
Britania e Madhe nuk do të bëjë publikë emrat e personave të shpallur non grata gjatë kësaj jave, por konfirmon se në listë janë disa shqiptarë.
Por ndryshe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i bën publik emrat e personave për të cilët ndërmerr sanksione, duke i shpallur non grata, Mbreteria e Bashkuar ka vendosur të mos e bëjë këtë.
“Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave, ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore”, deklaroi në një intervistë ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.
“Këtë javë, tha ai, kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit”.
Në të njëjtën intervistë, ambasadori britanik foli me rezerva për nismën e Qeverisë për amnistinë fiskale, që sipas tij mund të shfrytëzohet për pastrimin e parave të krimit të organizuar.
Të gjithë ata që duan të jetojnë në Angli, janë non grata qofshin shqiptar, Maqedonas apo Sërb.
Eshte thjeshte nji Loje Farse qe kta luajn me Politiken Shqiptare e cila duhet mos t'i kushtoj asnji vemendje ,sepse Populli Shqiptare ja njeh mire in si Politikes Angleze mbi Shqiperine ne shekuj e jovetm sot 30-vjet ne Shqiperi ,por akoma me mir njeh se Cilet meritojne Non Gratta nga Populli Shqiptare nji prej te cileve me i korruptuari dhe me mafiozi ilir meta ,gezon Mbrojtjen e mbeshtetjen e Anglezeve i cili do duhetj sot te ishte ne Burg . Kjo eshte Politika e Anglise per Shqiperi -Non Gratta -t e saj le ti fusi andej nga i qit ,sepse te tilla lorja kane qellime thjeshte Perfitimi e presioni monetare ke Banda e Lalzit me i zhvat noj Mijone asgje me shume . Shqiperia nuk i ngjan vendeve e popujve kolonial .Gaboheni rend zoterinj Kanibale