Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, debatuan ashpër për programin që e majta prezantoi kur erdhi në krye të qeverisë dhe për premtimet e (pa)mbajtura.
Noka e pyeti Klosin se çfarë ka bërë për vendin Partia Socialiste në këto 12 vite qeverisje. Ky i fundit foli për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe tha se “BE ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt”.
Por, për Nokën, këto deklarata janë vetëm mashtrime. “Ju ka hyrë lepuri në bark”, iu drejtua ai socialistit.
Noka: A e mbani mend 300 ditëshin e Ramës, premtoi 300 mijë vende pune dhe përfundoi me ngrënie kokash njëri-tjetrit.
Klosi: Ne sot jemi një vend që ka hapur negociatat me BE-në.
Noka: Ka 12 vite që kanë qenë në këtë stad negociatat. Mos gënjeni.
Klosi: Mos bërtit… Ne të dy nuk ia mbushim dot mendjen njëri-tjetrin.
Noka: Më trego programin.
Klosi: Ne sot kemi hapur negociatat me Bashkimin Europian dhe vetë Bashkimi Europian ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt.
Noka: Leri këto blla blla blla, më thuaj ç’ke bërë për bujqësinë, shëndetësinë
Klosi: Ti nuk do ta dëgjosh.
Noka: Ju ka hyrë lepuri në bark. Dridheni. Më thuaj çfarë keni bërë.
Klosi: Kemi bërë aq shumë për këtë vend, sot jemi kampion për turizmin në rajon, rritjen e pagave, pensioneve.
Noka: Ca thua mo, jeni bërë kampion për krimin. Zbrit mo nga autobusi, çfarë pensionesh thua.
Duke u përplasur me Klosin, Noka akuzoi PS-në për lidhje me elementë të botës së krimit. "Ku e keni sot Rrahman Rrajën apo Ergys Çyrbjen? Më gjeni një në forcën tonë politike që është emëruar nga krimi!", tha ai.
Debati përshakllëzoi kur Klosi akuzoi PD-në për mungesë diversiteti, duke theksuar se në listën e drejtuesve politikë nuk ka asnjë grua.
"Si nuk iu vjen zor, i keni drejtesit politik të gjithë burra dhe asnjë grua. Të gjithë ata që janë në atë listë i janë besnikë Sali Berishës," tha Klosi.
Ndërkohë, Noka iu kthye duke i thënë:
"Pse nuk i thoni shqiptarëve që ju nuk shkoni të hani bukë në shtëpi pa i marrë leje kryetarit. Po nuk u tha kryetari hapu telefonin grave pa u dhënë leje Rama. Ndërsa ne e respektojmë votën. Kush e ka caktuar Benetin, e kanë caktuar grupi i Bajrave. Shqiptarët kanë sot nevojë ulëritëse për ndyshim".
Haaaa budallai ne 2 i PD se i pari eshte non grata Berrisha s'ja kalon dot Flamuri pa shkop i treti eshte Tritan Preshi i katerti Mond Bilbili por me super budalla eshte kerrici i Fahri Balliut ky eshte ne konkurrence me non graten kishte budallai ne 1
Si mund te ulesh ne nje tavoline me noken NOJA VETEM DI TE THOTE CAR I THOJNE NOKA ESHTE PER TE MBAJTUR SHPELLARIN QE TE MOS RREZOHET
Pu pu hapu dhe e mere mulin. Ka njeri që e degjon kete gomar. Vetem gomeret moderator që per te rritur shikushmerin i len te zihen si qente. Per kur e ka len SPAK kët shpellarin. Drejtesi mjerane. Drejtesi e vdekur.
Po mori pushtet Muli , koburja e zbrasur bashkë me Salën , vendi do të kthehet në kohën e fajdeve të Sudes e Xhaferit me shokë . Këta janë agjente te UDB-së dhe e kanë vërtetuar që nuk punojnë për përparimin e kimbit shqiptar , por për interesat e Serbisë .
NDRYSHIMI E KA EMRIN FLAMUT NOKJA SPIUN I SERBISE SI SALEHKARAXHICI KRIMINEL I SHQIPETAREVE ,SHERBETOR I SERBISE...... HAHAAAAAA
Dhe duket se te gjithe e ndjekin Mulin ne proteste.Ka pasur qene nje rast i Azem Hajdarit me duket me Tritan Shehun qe i shiste mend Azemit,sikur ne na ndjek populli.Pergjigja e Azemit ka mbetur ikone ku ju pergjigj Titanit"Me shume me mblidhen njerez mua kur ndroj gome e makines se ty ne tubim"