaj, ka bërë ankim kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë pas mbarimit të efekteve juridike të autorizimit, ankimi/apeli i paraqitur nga ky përfaqësues konsiderohet si ankim i bërë nga një person që nuk legjitimohet, si përfaqësues pa tagra.

Për sa më sipër, Gjykata e apelit vlerëson se ankimi i paraqitur nga përfaqësuesi me autorizim z.Enkelejd Alibeaj nuk plotëson parakushtet formale-procedurale për shqyrtimin e tij, pasi është nënshkruar nga një person që nuk legjitimohet të bëjë ankim dhe si i tillë në bazë të nenit 450/ç të KPC, i ndryshuar, nuk duhet të pranohet”, theksohet në vendim.

4 Komente

  1. S
    Satelitët vëzhgojnë duke bëre punen në hapsirë

    Me këtë argumentim jom i bindur se Gjykatat tona jon 100% të kapura nga Socialistët ashtu siç ishin kapur dje nga PD e Sali Berishës . PS dhe PD me rikthimin e vulës nga gjyjatat e tredhura nga politikanët tanë po punojnë me fshehtësi për të rikthyer në Pushtet Sali Berishën. Kaq të fortë dolën këta politikanët , sistemi i drektësisë, me prokurore dhe gjykates të të gjitha niveleve të gjyqësorit të zhvashi fonde nga SHBA për sistemin e drejtësisë dhe pastaj tallin bythën me SHBA-në duke e sabotuar atë. Deri tani SHBA nuk po ndihet , AJO po vëzhgon dhe po pret dhe nëse pritja nuk ka fund durimi do soset dhe mjerë politikanët , prokuroret dhe gjykatësit se nuk do të dinë ku të futen nga zemerimi dhe flaka që do të ndezi SHBA ndaj tyre

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati i vërtetë

      @satelitët vëzhgojnë...! Mendoj se nuk qëndron asnjë nga ato që pretendon, por vlerësoj atë që thua, faktin që 'amerikanët deri tani nuk ndihen'?! Për mua kjo i shpjegon të gjitha. Ata, në prapaskenë, mund të jenë pjesë e kësaj "zgjidhje" politike dhe jo juridike. Po të lexosh me vëmendje argumentimin e gjykatës, kjo e dyta, pra zgjidhja juridike, nuk është fare. Askund nuk flitet aty për vendimin e Zhukrit, që është dhe thelbi i problemit dhe ankimimit të PD zyrtare, që do të thotë se shqyrtimi do duhej të bëhej në themel (për mua ashtu duhej). Nuk u zgjodh kjo rrugë, pikërisht se u duhej e para, pra një zgjidhje politike. Dhe kjo për tre arsye. Amerikanët, me shpalljen "non gtata" të "lexhendës"; Së pari ndihmuan shqiptarët; Së dyti PD dhe; Së treti ndihmuan "yllin e tyre në ngjitje", por që "nuk ngjiti" gjëkundi. Pritën shumë që me mundësinë që i dhanë të tregonte se e vlente mbështetjen e tyre, por ai nën presionin e Berishës, si peng i tij, për dy vjet u rrotullua si pordha në brekë, ndaj dhe kur erdhi Blinken në Tiranë, ai që e shpalli Sa-lehun "non grata", nuk ia vërshëlleu fare edhe pse ishte kryetar de facto dhe de jure kryetar i PD-së, që ata e donin të reformuar dhe alternativë rotacioni. Po atëhere, Berisha ishte zgjidhja?!?! Jooo! Duke qenë se zgjedhjet po afronin, një situatë konfliktuoze as vendit, por më shumë anerikanëve nuk i konvenonte. Ata nuk e janë fshehur asnjëherë se, hëpërhë, ju intereson stabiliteti. Të sigurt se në prill-maj 2025 Sa-lehu humb, do jenë po ata që e mbëshresin, ose ende besojnë se ai do i sjellë në pushtet (!), do ta largojnë. Mos harrojmë dhe faktin se ai tashmë është në duart e drejtësisë. Përfundimisht, pas zgjedhjeve, në një situatë të re, duget të fillojë riorganizimi i PD, tashmë pa Bashën e Berishën, berishistët dhe berishizmin, si alternativë rotacioni politik. Sigurisht kjo do ndodhë po fituan besimin e ekektoratit shqiptar. Kjo kanë qenë strategjia e tyre, gjithsesi rezultati i saj mbetet për t'u parë. Ata ua pastruan e ua hapën rrugën demokratëve reformatorë të vërtetë kudo që ata janë, anë mbanë vendit dhe jashtë tij. Tung!

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zaza

      O gjykatese leshi po qenka vula e non grates e sakte O gjykatese leshi dmth kqz ja paska fut kot Gjykatese qe duhet ti hiqni nga sistemi drejtesise turp.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokoli

        Llogjike e papranueshme.... Pse dha doreheqjen Luli,vula i kalon Saliut!!!! Po pse ? A nuk mund te kthehej vendimi ? Pra t'i drejtohej partise Demokratike legjitime se ky autorizim nuk perpythet me rregullat ? Kesaj i thone : Na inati se dokumenti ishte jo i rregullt ,vulen ia kalojme nje grupi fraksionist. Arsyetim Turpi! Te rroje gjykata e larte!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje