Burri i vuri flakën bashkëshortes, Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme! Duhet ndëshkim shembullor nga Drejtësia

1 Shtator 2024, 16:05Politika TEMA
Burri i vuri flakën bashkëshortes, Manja: Tronditëse dhe e

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku Bledar Trëndafili i vuri flakën bashkëshortes Melisa Trëndafili, duke e djegur në më shumë se 1/3 e trupit.

Manja e ka cilësuar krim të neveritshëm ngjarjen e ndodhur e ka theksuar se krime të tilla duhet të marrin dënime shembullore nga drejtësia.

Reagimi i plotë:

Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!


Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!

3 Komente

  1. P
    Ps Pd Pl grup zhulaqsh

    Dole zgjebarakt e partis per te marur ca pikes

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Unë them që të bëjë me shkrim një autokritikë dhe pasi t'a shikojmë e studiojmë autokritikën në organizatën bazë të marrim vendim. Nëse autokritika na bind dhe është mbi bazën e mësimeve të shokut Edi Rama, atëhere do ishte me vënd që t'ja falnim këtë radhë. Por nëse e përsërit më dhe sidomos nëse i vë flakën për herë të dytë gruas, atëherë ti japim ndëshkimin më të rëndë, përjashtim nga radhët e Partisë. Të rrojë Partia dhe udhëheqësi ynë i ndritur shoku i lavdishëm Edi Rama!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Une them qe pasi te denohet te lirohet me kusht si Fredi Beleri... Ate do ta zere turpi kur te ece ne pazar....tung per dretjesine e rinovuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje