Berisha thërret delegatët e Tiranës dhe iu flet se çfarë po bën... Donald Trump

23 Janar 2025, 19:40Politika TEMA
Berisha thërret delegatët e Tiranës dhe iu flet se

Sali Berisha mblodhi këtë të enjte të deleguarit në qarkun e Tiranës. Dhe nisi t'i fliste për zhvillimet në SHBA, pas inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve.

Berisha deklaroi se rikthimi i Donald Trump është një mrekulli jo vetëm për kombin amerikan, por për mbarë botën.

Sipas ish kryeministrit në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka bërë sa në një mandat.

“Ndryshime të mëdha, të jashtëzakonshme kanë ndodhur këto ditë në timonin e Shtëpisë së Bardhë me inaugurimin e presidentit Donald Trump, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit me votën e lirë.

E kam theksuar dhe e theksoj se nuk ishte një mrekulli vetëm për kombin amerikan, por kjo ishte një mrekulli për të gjitha kombet dhe njerëzit e lirë në mbarë botën.

Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat.

Ai premtoi në mënyrë të përsëritur kombit amerikan një transformim të SHBA, çka nënkupton dhe një transformim të të gjithë asaj që fuqia amerikane projekton në mbarë botën.

Ky transformim në dy ditë çmontoi në mënyrë themelore të gjithë doktrinën, praktikën e agresionit të frymëzuar nga ekstremi i majtë marksist-leninist dhe post-marksist sorosian ndaj familjes.

Presidenti Donald Trump bëri të qartë se cila është familja për SHBA, ajo që ka qenë nga Adami dhe Eva dhe gjer para këtij agresioni që u ndërmor vitet e fundit ndaj familjes me numerotimin e prindërve me numër 1 dhe 2 dhe me idenë e krijimit të fermave të femrat për qëllimet më të mbrapshta njerëore.

Në këto dekrete të një rëndësie historike merr fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë.

Karl Marksi kishte parashikuar Njeriun e Ri, njeriun me tru të shpëlarë nga ideologjia marksiste, por nuk kishte parashikuar ndryshimin e gjinisë.

Presidenti dekretoi se sot e tutje në SHBA, gjinitë do jenë vetëm ato që ka falur Zoti. Burrë dhe grua apo mashkull dhe femër.

Këto qëndrime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për SHBA. Por u garantoj se pas SHBA, kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria.

Pra, për ne këto dekrete marrin një rëndësi shumë të madhe sepse nuk do mund të përdoren më kurrë as fuqia dhe as paratë e taksapaguesve amerikanë për të promovuar agjenda të përçudnuara si këto që ai i ndaloi në SHBA.

Pra, në rast se ne kemi parasysh se u bëmë kopshti eksperimental i sorosizmit, nuk ka një vend të dytë që përfiton më shumë nga këto dekrete se sa Shqipëria”, tha Berisha.

12 Komente

  1. B
    Babi Zenit non grata

    I pjerdhur komplet........

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeli

      Sali ngordhja

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al

        Roofte non-grada. Pionieri i Enver Hoxhes. Vrasesi i popullit Shqiptar. Hajduti i pronava publike. Dhendrri i Serbise. Arkitekti i Firmave Piramedale. Shkaterrusi i uzinave dhe fabrikave. Zjarrvensi i zgjedhjeve te lira. O Salih, po ik o shkerrllat mashkull se na prishe terezine. Po pse o Mero i jep hapsire ketej poljaco.

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Berisha eshte nje psichopat qe levrin si rezultat te pederastit Rama, te dy jane ne te njenjten cante…

          Përgjigjjuni
          1. g
            greku

            Ky idioti do te analizoje Trump se cfare po bene sepse i kane mbaruar punet e vendit tani do te merren me globing…ha…ha…. mjerane e sharlatane si Berisha dhe ata qe e degjojne kete te neveritshem kriminel e hajdut ordiner…

            Përgjigjjuni
            1. B
              Byrektore Shqupi

              Kur themi Shqipëria, themi Salia! Kur themi Salia themi Shqipëria! Sali Shqipëri me ty gjithnji! Urrrrrrrrrrrraaaaaaaa.......

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dyrdyli

                O Sali kari. O te marte muti shalet mgjs ti je koke e kembe mut. Po si i gjete m-L ne Amerike o lexhende? Po hidh nje sy per ta edhe nga Anglia apo nga BE sepse vetem ti mund ti shpartallosh ata e te mos gjejne vrime miu. O kokra e gomarit. Te te rroje kosherja o lexhende se bletet Kane marre malet ne mes te dimrit dhe po bejne kampoonatin e skive. Ik mshifu se le kokren e nomit.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malshova

                  O komuist Sala !!!!! Jemi mesuar me keto Lavdi Lavdi Titos,Stalinit,Hryshovit,Maocdumit Te gjithe na vune gishtin Mos i genje ata te shkretet qe te vine nga pas si Delja qorre pas kembore O kufome e kalbur

                  Përgjigjjuni
                  1. c
                    ce

                    Thone se perbindeshi i vicidolit do merret cdo dite deri me 11 maj kur te marre rrokellimen per ne gropen e historise me punet e Donald Trumpit sa per ti mbajtur te karikuar trushplaret qe besojne se perbindeshi do kaperceje ylberin me 11 maj 2025

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KO

                      Nje servilizem i pashembullt sipas stilit te servilit. Ato qe thote Berisha jane te verteta por qe ndyjne biografine e Trampit duke ditur se pse i thote Berisha keto servilizma. Nga ana tjeter Berisha hiqet si injorant i paditur qe ben sikur nuk kupton se Trampi po ben revolucion ne bote, pikerisht kunder veseve te Sali Berishes. Saliu nuk eshte budalle qe ben sikur nuk i kupton keto, por eshte i trembur sa i kane vajtur pordhet ne zemer. Mendo qe Trampi u qellua per tu vrare , do mbroje Saliun qe ka vrare kundershtaret e vet ne bulevard. Krimineli Sali behet viktime per ti pelqyer Trampit por nuk kuptn si malok qe eshte se Trampi nuk ka nevoje per servila kriminele qe vrasin popullin e vet ne proteste. Ne burg, ne burg do i dergoje te tere, Saliun dhe shoket e Saliut.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Opinionisti

                        Më pëlqen optimizmi i non grates , që ëndëron e fantazon për të ardhmen e vet dhe të familjes se tij . Po shumë shpejt do ti kthehet ne bumerang dhe do të diziluzionohet . Kjo do të jetë goditje e madhe dhe fundi i karrieres së tij .

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          raul

                          Lere c'na pane syte dje ne ekran . Kishte dalur Ediththtththththththththth Harxhi, ne gjendje ekstazi halucionante reaktive histerike per hyrjen e Trumpit ne shtepine e bardhe. Fliste sikur ishte ne qiellin e shtate sikur qellimi i ardhjes se Trumpit ne pushtet nuk ishte drejtimi i USA per 4 vjet por lufta e madhe qe do bente Trumpi per te risjelle ne pushtet imam haxhi dede sali fazllic Asad dumbaben me 40 hajdute me 27 akuza mbi kurriz.. Oh sa kam qeshur, ha ha ha ha ha , kjo ishte laraske fare nga trute,ne delir delikuent njelloj si laraska e Zhulalit turikalit te keshillit bashkiak ne Tirane. Po mire moj Edithththththththth po me qesharakja ishte kur the - kryeministri i ardhshem i Shqiperise per imam haxhi dede sali dumbaben...Po ti duhesh vizituar se qenke ne qiellin e 7t taman si Ina zhaba cukamanja qe flet me ate syrin gjysem te mbyllur. Po mire moj Edith me cfare llogarish keni menduar te vini ne pushtet. Apo ke llogaritur 1 milion *votat* e diaspores te tera pro foltores qe xhozi dezinjatorja e partise zbuloi nga dritarja e avionit ne 10 mije m lartesi kur po udhetonte per ne Xhibuti te Afrikes per te marre votat e 2 shqiptareve qe banojne atje. O mjere ju qe shifni endrra ne diell, mundoheni te krijoni nje fryme besimi se Trumpi do ju ngreje nga gropa ku keni rene ne 2013 dhe perfundimisht ne 14 maj 2023. .Po a e pe Flamut Geringun mbreme qe sillej si rrugac me Klosin e nderuar dhe cdo dy fjale kishte, krim, korrupsion bande. Taman si nje kacak mali qe ka zbritur me corape te grisura ne pushtet. Ju jeni ne delir te gjithe , keni nje aftesi te cuditeshme qe shihni endrra me sy hapur dhe i besoni. Po me thuaj nje rast te vetem ne planet ne 120 vjet qe nje force politike qe ka humbur pushtetin e saj ne 92% te teritorit ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi dhe eshte ricikluar pas 2 vitesh. Jo pas 2 vitesh por as pas 20 vitesh nuk ka ndodhur. Dhe kjo nuk do te ndodhe as ne Shqiperi se ligjet filozofike te politikes elektorale nuk mund ti ndryshoje as Ediththththththi as laraska e Zhulalit, as Flamut Geringu . Jo Trumpi me ardhur ne shtepine e bardhe por dhe zoti po te zbriste ne toke nuk mund ta ngreje me gerdallen foltore te plagosur rende me 8 humbje nga 2013 dhe me 23 dhjetor 2024 ne pordhesten e fameshme qe u trumbetua me force mori braktisjen shembullore te popullit shqiptar duke paralajmeruar perbindeshin e vicidolit per fundin politik qe e pret me 11 maj 2025.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje