Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re në Kombinat: Gjykatës të papërgjegjshëm dhe masha politike na kanë futur stërkëmbësha!

24 Shkurt 2025, 16:26Politika TEMA
Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re në

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në inspektim në zonën e Rindërtimit në Kombinat, ku ka nisur hedhja e shorteve për 500 apartamente të reja, ndërkohë që puna vazhdon për pjesën tjetër të projektit.

Gjatë inspektimit, Rama theksoi se zhvillimi i rindërtimit në këtë zonë është penguar nga individë dhe gjykatës të papërgjegjshëm, që kanë përdorur lojëra politike dhe juridike për të vonuar procesin.

Rama shtoi se nëse nuk do të kishin ndodhur këto pengesa, investimi do të ishte përfunduar brenda kalendarit të parashikuar.

"Janë marrë peng disa zhvillime. Një pjesë e kemi kapërcyer nga gjykatës të papërgjegjshëm. Edhe vonesa këtu në Kombinat është e lidhur me një lojë të bërë të individëve me gjykatës dhe masha politike që janë future për ta penguar.

Nëse do ishin bërë gjërat sipas kalendarit investimi do kishte përfunduar. Kjo ëhstë hisotia në këtë qytet. Hidh një hap e përballohu me një stërkëmbësh. Sepse po të ishte bërë sipas kalendarit dhe të mos ishte penguar do kishte përfunduar", tha Rama.

Përveç 500 apartamenteve që po ndahen me short, puna vazhdon edhe për pjesën tjetër të projektit ku do të strehohen të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

 

 

4 Komente

  1. C
    Ccc

    Më gjeni një vend tjeter që e bën këtë

    Përgjigjjuni
    1. o
      o sali. o gomar. do te varim. ne litar. o sali

      bravo. edi rama. dhe erjon velia. ju urojm jet te gjat. dhe shendet dhe fitore. partia e. sali. kriminelit ne nevojtore. poshte. e me poshte. atyre qe mbrojn kermen sali kriminelin

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Si gjithnje i shkathet per te dale nga situata. Rama mundohet te justifikoje vonesat ne ndertimin e pallateve qe duhet te te ishin perfunduar me kohe duke gjetur si justifikim arrestimin e Veliajt , i kryer disa dite me pare, dhe ne anen tjeter i jep vetes te drejten per te anatemuar sistemin e drejtesise.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anti-Propaganda

          Mashtrues patologjik, Per cilat gjyqe e ke fjalen ? Per ato qe te kane kapur gafil ne shkelje te plote procedure dhe paligjueshmerie ? Cfare ke per te thene per ato familje qe nuk jane kompensuar per pronat e tyre me justifikimin se kane prona te dyta apo se prona ka qene ne hipotek njesi dhe jo apartament? Lufte klasash per te mashtruar delet e radhes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje