Pas Pano Sokos, edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga Nisma Thurrje. Në një postim në rrjete sociale, ajo shpreh indinjatën për përpasjet lidhur me mandatin e vetëm që fitoi koalicioni “Shqipëria Bëhet”.
Ajo thumbon Adriatik Lapajt, teksa thotë se për të besa dhe fjala janë institucionet më të vjetra, duke iu referuar faktit se ai kërkoi të merrte mandatin edhe pse më parë kishte deklaruar se nëse merrnin një të vetëm s’do hynte në parlament.
“Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur. Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend.”, shkruan ajo.
Më tej, ajo shton se për një mandat nuk u dëmtuan vetëm dy partitë e koalicionit, por u minua gjithashtu edhe rruga e forcave të reja politike.
“Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet.”
Në fund, teksa njofton largimin, thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e këshillit bashkiak si e pavarur.
Reagimi i plotë:
"Burri lidhet për fjale jo për konopi"
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që ndodhën në lidhje me mandatin e vetëm të " Nisma Shqipëria Bëhet" shpreh indinjatën time dhe mosdakortësinë absolute se si rrodhën ngjarjet.
Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur.
Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend.
Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet.
Për një mandat të vetëm nuk janë dëmtuam vetëm dy parti, një kualicion, por është dëmtuar dhe minuar rruga e të gjitha forcave të reja politike edhe atyre që ndoshta do dilnin nesër.
Besoja dhe kemi sakrifikuar fort që c'do mandat, që ky mandat, të zbriste te lista e hapur. Por kjo nuk ndodhi, dhe nuk ndodhi në menyrën më të keqe të mundshme.
Prandaj që sot unë nuk jam më e angazhuar politikisht me "Nismën Thurje" ama do vijoj të jem një elektron i lirë në të voglën time.
Patjetër që edhe në Këshill Bashkiak, do të kaloj zyrtarisht e pavarur, fundja e pavarur kam qënë gjithmonë.
As nuk dua t'ja di për patitë e individëve, mua më intereson Mirdita ime, Shqipëria ime.
Pse cfare mendove ti. Ne vendin tuaj njerezit e ndershem numerohen me gishta. Ka perenduar ajo kohe. Ndoshta me vone si dihet. Shumica nga paraja vrapojne.
Kanceri i Nismes Thurrje mbetet Endri Shabani. Nje njeri i te gjitha veseve: ambicioz, i pafytyre, i pabese, hajdut, demagog, percares, mendjemadh, shpifes... Ai duhet te braktiset nga te gjithe. Te lihet te meditoje si apostull i Oksfordit, por qe po behet 45 vjec dhe nuk ka bere nje pune konkrete deri me sot.
Daj Zeqiri, shiko se è ke ngatërruar me Tik Llapaqenin, të gjitha ato vese që ke shkruar më lart janë karakteristika të Tik gabelit..
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Ah moj Rigerta: Po te ishin vene ne krye te Partive dhe Organet e Tyre Drejtuese, njerez me reputacion qe ne radhe te pare te mendonin e punonin per te cuar perpara vendin dhe shoqerine shqipetare, edhe JU e nderuar, si vajze e mireardimuar jasht vendit, nuk do vuaje vite te tera per tu sistemuar ne nje pune, gje cila nuk ndodhi dhe Ju, si heroine dhe punetore e zgjuar qe jeni, e zgjidhet vete problemin. A nuk shikon e nderuar, qe Saliu, Tritani e te te tjere, mbasi ja ndjene lezetin, ska zot nene qe i leviz vendi ? Edhe nje pjese e mire e te rinjve, nga do mesojne per te drejtuar kete vend, e per te bere ligje per popullin ? A i pe presionet qe vinin edhe nga Toronto i Kanadase ? Do isha i lumtur sikur Juve tu vinin te drejtonit Ministrine e Bujqesise, se te pakten Bulmetrat do i kishim te sakta dhe do dinim se cfar do hanim.
Kjo është ajo vajza mirditore që ngriti biznesin me tufën e dhive? Ke të drejtë. Ty të ka lezet fjala se jeton me djersë. Në këtë vend ka vdek virtuti e ka ngel vesi. Janë aq të paftyrë sa gënjejnë publikisht, si persona, si familje e le pastaj si parti.