Nga Ylli Pata
Qarkorja e primareve ku kryetarve të degëve të PD-s i kërkohet të largohen nga drejtimi nëse duan të jenë kandidat për deputetë duket etik nga pamja e jashtme. Madje më shumë etik seç duhet edhe për vetë partinë e Sali Berishës që nuk ka pasur skrupuj eksklezialë.
Një drejtues dege, për një forcë politike është fuqia organizative në territor. Kandidimi i në drejtuesi politik të qarkut apo bashkisë për deputet, është automatike. Pasi ai përbën një lidership lokal të partisë. Përveç rastit kur ai nuk ka mundësi të kandidojë ligjërisht, ç’ka edhe e dëmton partinë duke ndenjur në detyrën e kryetarit.
Politika, si çdo sektor i jetës është përmbushje e interesave. Një kryetar dege, nëse nuk kandidon për deputet, është automatikisht një garues për kryetar bashkie. Por në të gjitha rastet, për të ardhur te zgjedhjet lokale të vitit 2027, çdokujt i duhet të bëjë një “nxemje” në fushatë dhe parlament për të fituar një popullaritet dhe përvojë politike.
Nëse i referohemi të ashtuquajturës aksiomë të “të paprezantueshmëve” pra atyre që nuk mund të kandidojnë dot se do jenë nën sulm, duket se kjo qarkore ka dalë vetëm për qarkun Lezhë ku kryetar është Gjin Gjoni dhe Berisha synon të mbysë revoltën e para ca muajve të degës kundër Gjekmarkajt. Nëse niset nga kjo logjikë, pra vetëm qarkut të Lezhës, atëherë qarkorja e sotme ka sens. Megjithatë, Gjin Gjoni, edhe pse një personazh shumë i njohur në vend, mbëshetës i Berishës dhe me fuqi financiare, nuk ka lidhje elektorale me Lezhën(jo se ka Gjekmarkaj).
Por thelbi është diku tjetër, kjo qarkore, është njëjtë siç e gjithë retorika që bën Sali Berisha prej 2021-shit kur u shpall Non Grata. Nuk ka lidhje me territorin dhe militancën, por thjesht në mjedisin virtual. Një lloj Big Brotheri për emisionet e darkës.
Sepse nëse i futet thellë, apo më konkretisht situatës, kë kryetar po mënjanon Berisha. Para një jave, me gjithë bujë u emërua në Shkodër Elona Shkreli si kryetare e degës së PD-së së Shkodrës. Një emërim, i pritshëm prej kohësh, dhe në fakt edhe i merituar, pasi gazetarja ka prej kohësh që është atashuar si mbështetëse e Berishës.
Ndërkaq, struktura klasike e vjetër e PD-së në Shkodër, nuk i është atashuar asaj të Berishës, për shumë shkaqe dhe zhvillime, të lidhura me ngjarjet e vjetra por edhe të reja. Ku zhvillimet nga 2021 e sot kanë qenë determinante pasi pamë situatën e një lufte të vërtetë civile brenda strukturave të PD pa asnjë logjikë, por vetëm për interes të Sali Berishës.
Imagjino rastin e Shkodrës, ku Elona Shkreli, ka marrë përsipër të përfaqësojë PD-në e Berishës, e të mos kandidojë për deputete, e në Malësi të Madhe për shembull, apo në një zonë bastion të së djathtës të vijë Luçiano Boçi si kandidat, meqë është drejtues qarku.
Në logjikë, duket një vendim i fortë, një vendim etik, pasi kemi të bëjmë me një “heqje të kofliktit të interesit”. Por që është një broçkull e madhe. Sepse në të vërtetë, Sali Berisha nuk ka degë reale në territor. Por thjesht grupe që marrin përsipër të organizojnë fushatën, ose individë që gjejnë lidhje të shkurtëra me familjen e tij.
Një vit më parë në Kurbin, një zonë dikur bastion e PD-së, kandidatët për kryetar desh u vranë me armë zjarri, pasi nuk ishin pjesë e strukturave të PD-së, por thjesht “outsider” që hapeshin në territor duke thënë se kemi “carta biancha-n” e doktorit. Realisht PD e Sali Berishës nuk ka degë, po fare fare.
Natyrisht ka njerëz që angazhohen në terren, që vijnë nga lobimet e vjetra apo paralele të së djathtës, kryesisht ish-parti aleate si Balli, Legaliteti, deri edhe LSI e PS apo PSD, por jo degët klasike të Partisë Demokratike. Dhe dëshmia më e mirë e saj janë zgjedhjet e 14 majit 2023 ku Berisha i humbi në Shkodër, Tropojë e Kukës.
Të heqësh kryetarët nga gara është një “luks”, që nëse nuk është propagadistik është budallallëk. Por kur nuk ke degë, apo kryetar degësh që nuk zgjidhen dot si ai i Lezhës, edhe mund të luhet ky teatër absurd.
KERMA se shpejti ne Burg
Ha mut o Ylli i partise komuniste hs
sali krimineli duhet denuar. me burk. sali bersh. kerma. ka djegur. dhe ka shkateruar. vendin. po sa ka vrare. ky kriminel
upupupupu sa turp lereni mer gjyshin
Patoko mire gruja me? Tw ka hy pak frika por gruas I eshte fut dicka tjeter. Sufllaqexhi legen.
I dobet koment. Ne te gjithe boten keshtu veprohet. Shyqyr qe I arrirtem kesaj dite dhe jo ta baltosim Z Pata.
O ylli pata. Ato rpot ku ti kesh po nuk e shpjegove fjalën eksklezial o rpotriq ti dhe ata si puna jote . e degjeneruat shqipen o të degjeneruar ju zënt mallkimi dhe gjaku i atyre që u van për ta mbrojtur e ruajtur kët gjuh kaq të pasur e të larmishme. Ju duhet të ndêshkoheni me gjoba si gazet e kushdo që shtrembron shqipen. Debila.
Ky asht hardhek. Ala nuk e ka kuptu ca i ka ba Rama. Karaduz hesapi.
sepse sali berisha eshte kriminel. i shqiperis. sa krime ka bere ky kerel. qe nga 97.
Ylli bufi dhe rosat e ylli bibes
Mire ua ben. Keta mender drejtues degesh qe su lodhen duke lepire bythen e veremliut, kete meritojne. Le ti poshteroje sa tu vije turp nga vetja.
Shoqēri e mbaruar, njerēz tē mērzitshēm, injorancē kolosale , mediokritet dominues. Tē meresh, diskutosh , apo besosh tek non grata, duhet tē jesh qorr , osé me tē meta tē theksuara mendore. Shqiperia ēshtē e dhjerē, nuk do bēhet asnjēherē.
O Pata, o kar me zile! Po cmutin ke ti se cfare ben sali kerma me te vetet dhe ne shtepine e tij? A po i bie ne qafe kujt?
Kryetari i PD lokale duhet të ketë të drejtë të zgjidhet si Berisha, të dy ose asnjë të largohen nga drejtimi! Berisha i trëmbet Bashës, sidomos pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e Tramp.