
Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për akuzat e rënda të Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, se ai ka lidhje me trafikun e drogës dhe laboratorin e Xibrakës.
Bushati tha se Gazment Bardhi nuk solli prova për përfshirje të Olsi Ramës në trafikun e drogës, por tha se kjo çështje duhet hetuar nga SPAK, për shkak se ka indicie dhe dyshime.
"Në këtë debat jam në konflikt interesi, sepse unë kam patur miqësi të gjatë në kohë me Olsin në rininë time. Kam tendencën ta shoh për mirë, edhe ju si emision duket sikur kështu po e shihni.
Këtu kemi një debat, Gaz Bardhi thotë Olsi Rama është përfshirë në trafik kokaine. Dëgjuam që Olsi Rama tha që janë shpifje, thotë mund të kem udhëtuar por nuk kam lidhje dhe këtu mbaron kjo çështje. E lexova me vëmendje, mund të jem edhe subjektiv për hir të së shkuarës.
E para, nuk ka deri më sot asnjë provë, që Olsi Rama të jetë përfshirë në trafik kokaine. Por ama, duke mos patur provë të përfshirjes, kemi dyshime të forta që është futur në një mjedis trafiku. Jo vetëm është futur në një mjedis trafiku, por dyshimet janë që si vëllai i kryeministrit, policia dhe prokuroria e ka nxjerrë dosjen me fraksion. Dosja thotë se ka një person të paidentifikuar.
Ky i paidentifikuari, është i njëjti person që ka përdorur makinën e famshme. Bardhi dha edhe nja dy momente, që nuk ishin shumë bindëse. Tha në ditën që kolumbianët do të vinin, Olsi Rama doli jashtë, por në atë ditë mund të kenë dalë shumë shqiptarë jashtë.
Kemi një fakt, që ky person i dyshuar, i paidentifikuar që përdor të njëjtën makinë si trafikantët, kur vjen puna, vendimi i Gjykatës së Apelit që i ka dënuar të tjerët, thotë policia e dekonspiroi operacionin. Ky është vendim gjykate. Dhe dekonspirimi nuk bëri të mundur identifikimin e personave të tjerë.
Gaz Bardhi sot nuk na dha prova, që Olsi Rama ka marrë thasin me kokainë dhe ka shkëmbyër para. Por na dha indicie që prokuroria duhet të merret me këtë çështje. Pra këto dyshimet janë të mjaftueshme që familjari i një njeriu tepër të pushtetshëm të hetohet. E vetmja gjë që kemi të çertifikuar, që kjo dosja me fraksion nuk mund të rrijë më nën shalët e prokurorëtve", tha Bushati.
O Bushat me fytyre si te dhelpres, je shume skuth. Nga njera ane thua qe e ke patur shok Olsin dhe pastaj me marifet ben aludime dhe thua qe Spak duhet te vazhdoje hetimet pasi ka dyshime. Si ka mundesi qe zoti te ka bere bloze nga shpirti ?
Ne kete rast Bushati ka shkelur vijen e kuqe, poshtersia ka arritur majat. Edi Rama te fal ta poshterosh, ta fyesh ate vete, por kur vjen fjala te shpifesh per familjen, eshte shume e ulet kjo qe mbeshtet Andi Bushati. Gaz Bardhi po ben nje SHOW me letrat e Sali Berishes, kjo e diskrediton plotesisht ate vete. Ne te gjitha bisedat naten e kaluar, dukej nje neveri per ate qe beri Gaz Bardhi, shume shpejt do behet fytyre shume e urryer per Shqiptaret. Megjithate ai ka axhenden e tij politike, te mbeshtetur nga Sali Berisha. Keto manovra te deshperuara te Saliut, jane vetvrasje te PD, i shtojne besimin njerezve tek Edi Rama.
Ka mundësi Franc, ka sidomos kur në mes zien urrejtja. Nga ky njeri i lig me emrin Andi, me urrejtjen e shpalosur ndaj Edi Ramës, nuk mund të pritet tjetër gjë veç të lehë. Dhe Rama nuk i ka bërë ndonjë gjë të madhe në fakt, veç dy momenteve. E para nuk e përfill, më troç nuk ia var, për të mos thënë e përçmon dhe e dyta vite më parë, kur kanë qëlluar të dy në një studio, Rama e ka quajtur atë komunist. Me këtë ai e ka prishur fare, se ia ka heq 'petllën', siç thonë tironsit. Mbaj mend si tani se si u bukos e u nxi në fytyrë atëbotë nipi i Hisniut dhe djali i Mediut. Andi komunist?! Këtu Rama e tepëroi ca! Ndaj e meriton urrejtjen e tij.
Po le te hetohet, ku eshte problemi ketu? Me sa duket foltorja mendon se mund te kete indicie sipas tyre se ky Rama eshte i perfshire ne trafik droge. Faktet thone qe ky u kthye si emigrant i pa sukseshem ne Shqiperi nga Amerika dhe aty na qenka bere pronar ose drejtor klubi futbolli si dhe ka fjale qe zoteron prona me vlera te medha. Pse duhet qe ti hidhemi ne gryke ketij Bardhit dhe te themi mos e heto Olsin? Nqs eshte i perfshire ligji e thote qarte se cfare duhet ti ndodhi, nqs se eshte i paster s'ka problem. Por ka dhe nje problem ketu dhe me kete homon, Bardhin qe kur ka indicie per kundershtarin politik shkon e uleret ne per media per SPAK te hetoje kurse per Mul koke tulin Noka kur e akuzon per vilen ne Lalez me vleren 1 milon USD ose per Zenin e perfshie ne Gerdec qe vete ai na i serviri nuk uleret qe SPAKU ti hetoje. Ketu ky homoseksual e ka humbur te drejten qe kerkon.