Zgjedhjet e 11 majit - LZHK konfirmon koalicionin me “Djathtas 1912”, Shehi: Dera e hapur edhe për Bashën

24 Shkurt 2025, 10:43Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit - LZHK konfirmon koalicionin me “Djathtas

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj kanë konfirmuar sot se dy partitë opozitare, LZHK dhe Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si një koalicion i përbashkët.

Edhe pse ende nuk kanë një emër për koalicionin, Dashamir Shehi i ka ftuar të gjithë t’i bashkohen listës së hapur, duke u shprehur se do të respektohen rregullat e ndershmërisë, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me parti të madhe apo të vogël.

“Këtu janë shtuar shumë grupe që do ta rëndojnë listën. Por unë po i them si garant se të gjithë partitë kanë hapësirën e tyre, nuk ka lidhje nëse janë të vogla të vogla, do të respektohen të gjitha rregullat e ndershmërisë Emrin e koalicionit do ta lënë më 3 mars. Koha nuk punon për ne, kemi një kohë.

I ftoj të gjithë ti bashkohen kësaj listës së hapur, secili mund të jetë kontribuues. Keni një javë kohë. Unë do t’i bëja dhe një herë një ftesë të fundit. Këta zotërinj që kanë 30 vjet në Shqipëri, do duhet të lënë vend për protagonist. Në qoftë se nuk ka partner të tjerë, ne në datë tre do ta dorëzojmë”, tha Shehi.

Lidhur me ish kreun e PD, Lulzim Basha i cili ende nuk është anëtarësuar në këtë koalicion, por as nuk është regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje, Shehi tha se kushdo është i mirëpritur, nëse dakordësohet me kushtet e platformës së tyre.

“Zoti Basha e ka hapur derën. Kemi patur ndryshime në pikëpamje. Kam vënë një lloj kondicionimi që drejtojmë ne, nëse do pranojnë kushtet janë të mirëpritur.

A e ka regjistruar partinë apo jo duhet pyetur, ne regjistrohemi sot në drekë për burokraci të vogla. Ne sot konfirmojmë do shkojë si do shkojë ne jemi bashkë me listë të përbashkët, nëse iu pëlqen le të vijnë”, shtoi Shehi.

6 Komente

  1. T
    Tironsi i Vjetër

    o Dash Rakia me gjizë, ti je bërë si ato mbetjet arkeologjike, i pa renovueshëm dhe, i pa riparueshëm. Je për në koshin e plehrave, o sharlatan.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      hahahahah ti vetem tirons i vjeter nuk je. Ndoshta ish patronazhist, nga ata bythecet e Rames qe kujtojne se angazhimi partiak te pasuron pa pune e perkushtim. Jeni te dalur boje dhe as Ed piktori nuk ju retushon dot me!

      Përgjigjjuni
    2. i
      infeksion endemik

      Shko mor gerxho i gjithe i amortizuar prej kohesh, zere qoshen me postiqe ne shtepi me faqoren perpara, beji dhe nje ze bam topit dhe tundni tespijet dhe ngrini mullaqet e dhjamosura perpjete.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sanija

        Me Bashen te sigurt qe fitoniiiiiiii, hahahahaha

        Përgjigjjuni
        1. t
          tim

          akoma gjalle ky bolja?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi Denbabaden....

            Dash Magazinjeri eshte vertete rrangalle shume e ndrýshkur por si spiun sigurimi i ka sherbyer Sali Kermes per 35 vjet si virus ne.mesin e kundershtareve te Saliut duke krijuar turbulenca ne dobi dhe per llogari te Sali Vicidolit... Nuk ka dale ka vjedhur ku ka dashur dhe c'fare ka dashur ka bo te gjitha llojet e pazareve dhe poshtersive keto vite.... Saliu e ka shperblyer ja ka hedhur kockat per cdo rast saqe nga kockat ju shtremberuan nofllat dhè si rregullohen me... Vetem me Ramen si i thone doli huq u veteofrua si keshilltare dhe direkt filloi pazaret mirpo ky i gjati sa mori vesh i futi nje shkelm bythve iku shtrembur nga Krye Ministria edhe si drejtohen me bythet... Dash Ralia njoftoje si cdo here Saliun !!!!!.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje