Berisha do “shesë” sërish detin? Frrok Çupi: Në Athinë, ushqeu qarqet nacionaliste greke po është kartë e djegur

24 Shkurt 2025, 18:53Politika TEMA

Berisha do “shesë” sërish detin? Frrok Çupi:

Analisti Frrok Çupi thotë se në Athinë, të takimin me emigrantët shqiptarë, kryedemokrati Sali Berisha ushqeu qarqet nacionaliste greke.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha nuk përmendi ligjin e luftës, apo Çamërinë.

Sipas Çupit, Berisha është një kartë e djegur.

“Berisha, për fat të keq të kombit tonë, anti-shqiptarët na kanë dalë për hundësh, ky është rast historik i paprecedentë, që ish presidenti, ish kryeministri i Shqipërisë shkon në mes të Athinës, njësoj siç shkon në vendin e krimit. Sali Berisha, ka pasur agjendë greke, agjenda shqiptare ka qenë jashtë vëmendjes së tij. Kjo shfaqet shumë hapur. Ai jo thjesht flet dy fjalë greqisht, që tenton t’i mshojë zë këtyre qarqeve, por paraqitet aty, shikoni, jam unë ai që kam qenë. Berisha është kartë e djegur në agjendurën greke. Sali Berisha nuk preku aspak ligjin e luftës, nuk tha asnjë fjalë, nuk tha asgjë për Çamërinë, për lirimin e pasurive të shqiptarëve nën ligjet absurde greke. Sali Berisha nuk mund ta bëjë këtë gjë, ne e kemi të qartë se kush i vrau oficerët e kufirit në vitin 1994, një nga protagonistët, Fredi Belerin, e ka në krah.

Kjo është një sjellje në vijueshmëri e këtij personi, që teksa shkon në Athinë, i bën me sy politikës greke, unë jam këtu, iu kam shërbyer, shkon në Itali me të njëjtë metodë, por me personazhe të tjera. Ai kujton se dikush do i çojë një zë Trump. Gjithçka ky e kërkon nga agjendat e jashtme, është e gjitha agjendë e huaj. Luan agjendat e jashtme, për të ardhur në pushtet te populli shqiptar”, theksoi ai./abcnews.al

9 Komente

  1. P
    Po Viçi doli , Lopa hyri a shiten

    Berrisha shet jo det e lumenje mâle e fusha po edhe Argiden vêtem ti heqin non graten haaa gjynah per kete mjerran

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Mjere kombi per tradhetaret

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjok

        PO AI THA dicka dhe me te RENDESISHME se ne 2005 lobi grek me Nicolas Cage dhe Cia shef George tenet me Nanon i dhane ne tavoline, por me kushte, pushtetin Sali Berishes.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Po ai eshte tradhetar mor njeres!! Po nuk u mbull brenda ai kriminel,do vazhdoje te jete rrezik kombetar!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi i Vorrit Bomit

            Oo Frrok Llullja ( Cupi ) Birisha eshte braktisur nga Shqiptaret

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi i Vorrit Bomit

              Oo Frrok Llullja ( Cupi ) Birisha eshte braktisur nga Shqiptaret

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi i Vorrit Bomit

                Oo Frrok Llullja ( Cupi ) Birisha eshte braktisur nga Shqiptaret

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dinjiteti

                  Kujt i sherben ky vampir Vetem shqiperise jo Pretendon qe qarqet greke ne SHBA Te nderhyjne ne administraten tramo per te hequr NON GRATEN shet cdo gje vetem per te rregulluar bythen e vet,, Ky njeri duhet shpallyr non grata edhe ne shqiperi

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pordhe me rigon....

                    Pirdh o paloanalist dhpellet,pirdh se i ke pa ere.......

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje