Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zbulon se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën që do të votojë në zgjedhjet e 11 majit.
"Votuesit në Shqipëri i kanë të gjitha mundësitë t’i rinovojnë", ka thënë ai për Report TV.
Sa i takon bisedeve me PD-në, Gjiknuri shprehet se: "Kemi rënë dakord vetëm për 3 elementë në Kod".
Gjiknuri tha se PS nuk do të pranojë të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar.
"Kërkesa e PD, Absurde. Lë vend për alibi kur ata të humbin zgjedhjet", tha Gjiknuri.
Mos e beni kete shtyrje se e mbushet kuvendin me miqt e bejlerin Zbatoni vetem ligjet kush do te votoj le te vij ne shqiperi Sepse ne te kunderten do zgjedhin ata qe se meritojn sepse ne ne emigracion nuk e njohim ata qe do zgjedhen