Brizida Gjikondi: Gjyqtarja që liroi Malltezin, shoqe e Argitës

22 Nëntor 2023, 21:11Politika TEMA

 

Brizida Gjikondi: Gjyqtarja që liroi Malltezin, shoqe e Argitës

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi për të liruar nga burgu dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi.

Gjikondi foli për lidhjet shoqërore mes gjyqtares dhe vajzës së Berishës, bashkëshortes së Malltezit. Sipas saj prova për gjyqtaren është pas tre ditësh, pasi ajo ka në dorë edhe vendimin për Berishën.

Politika ka zgjatuesit e vet në gjyqësor, në prokurori. Qoftë dhe strukturat e reja që kanë dalë nga reforma në drejtësi. Unë i njoh personazhet që u kualifikuan në GJKKO dhe në SPAK.

Zonja Olldashi njihet si pjesë e shoqërisë së vajzës së zotit Berisha. I ra me short si dosje, por mesa u vura në dijeni është bërë një apel kundër këtij vendimi. Ky është një vendim i rrëzuar që nga momenti që ajo ka një konflikt të pastër interesi pasi ka blerë një nga shtëpitë që ka shitur vetë Jamarbër Malltezi.

Ajo banon në një kompleks që quhet si vepër krimi, vepër e pastrimit të parave. Nuk mendoj që është vetëm kurajë e madhe, por edhe kapje e madhe. Pika e nxehtë për këtë gjyqtare në fakt është pas tre ditësh kur do japë vendimin për Berishën. Në rast se ajo ia heq masën edhe Berishës, kam përshtypjen që do justifikojë emrin kamikaze e familjes Berisha”, tha Gjikondi.

3 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Sa te kemi Putinin gjalle, familjes lexhendare te Sali Vuk Berishes nuk do t'i hyje gjemb ne kembe, kot sa e genjeni miletin.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      KURRE NUK DO BEJNE SHQIPTARET SHTET JO KETE SHEKULL POR AS NE SHEKUJT QE DO VIJNE!ESHTE NE GJENETIKEN E TYRE!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Po Irena shoqe e kujt eshte moj baxhelle

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje