Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për rikthimin e Trump në Presidencë dhe entuziazmin që ka pushtuar Partinë Demokratike në Shqipëri për këtë ngjarje.
Bushati tha se Trump nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në Shqipëri, pasi të gjithë "punët" që u duhen amerikanëve në vendin tonë i "rregullon" Edi Rama dhe administrata Trump nuk ka ndonjë shqetësim për demokracinë, ndryshe nga demokratët që pavarësisht problemeve kishin ende vëmendje ndaj disa aspekteve të demokracisë.
Bushati deklaroi se edhe një heqje e mundshme e non-gratës së Berishës, nuk ka ndonjë vlerë, pasi vetë non-grata është ezauruar, duke e përfunduar qëllimin e saj për goditjen ndaj Berishës.
"Nuk është sekret që administrata Trump do të bëjë jë ç'rrënjosje të ndikimit të Soros, i cili influenconte administratën e kaluar të demokratëve, por pyetja që ngre unë është, a mjafton lufta globale e Trump ndaj Soros, për të sjellë një ndryshim minimal në Shqipëri? Dyshoj se jo.
Nëse Trump vendos të riaktivizojë procesin e ndarjes së Kosovës, i pari që i del përkrah është Edi Rama, thotë Shqipëria, vendi që përfaqësoj mbështet atë që kërkon Trump.
Ju mendoni se administrate e re trampiste, do mendojë, prit se ky Rama është njeri që po shkel demokracinë në vendin e tij, është lider i korruptuar, ka qenë shoku Aleksit? Apo do të thotë ky është sharlatani që na duhet për të mbaruar punën? Dyshoj se mund të ndodhë kjo e dyta.
Shembull tjetër, do të hiqet non-grata? Nëse hiqet non-grata sot nuk ka asnjë vlerë. U ezaurua. Ajo kishte dy qëllime, ti jepte zarave të Ramës, PD-në, nuk e arriti këtë dhe e dyta, të shërbente si paketë propagandistike që SPAK-istët të thoshin na tha Amerika ta çojmë Berishën në burg, këtë e arritën.
Sot edhe po t’ja heqësh non-gratën, SPAK-u do vazhdojë ta përndjekë. Pra, PD-ja e tejkaloi këtë të non-gratës. Frika ime është që sot në Amerikë ka ardhur në pushtet një administratë shumë më pak e vëmendshme, e ndjeshme ndaj demokracisë liberale, ndarjes së pushteteve, një loje demokratike.
Si njeri që bën deal, Trump do liderë të forta, nuk vlen vetëm për Shqipërinë. Rama i mbyll këto punë. E njëjta gjë në rajonin tonë do të ndodhë edhe për Vuçiç. Demokratët e qelbën por kishin një lloj ndjeshmërie, për promovimin e demokracisë. Kjo erë me Amerikën e Trump ka mbaruar. Kjo më shumë se kujtdo, i leverdis Ramës në Tiranë, Vuçiç në Serbi, Dodik në Bosnje, e me rradhë", tha Bushati.
Sa te madh e kane pjerdhe kete qenef burr
Shiko Rama nuk ka qene shok me Alexin por eshte akoma.Sorros dhe fondacioni i tij investojne para per zhvillimin e rendit demokratik jo per te kunderten. Figuren e Sorros veshtire ta rrezoje kush aq me teper Sali Vicidoli apo dikush si fshatari fashist Urban i Hungarise. Trapi eshte e kunderta e Sorros dhe si populist dhe mashtrues do vazhdoje te beje shume zhurme per asgje. A do ja heqi ndalimin ne Amerike Saliut pak rendesi ka .Nuk besoj se Saliu eshte nje pike fekaleje ne halen e madhe me mutin qe Tramp duhet te haje pasi e ka premtuar ne fushaten elektorale.
Eshte i çmendur, mos e merrni seriozisht.... Po mire more "njeri", nuk na the njehere a ka ndonje zullum ky Berisha jot?
Paj pa qi nanen Shiqere, Trapi i Amerikës, ja ka heqë "non grithjen" Berishës që dje në oren 07h49 minuta. Bile bile, Berisha ja ka derguar nji tepsi byrek me lakra dhe mish derri hallal Trap-rrot karit, në shenjë ejvallahu. Popull shkerdhatë i Shqyperies, unë jam Trap-trapajan, dhe kur bëj Be-në e shenjtë "pa qi nanen Shiqere", ju duhet të më besoni sy-mbyllur, sepse kjo asht Be-ja e shenjtë e neve moter-qirve Trapajanë, që perbëjmë shumicen e popullacit të Trap-ojës. Bile bile unë, jam ba gati që tani, kam larë flokët, kam heq morrat, kam larë 11 dhëmbët qê kam në gojë, që në Maj të emërohem kumisar i Pulicëve në Kamëz nga dum-baba. Hë hëëë, keni kujtoftë, që Yuri Kim po e qin UDB-ashin tonë të Viçikadolit, jo more jo, pa qi nanen Shiqere kurren e kurrës.
O Bushat o bole te lepish bolen e sales ta fal se mer leket po te besh pulitiken e amerikes ti??? Po çte duket vetja o kar me syze ti sdi çbehet ne shpine tate o viç pa matrikull
po po trampi sa po ngrihet ne mengjes per salin pyet, ai se di ku bie shqiperia, nje lagje e nje qyeteti te amerikes, me pese llafazane ,, qe vetem flasin