VIDEO/ Projekti për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset, goditje edhe parkimit të dyfishtë

24 Shkurt 2025, 15:05Politika TEMA
VIDEO/ Projekti për kthimin në zonë këmbësore të

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur se një hap i tillë do të vlejë shumë, pasi kjo zonë e kryeqytetit është qendrore, e aksesueshme lehtësisht dhe distancat nuk janë të gjata.

Kreu i qeverisë është shprehur ndër të tjera se do të ndërmerren masa për parkimin e dyfishtë, për të cilin tha së është një problem kryesor për trafikun.

“Duhet ti shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë.

Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera.

Do ju sjell rastin e Vlorës ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri.

Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë.

Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor”,-u shpreh Rama.

4 Komente

  1. T
    Trotuaret cope cope

    Rregullo trotuaret se i ke cope cope , rruget gropa gropa , beje me shume pune se sa llafe i nderuar kryeminister

    Përgjigjjuni
    1. D
      Davidi

      Ça mashtruesi. Kujton se harrojme qe e ka bere nje here kete gjate mandatit te pare. Deshtim ishte atehere, deshtim do jete prape.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrektore Shqupi

        Të dy ju më sipër keni të drejtë për ç'ka gjykoni. Jo për gjë por në kohën e Saliut kishin lezet parqet, lulishtet oboret e shkollave përfshi edhe gjithë rrjedhjen e Lanës përgjatë Tiranës ku destinacionet e tyre u shndërruan në ndërtimin e kioskave dhe ndërtimeve pa leje. Shkurt Tirana u kthye në një shrrtore dhe hale publike ku ju katunarët e Saliut kënaqeshit me erën e mutit.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trung

        Po këta harruan kur Tirana në kohën e PD vinte era shur… era qenef, tani natregojnë ripjelljen. Ikni nga keni ardhur po nuk ju pëlqeu Tirana. Ne që kemi lindur e jemi rritur këtu na pëlqen e pastër e lulëzuar, që filloj të bëhej dhe vazhdon vetëm në saj të Partis Socialiste. Po nuk jam dakord me Kryeministrin që do ta kthej në pedonale rrugën e Bllokut, sepse u provua dhe nuk eci në kohën kur ishte Fatos Nano. Ta mendosh si projekt është bukur po vështir të realizohet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje