Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me votën e diasporës në Shqipëri.
Krashi tha në News24 se vota e diasporës ka potencialin të skanojë të gjitha qeveritë dhe partitë politike në Shqipëri, duke theksuar se emigrantët, në bazë të këtij “skanimi”, do të vendosin se për cilën parti do të votojnë.
Ai shtoi se, përveç 60 mijë aplikimeve që kanë ardhur deri tani, ka edhe shumë të tjerë që kanë hapur llogarinë në platformë, por nuk kanë aplikuar ende.
Në lidhje me përfaqësimin e diasporës në parlament, Krashi theksoi se ligji aktual nuk e parashikon një gjë të tillë.
“Ligji ynë nuk e parashikon që të kemi përfaqësues të diasporës në parlament. Nëse pesha për një deputet është 10 mijë vota, nëse diaspora sjell 200 mijë vota, atëherë duhet të ketë 20 deputetë në parlament. Flas në mënyrë teorike, ligji jo vetëm që nuk e lejon, por as nuk e inkurajon”, u shpreh ai.
Ku e ka peshkuar Rripjellja kete dyrrotak me nje piston qe paska thesin e emigranteve ne bagazh te dyrrotakut .