Shqipëria, në krah të Ukrainës/ Spiropali dhe ambasada përkujtojnë luftën 3-vjeçare

24 Shkurt 2025, 19:42Politika TEMA
Shqipëria, në krah të Ukrainës/ Spiropali dhe ambasada

Tre-vjetori i fillimit të luftës në Ukrainë u kujtua këtë të hënë edhe në vendin tonë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës organizuan në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”.Të pranishëm në këtë veprimtari ishin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.

Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar disa veprimtari, në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën e drejtë të Ukrainës, por edhe për tragjeditë njerëzore, vuajtjet, sakrificat e pasojat e tjera në popullsinë civile.

Kuvendi ka miratuar Rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka shprehur mbështetje për Parlamentin e Ukrainës; sanksionet ndaj Rusisë, si dhe ka marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës.

 

2 Komente

  1. L
    Lekondi

    SHQOPETARET KOK SHQOPE FLASIN E VEPROJNE PASTAJ MENDOHEN. LLUM SI AI VENND QE I KA RRITUR. PO NE RAST SE NJE DIT ZELENSKI ARRESTOHET NGA HAGA OSE POPULLI I UKRAHINES, SI DO REAGOJNE SHQOPETARET KOK SHQOPE?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipëtari jo emigrant

      O rrot po di të kuptosh, nuk po lëvdohet Zelenski, mqenëse e ke merak, po kujtohet tre vjetori i luftës në Ukrainë. Luftën e bën populli ukrainas, se çfarë do të bënte dot Zelenski pa popullin ai nuk është superman. Që të jesh kundër si dhe pro artikullit, me këtë rast, duhet të kesh gjithmonë argumenta. Po unë dua të të spjegoj po ti e paske të vështir.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje