VIDEO/ Rama: Amerika është tërhequr nga SPAK. Po të kisha frikë nga SPAK, një fishkëllimë bufit (Berishës) dhe vinte me vrap ai (për ta shkrirë)

25 Shkurt 2025, 09:02Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Amerika është tërhequr nga SPAK. Po të kisha

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, u shpreh se Sali Berisha, tmerrin e ka nga SPAK, por sulmet ndaj drejtësisë së re, nuk e ndryshojnë dot të kaluarën e tij.

Rama u shpreh se Ambasada e SHBA nuk ka lëshuar deklaratë ku ta kritikojë atë për presion ndaj drejtësisë, teksa shtoi se SPAK ka mbështetjen e Partisë Socialiste.

“Jemi përpara një fakti të thjeshtë, dua ata që insistojnë që këtu jemi të gjithë njësoj, janë të gjithe për burg.

SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS. SPAK e solli Amerika, e mban Amerika, se është Amerika? Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin SPAK, shkonin, hynin e dilnin në mëngjes, nuk janë më, i ka tërhequr Amerika.

Keni dëgjuar ndonjë të Ambasadës amerikane për SPAK, për drejtësinë? Pati një deklaratë nga BE. Unë ato që thashë i them prapë, bëhet fjalë për institucionet e reaj që kanë 5 vjet dhe kanë nevojë edhe për kriticizëm konstruktiv. Këneta është e përbetuar nëpëmjet gojës së bufit të vet, që do e shkrijë SPAK.

Nëse do të isha dhe unë i interesuar, i trembur, i shqetësuar, kjo do ishte më e thjeshtë, një fishkëllime dhe a e di si vinte bufi? E sillte tmerri që ka nga SPAK.

SPAK është aty dhe do të jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, të PS. Populli shqiptar kërkon që SPAK të jetë aty, të fuqizojë veten.

Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Por duhet edhe profesionalizmi dhe integriteti", tha Rama. 

8 Komente

  1. a
    anonim

    Prit o shoku prit se do te te hapen letrat. Je ne mohim per momentin, por nuk ta mohoj aftesine per te lobuar dhe mund t'ia dalesh. Une e kam thene me kohe kur doli ceshtja McGonigal. Po dole i palagur une atehre do te votoj per ty. Ky eshte premtim dhe do ta mbaj fjalen.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Forca EDI, je e vetjma shprese per shqiptaret, mallit te Saliut per kete popull po i vjen fundi ne 11 maj

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Pērse nuk e bēre mē pērpara kur ishte vullneti jot ?

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celo Mezani

          Faktet nuk jane si perceptimet. Ato jane aty, nuk levizin kurre. Draftimi i "Reforma ne Drejtesi" filloi ne Nentor 2014 me kerkese te Rames dhe u finalizua me Korrik 2016 me nje tufe ndryshimesh ne Kushtetute. Rama nuk i kishte 84 vota per te ndryshuar kushtetuten prandaj kerkoi ndihmen e Amerikes. 140 votat ne parlament i siguroi SHBA BE. Amerika eshte mamia qe nxorri bebin ne drite, dhe pa te mund te kishte qene lindje e deshtuar..... Procesi i Vetingut dhe ndertimit te institucioneve te reja eci shume ngadale sepse ne cdo hap sabotohej nga kamikazet e Berishes dhe Metes ne kupolen e drejtesise.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kur ha përshesh

          Vëre trurin në punë o k.Kur ta bënte kur ishte në opozitë.Ke memorje,apo ke harruar si kënetën e vuri në rrjesht në 12 të natës,ambasadori Lu dhe i detyroi të ngrinin dorën si fëmijët e kopështit .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berati

            I ziu,eshte bere si miza pa koke. Rrotullohet e perpelitet po sdi ku te shkoje. Ska me non grata,ska me Yuri Kim,ska me Anthony Blinken. Ndonje dacke po ia japin edhe evropianet. Greket ia kane mbyllur deren e vllai i Anadollit e sheh se ska ça te nxjerre me nga ky limon i shtrydhur. Haxhi Qamili po i ben thirje Shijakut me mbani se po rashe une vjen qameti. I ziu. As rri e as iken dot.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mos te mbifte fara

              Greket i hapin deren SB se ai u ploteson ultimatumet

              Përgjigjjuni
            2. G
              GRETA

              EDO…kujdes se je euforik si puna e të dehurit… kur të del pija, atëhere vjen dhe llogjika në mëndjen e ftohtë… Mos u fry si gjel korenti, “lideri ynë”…se ti me Saliun, keni qënë bashkë përherë, dhe tash populli, Usa, Eu e kanë kuptuar….

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje