Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, KQZ regjistron 15 partitë e para

24 Shkurt 2025, 16:10Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, KQZ regjistron 15 partitë e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, me rend dite shqyrtimin e kërkesave të partive politike, për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, sipas afateve të parashikuara në ligj.

Kryetari Ilirjan Celibashi njoftoi se janë regjistruar edhe 15 partitë e para me kryetarë, teksa tha se në total janë 29 kërkesa deri tani.

Mes partive të regjistruara janë ato të reja si Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” me kryetar Adriatik Lapaj, “Nisma Thurje” me Endri Shabanin, ‘Lëvizja Bashkë’ me kryetar Arlind Qori dhe “Mundësia” e Agron Shehajt.

Gjithashtu edhe regjistrimi i partive të mëdha si PS me kryetar Edi Rama, PD me kryetar Sali Berisha dhe PL me kryetar Ilir Meta, ky i fundit i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me tre akuza.

Lista e 15 partive të para të regjistruara nga KQZ:

-Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
-Partia Demokratike, Sali Berisha
-Partia e Lirisë, Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, Endri Shabani
-Partia Lëvizja Bashkë, Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, Agron Shehaj
-Partia Demokristiane e Shqipërisë, Nard Ndoka
-Partia Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami
-Partia Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia
-Partia Kombëtare Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi
-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, Zef Bushati
-Partia Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi
-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Ylber Valteri
-Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi

Lini një Përgjigje