Hoqi dorë nga primaret, Ferdinand Xhaferraj: Kriteret ishin raporti dhe besnikëria karshi Berishës

24 Shkurt 2025, 22:31Politika TEMA
Hoqi dorë nga primaret, Ferdinand Xhaferraj: Kriteret ishin raporti dhe

Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferaj nuk ka marrë pjesë në primaret brenda PD-së duke thënë se në kuptimin përcaktues të fjalës nuk janë të tilla.

Sipas tij, është thjesht një ushtrim demokratik për të marrë një paketë emrash dhe për t’i çuar në zyrën e kryetarit, i cili do të marrë vendimin final se kush do të jetë në lista më 11 maj.

Gjithashtu, Xhaferaj u shpreh në studion e emisionit Open se Sali Berisha i ka bërë njëherë primaret, pa anëtarësinë, për zgjedhjen e drejtuesve politikë në qarqe.

“Me këtë proces, ushtrim demokratik në Shqipëri, merren emrat dhe i çohen kryetarit të partisë. Dhe kryetari i partisë, kur ka bërë një palë primare njëherë, kur ka caktuar 19 drejtuesit politikë, primare që i bëri vetëm, pa anëtarësinë, pa asnjë lloj kriteri, me kriter raporti dhe besnikërie karshi kryetarit”, tha ai.

Xhaferaj: Nuk kam qenë ndonjëherë për primare, ndaj u tërhoqa. Qëndrimet e mia kanë të bëjnë mme faktin që më 11 maj shqiptarët mos të ftohen për të zgjedhur të keqen më të vogël. Dhe në fakt PD është e keqja më e vogël, krahasuar me zullumet e pafund të kësaj qeverie.

Problemi shtrohej sesi PD të rikonceptohej dhe tu kthente në një ofertë për të gjitha kategirtë shoqërore. Disa vendime të marra nga PD, përfshirë edhe primaret, nuk shkojnë në këtë drejtim. Dhe ky ka qenë shqetësimi im kryesor. I quajnë primare, por nuk janë primare sepse në kuptimin përcaktues, perëndimor të fjalës janë zgjedhje brenda partisë, që emërojnë se kush do shkojë ku. Nuk shtjellohen kandidaturët.

Me këtë proces, ushtrim demokratik në Shqipëri, merren emrat dhe i çohen kryetarit të partisë. Dhe kryetari i partisë, kur ka bërë një palë primare njëherë, kur ka caktuar 19 drejtuesit politikë, primare që i bëri vetëm, pa anëtarësinë, pa asnjë lloj kriteri, me kriter raporti dhe besnikërie karshi kryetarit.

Tani po bën një ushtrim demokratik, për të marrë një paketë emrash dhe për t’i çuar në zyrën e tij. Në këtë konceprim, nisur nga përkufizimi i primareve, nisur nga periudha që zgjat disa muaj, jo disa ditë, ky është ushtrim demokratik, që do përgjedhë disa kandidatë, do shkojnë te zyra e kryetarit për të marrë vendimin final se kush do jetë te lista më 11 maj.

2 Komente

  1. A
    Aron

    Besnikeria per tradhetarin Sali, dhe jo besnikeri per votuesin qe te jep voten per te permiresuar jeten e njerzve. Qe ketu duhet te mbyllet debati dhe mos ti jepet asnje vote per PD dhe Saliun. Saliu kerkon te shpetoje vetem bythen e tij, nuk i kercet per asnje tjeter. Nuk ia vleni si qenie njerezore nqs nuk keni kuptuar kaq gje te thjeshte.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermiri

      Zotit Xhaferaj nuk mund ti gjejsh nje te dyte politikan ne ate qe ka mbetur nga ish PD. Intelektual me integritet, i afte, i ndershem, njeri i punes dhe i sinqerte. Prandaj nuk e duan dhe prandaj edhe ky Zoteri iku si burrat, nuk beri lufte per nje karrike deputeti duke lepire panolinet e nje shurrani plak.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje