“Burg në Zvicër për ata që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë", Rama: Kërkova ndjesë, nuk ishte e vërtetë

17 Shtator 2022, 17:37Politika TEMA

“Burg në Zvicër për ata që e mbajnë kondicionerin

Kryeministri, Edi Rama ka bërë një postim sqarues në Facebook për lajmin që bëri bujë pak ditë më parë. Bëhet fjalë për lajmin se në kuadër të krizës energjitike, Zvicra dënon me burg qytetarët që e mbajnë kondicionerin të graduar më shumë se 19 gradë celcius.

Rama shkruan se Facebook se ky lajm është përhapur gjithandej, por jo nga ai por nga vetë mediet zvicerane.

“Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane.

Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane.

Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe tre nga shumë linqet e lajmit në fjalë!

Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!”, shkruan Rama në Facebook.

16 Komente

  1. K
    Komunisti skandinav.

    Po te vendosje llogjiken 10 sekonda ne pune, do e kuptohe qe ne Zvicêr kjo gje eshte e pamundur. Duhet te kesh dhume kujdes kur flet me shembuj nga Evropa. Njerezit nuk jane budallenj. Gjysma e shqiptareve jeton ne perendim. Flet sikur je ne fushatë ne Mallakaster..

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ky hajduti Kryeminiser qe vjedh qindra milione dollare nga buxheti i Shqiperise keshtu tha edhe kur futi ne burg per mos pagim te energjise elektrike, nje qytetar te varfer e te keputur , i cili nga sedra beri vet-vrasje dhe i la femijet e tij jetime Ky hajdut per te justifikuar mizorine e tij qe e karakterizon kete shpirt-qen ndaj njerezve te pa-mbrojtur e te varfer , tha tere mburrje qe " edhe ne Amerike te fusin ne burg , po nuk pagove dritat" Mirepo ju pergjigj menejehere Amerikani i Dhomes se Tregetise kur i tha ne sy per sy se ne Amerike nuk te fut njeri ne burg po nuk pagove dritat..... Ngeli si mut hajduti , nuk dinte c'te thoshte ,

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zyko

      I vetmi ndryshim qe ky ka nga Berisha eshte se ka disa vite me pak ne kurriz dhe eshte me i gjate. Genje se dicka mbetet. S'ka faj ky qe e shkruan po ai qe e perhapi lajmin!!!??? S'ka faj hajduti po i zoti i lopes. ????

      Përgjigjjuni
      1. I
        Injoranti

        Dakort, ky mund te jete nje gabim. Por ti je bere si dallaverexhi, nuk i len me kalu keto lloj rastesh e me bo si llum kafesh. "Shiko ca bohet ne Zvicer ,shikoni ca bohet ne Gjermani, e ju po qaheni kot" . Je trash pak, qeverisja e gjate i ka keto pasoja, nuk je i pari. Ke bere pune te mire, me shume se kushdo tjeter ne keto 100 vitet e fundit, por ka ardhur koha te spostohesh per ti lene radhen ndonje te riu socialist.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Te pakten rama di te kerkoje falje jo si te tjeret

          Përgjigjjuni
          1. J
            Joni

            Kur ka gabim te pakten zoti kryeminister kerkon falje.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berti

              O media behuni te afte ne punen tuaj shkruajini mire lajmet

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fuat

                Ka kerkuar ndjese ska nevoje qe te nxirren lajme palidhje

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klara

                  Pse duhet te permendet akoma kur Rama foli shume qarte dhe kerkoi ndjese.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liri

                    Ky esht nje njeri i cili e pranon realen dhe kerkon ndjese per gabimin e bere

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Erisi

                      Rama e sqaroi shume mire kete tem ska pse permendet me

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Henri

                        Po ske pse kerkon ndjese o gjigand se bere ti gabimin

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bani

                          Thjesht nje lajm i rrem qe u perhap nuk kishte pse te ekzagjirohej

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Ylli

                            O Gjigand...te kane falur patronazhistet edhe ky imi....ske pse kerkon falje . O Zot ,do vdes nga gallata ne kete vend !!

                            Përgjigjjuni
                            1. $
                              $antiago-@-Chil€

                              Të ndezësh zjarre informative orë e minutë dhe të kërkosh 'ndjesë' është shenjë paqëndrueshmërie.. Pastaj , nuk meret guximi borxh, sidomos nga 'kazanet'..e huaja. Shpik ndonjë karllik vetë e dil para popullit- plot guxim e thuaja...

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sapa

                                Mendoj se para se te thuash dicka aq me teper kur mban nje post te tille ,dhe aq me teper qe i quan kazan te gjithe,duhet te mendohesh para se te thuash dicka pa e vertetuar qe eshte e vertete.Dhe te themi sinqerisht qe nje lajm te tille jo ky qe nuk duhej ta besonte por as naivi me i madh ne bote!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje