“S’duhet të ketë ngarkesa personale” - Ylli Manjani flet për audion në gjyqin e Veliajt

24 Shkurt 2025, 22:40Politika TEMA
“S’duhet të ketë ngarkesa personale” - Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani foli në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku theksoi se ecuria e procesit në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës nuk duhet të ketë ngarkesa personale, as nga ana e prokurorisë dhe as nga kryebashkiaku.

Manjani u shpreh se e kishte dëgjuar audion e seancës gjyqësore dhe kishte objeksionet e tij.

“Duket sikur ka një ngarkesë personale më shumë sesa emocionale, sepse kemi në mes edhe episodin e lejes së ndërtimit. Sigurisht, prokurori ta gëzojë, por kjo çështje ka pikëpyetje që kërkojnë një investigim. Ndaj dhe unë i sugjerova miqësisht Dumanit që të kishte një qëndrim, sepse përveçse është prokuror, është edhe drejtues,” tha Manjani.

Ai shtoi se e njeh personalisht kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe e konsideron atë si një nga prokurorët më të mirë në sistem.

“Është njeri pa kompromis dhe ka mendimet e tij. Është i kritikueshëm, por nuk është një prokuror pa dinjitet. Po ashtu, edhe gjyqtari Erion Bani futet te gjyqtarët e mirë që kemi në sistem. Për hir të së vërtetës, shkruan pak gjatë, por është i mirë dhe ia vlen ta kemi në sistem,” u shpreh Manjani.

Lidhur me prokurorin Ols Dado, ai tha se nuk e njeh personalisht, por nga komunikimi i deritanishëm duket qartë se ka një ngarkesë personale në këtë çështje.

“Këtu nuk është halli as të shpëtojmë Ols Dadon, as të mbrojmë Erion Veliajn. Këtu është fjala për atë që ndodh në gjithë botën: edhe sikur të kesh vetëm dyshimin, pra vetëm dyshimin që një njeri po të sulmon personalisht, atëherë drejtësia normale merr masa. Prandaj janë shpikur rregullat e etikës dhe antilogjisë. Kjo ndodh në çdo profesion,” theksoi ai.

Sipas Manjanit, vetë Ols Dado duhet të ishte i interesuar të mos ishte pjesë e këtij procesi. “Unë nuk e njoh personalisht, por kjo duhej të kishte ndodhur kështu,” tha ai.

Ai shtoi se një proces i drejtë kërkon paanësi nga të gjitha palët. “Nëse një prokuror demonstron ngarkesë personale, nuk është për atë punë. Të vërtetën do ta ndihmonte situata kur këtë çështje ta merrte një prokuror tjetër,” përfundoi ai.

Juristi Manjani tha se ka dëgjuar audion e gjyqit dhe sqaroi se në zbardhje përfshihet vetëm fjala e personit që ka të drejtën e fjalës, jo ajo që flitet në sallë nga të tjerët në sfond.

“Këtë audion e kam dëgjuar tani vonë, por e kam dëgjuar. Ka fjalë murmurirëse jashtë mikrofonit, sepse ato nuk zbardhen. Sekretarja, kur e zbardh, shkruan vetëm fjalët që thuhen në mikrofon nga personi që ka të drejtën për të folur.

Fjalët që thuhen në sfond nuk zbardhen në asnjë rast, edhe sikur të thuhen fjalë kriminale. Duhet të kuptoni dallimin mes audios dhe asaj që shkruhet,” shpjegoi ai.

Manjani u shpreh se një term i përdorur gjatë procesit është problematik.

“Mjafton dhe kjo që ‘s’ke turp. Tani ça domethënë, s’ke trup. Po s’ka trup, tani ai është në burg. Turpi duhet të ketë zyrtari i shtetit, zyrtari publik. Nuk përmendet fjala ‘turp’, sepse nuk jemi në gjykatë morali aty,” tha ai.

Sipas Manjanit, kryebashkiaku i Tiranës duhet të fokusohet në procesin gjyqësor dhe jo në përplasjet publike.

“Veliajt do t’i sugjeroja të bënte ballafaqim gjyqësor dhe jo ballafaqim publik, pasi kjo i ka rënë për hise. Gjithsesi, kjo i takon atij dhe avokatëve të tij. Duke folur për interesin e publikut dhe jo të turmës, duhet të them se për interesin publik duhet të na interesoje e vërteta,” theksoi Manjani.

6 Komente

  1. B
    Bjeri me drejt o Manjan

    Manjani ben gabim kur mbeshtet gjyqtarin Bani, i cili sepse genjen eshte eshte me i keq se Dado.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara Duka

      Përplasjen Veliaj, duhet ta bëjë, Edhe gjyqesore edhe publike, ASHTU siç veproi SPAK me materialet e dosjes që u bënë publike, duke parapregatitur një opinion, para goditjes. Skemë e poshtër, kjo e SPAK duke na sjellë nder mend, goditjet që të bënte sigurimi i shtetit i Enver Hoxhes.

      Përgjigjjuni
      1. G
        G

        Perballja behet me nje prokuror normal jo me nje hale te Sali kriminelit,sic eshte ky Olsi Dado,edhe shkollen e kishte mbaruar nga 5 deri te 7. Dado berishist,vjen nga noter,pra jashte ligjit,dhe shkollen e ka mbaruar me nota minimale,e cfare mund te presesh nga nje vemje e till? Vetem poshtersi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anna

          Po qe kesaj radhe fole tamam. Sic duket ti reflekton dhe per kete me behet qejfi, mban ere qytetarie.

          Përgjigjjuni
          1. Çika e tranajoj

            Z Manjani jam një nga ata që në reagimet dhe qëndrimet e tua për shumë probleme nga ato politike apo dhe të profesionit si jurist nuk të kam pranuar për të vetmen arësye se:ke kërcyer nga një degë në tjetrën si majmun dhe kjo vinte nga që ke ndryshuar disa qëndrime në përshtatje më anësinë politike ku ke aderuar ,Gjithëmon më duket mua ke reaguar si i majtë por je ekstremdhe kjo , është e drejtë e kujtdo të atashohet atje dhe ku e ndjen veten më të konformuar me bindjet e tij Kam patur bindjen dhe kam akoma se ju i meritoni nja dy mendime pozitive nga një i majt që jammodestnë ato që komentoj.Së pari në aspektin profesional kur të lexon kupton se je i qartë, bindës dhe i kuptuedhëm në tremat juridik që mbron dhe argumenton.Pra si jurist por dhe si ish drejtues i Ministrisë së Drejtësisë ju jeni pozicionuar në anën e duhur të aspektit juridik .Së dyti dhe kjo më duket se vlen më shumë për një inteleltual ,ju në shumë përballje keni treguar guxim profesional për ti thënë gjërat troç , të argumentuara dhe të mbështetura në kualifikimin tënd profesional .Po ti ndjekësh. opinionet në raport me qëndrimet e tua janë ku e ku në krahasim me disa kohë më parë dhe kjo të bën të jesh më i pranueshëm dhe i vlerësueshëm për ato që thua e argumenton.E kam thënë dhe në reagime të tjera ,se në këtë situatë kaotike ku ka ngec dretësia është një shërbim i vyer që i bëhet asaj duke dhënë mendime profesionale për të korigjuar trajektoren e punës dhe të goditjes së krimit të organizuar.Nuk mund të them se juristët në sistemin e drejtësisë kan ardhur rastësishtë në realizimin e reformës por nga ana tjetër nuk mund të them se është bërë zgjedhje perfekte .Kjo po vërtetohet nga një serë gabimesh dhe zvaritjesh që u behen dosjeve më të nxehta që kanë 4-5 vjet që po zvariten pa fund me artifica extraligjor nga avokatët dhe KLGJ e KLP po fle gjumë duke qendruar indiferent ndaj një handikapi të tillë .Dhe nga ky qëndrim as mish as peshk përfitojnë prokuror apo gjykatës të punojnë pa një kotroll dhe pa profesionalizëm që në rastin më të keq mundet të jenë kontigjent i Krimit që u bejnë presion dhe i diktojnë politikën e goditjs së sipas interesit të njërës apo tjetrës palë të politikës shqipëtare. Dhe në rastin tjetër disa ngakëta juristë të ardhur edhe aksidentalisht në këto detyra povegjetojnë pa rezultat dhe poe dëmtijnë dretësinë .Për këtë arësye ,por, jo (se të kam xhan e shpirt )ju mbështes në arësyetimet e tua ,sepse sado pak por çon në reagime pozitive për të përmirësuar punën e shkallafitur të deri tanishme të segmenteve të veçanta të drejtësisë Le të shpresojmë për më mirë në të arthmen

            Përgjigjjuni
            1. B
              Besimtari

              More z.Manjani.... Kur do flet objektivisht....dhe ne kete shkrim pergjithesisht drejte! Nje pyetje....more perse Ju nuk jeni kandituar per prokuror ne SPAK apo diku ne sfera te larte te drejtesise!? Na thuaj...pasi skandalizohemi me mediokrritetin dhe inatcorrleqet e nje prokurori qe po konfirmon nje figure te diskredituar, pamvaresisht cfare te vertetash app jo te vertetash ka shkruar e trajtuar.... Sinqerisht !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje