
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka votuar të enjten e 21 korrikut projektrezolutën mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Ajo kaloi me 125 vota pro, duke shënuar kështu një bashkim të votave mes mazhorancës dhe opozitës.
Projektrezoluta fillimisht u depozitua nga Partia Socialiste kundër raportit të Dick Marty-t, me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”.
Mbi bazën e këtij raportijanë ngritur edhe akuza kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët gjenden në Hagë prej muajsh duke u përballur me aktakuzat.
Duke shqyrtuar raportin, në vijim të rrjedhës logjike, në dokument po ashtu shtohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Dick Marty në raport janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.
Për rrjedhojë, ato duhet të cilësohen si të tilla nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
“Për këtë qëllim propozojmë këtë ‘Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri’”, vijohet më tej.
Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës, të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e pa provuar nga hetimet ndërkombëtare sepse 11 vite pas hartimit të raportit, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij nuk është vërtetuar.
Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kërkohet nëpërmjet dokumentit të realizojë një raport vijues dhe të rishikojë rezolutën.
Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.
Në projektrezolutë përsëritet thirrja për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.
Krenari më të madhe të shqiptarëve se sa lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka sipas kryeministrit Edi Rama dhe raporti i Dick Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë, e ka njollosur gjakun e Adem Jasharit, i cili ka dhënë jetën për atdheun.
Në një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë, kreu i Qeverisë theksoi se që prej Ibrahim Rugovës dhe deri tek Hashim Thaçi, lufta e UÇK-së, është ajo që i vlerë krenarisë së shqiptarëve.
“Ne po bëjmë kaq pak, për atë shumë gjë që Thaçi ka bërë për Kosovën”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit, duke mbrojtur rezolutën e Partisë Socialiste kundër raportit të Dick Martyt, e cila synon të çojë në Këshillin e Evropën një kërkesë për zhbërjen e tij.
Ky raport, ka dërguar prapa hekurave pa akuzë, ish-krerë të UÇK-së, përfshi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Është një rast unikal sipas Ramës ajo çfarë ka ndodhur me Thaçin dhe shqiptarët nuk duhet ta lejojnë atë çfarë po ndodh.
Jo hera e pare qe Saliu bojkoton rezoluta per Kosoven(ka bojkotuar 14 rezoluta qe nga viti 2000), por kesaj here me mire qe bojkotoi qe mos te njollosej kjo rezolute me firmen e tij hipokrite.
OPINJON Raporti i Dik Mayer ishte fund e krye një akuzë e pa vertetuar. Ishte nje akuz e organizuar dhe e hartuar nga prokuroria Serbe dhe sherbëtoret e tyre sikurese ky polaçioja Dik Mayrr. Ideja dhe qellimi ishte shumë i qart. E para ta etiketonte UÇK Si ushtri të përber nga teroriste dhe drejtueist organizatë terroriste që gjoja ka berë krime njerzore E dyta të krijonte në opinjonin nderkombetsr se lufta dhe agresioni Serbe(pra ndrhyrja në Kosovë ushtarakisht),ishte nje e drejtë e ligjëshme për të shtypur terrorizmn. E treta isht qe të krijohej ideja në opinjon nderkombetar se sulmi i NATOS MBI SERBINË ISHTE I JASHË LIGJESHEM duke quajtur si sulm pushtues. E katerta te mohohet lufta çlirimtare e popullit Kosovar duke e quajtur si luftë e pa drejt dhe kriminale. Ky raport u murë në konsiderst nga prokuroria e posaçme e krimeve të luftes dhe u dergua në gjykaten nderkombëtare të posaçme per krime lufte në Kosoves e cila mbi këtë bazë po gjykohën kreret dhe udheheqësit më të lart të UÇK dhe shtetit Kosovarë në mënyren më të pa drejt. Reoluta e miratuar në Parlamenti Shqipëtar dje datë21. 07. 2022 kunder këtijë raport është një sherbim në vlersim të UÇK,luftës së saj heroike dhe të pastert ligjerish,natyrisht dhe të udhëheqeseve më të lart të saj. Por me shumë vones,duhej të ishte më herët . Mos votim i Rezolutës nga ana e ish Kryeministrit Sali Berisha tregon shumë. Që ta zberthesh këte donë kohë ,Të gjithë e dimë saktësisht se çfarë ka bërë ky njeri ndaj luftës në Kosovë duke arrestuar në kohën e tijë ishë organizatore e UÇK në Tiran si Ashim Thaçin,Adem Jasharin e të tjerë. Ai ndihmoj me thyrje embargojen Serbin në luftrat në Bosnje,e republika të tjera ish Jugosllsve. Po ta votonte rezolutën Saliu me siguri ai mohonte ato që ka bërë. Me këte mos votim ai vetëm i qëndroi besnik veprimrve të tija në demë të Kosoves e më gjërë. Ahere çfar pritet prej këtije “lideri”.
Lufta na-cl e popullit shqipetar gjate luftes te dyte boteror, per liri dhe pavarsi, dhe lufta e UCK dhe e gjithe kombit shqipetar per lirine dhe pavarsine e Kosoves, e kesaj treve shqipetare, jane nja nga faqet me te ndritura te historise sone kombetare
Po pse cfare prsinit ju qe ai te firmoste,po ja shkerdhente motren Serbi, i nxirrte dosjen e spiunit
Kjo tregon te verteten e Spiunit Sali! Por edhe vetem miqesia e madhe me Carla Ponten ka treguar qendrimin e vertete te Saliut!
Ata që bënë dosjen janë serbo -ruset dhe shërbëtoret e tyre që tash bota demokratike po i shpallë NON GRATA si Salihun bashkë me Bashën dhe Meten miqtë tyre në Kosovë. Tani mafia ndërkombëtare po mundohet ti mbroj antikombëtare po vendnumëron dhe manipulon e improvizon pa fakte që ti shpëtoji gënjeshtarët pan sllavistët anti demokratik.
Zyra emigracionit në botë merret me thashetheme të njerëzve që flasin gjepura për të fituar azil dhe kjo zyrë i merr për të vërteta duke bërë një shpërndarje të rrezikshme.
Tashme le te dali noj Kosovare dhe Albin Kurti qe mesiguri eshte nji bashkpunetor i ngushte i kryeshkerdhates antishqiptare saleh brrisha , e thot se Cili eshte salih berisha dhe perse ai Eshte ne cdo Rast kunder Kosoves ne cdo rezolute ! - E kam fjalen per Shqiptaret e Kosoves jo serbe nga kosova qe flasin shqipen .kuptojeni mir dallimin . Denimi me vdekje Ne Emer te Popullit Shqiptare sduhet te zgjase kaq shume ,per kryesadistin e shpelles
Sali tradhetari akoma nuk eshte ne burg, as ne pension, si keshtu o Rama Degjenerata Global?!