3-vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës. Duhet të bëhen përpjekje për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

24 Shkurt 2025, 13:02Politika TEMA
3-vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Hasani: Shqipëria,

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

“Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.” - nënvizon Ministri Hasani.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas.

“Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme - për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë e Evropës dhe të botës”, shton ndër të tjera Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani në reagimin e tij.

4 Komente

  1. b
    ben.

    Po ky ministri I jashtem I Shqiperise, po I ben karshillek Presidentit te Amerikes Donald Trump???? Ca eshte ky provokim antiamerikan???? Se rilindasit sikur ishin proamerikane???? Apo vetem kur eshte sorosi jane proamerikane, po nuk qe sora, jane me kinen????

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Presidentët vijnë e ikin, qëndrimi i një shteti mbetet njëlloj. Kjo tregon se ke shtyllë kurrizore, dhe nuk hiqes si një kurve.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Alex

      Kjo qeveri do hellin ne bythe, I ka scaduar afati

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasani i ministeros

        eeee me llafe te bukura ndertohet kalaja

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje