Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se Partia e Lirisë, i bën nder kësaj force politike nëse shkëputet politikisht.
Në një intervistë për “Tirana Live”, Elezi u shpreh se PL dhe PD nuk mund të bashkëjetojnë, pasi kanë qëllime pikëpamje të kundërta.
Lidhur me vulën e Partisë Demokratike, Elezi shtoi se ky proces po kalon çdo lloj limiti kohor.
“PL si forcë politike ka marrë një vendim politik të shkëputet nga PD, i bën nder të madh PD, qoftë krahut të zotit Basha, qoftë krahut të zotit Berisha.
Nuk mund të bashkëjetojnë këto forca politike me qëllim dhe me pikëpamje diametralisht të kundërta. Nuk është normale në politikë të ndodhë kjo.
Partitë eskreme të ndryshme bëhen bashkë, se nuk kanë çfarë i thonë elektoratit. Në rastin e vulës, kjo betejë po tejkalon çdo afat kohor, është në dëm të opozitës. Prevalon parimi i shumicës, që në 11 dhjetor, unë mendoj që vulën, gjykata duhet t’ia jepte zotit Berisha.
Por veprimet e Berishës ka qenë që të mos e marrë vulën. Është në një proces 11 dhjetori, 11 dhjetori ose 18 dhjetori, janë dy kuvende që nuk e pranojnë njëri tjetrin, por Bardhi dhe Berisha janë në një eskalon.
Kjo i ul pikë të gjithë Rithemelimit. Janë totalisht të përçarë. Interesi i tyre është që të marrin një mandat të radhës”, theksoi ai.
z.Elezi! Të jemi realistë.Asnjë interval kohor PD-ja s’ka qenë dhe s’është parti e djathtë.Është shitur si e djathtë dhe gjithë veprimtarija e saj s’është e tillë. Pa u futur në histori dhe analiza, ka një fakt shumë tregus.A ka ndonji njeri me dy pare mënd në kokë,të besojë se PD-ja e drejtuar nga një dorë e hekurt e një militanti fananatik komunist, të shpresojë veprime e qëndrime të djathta?!!!…Absurditet….Pra natyrshëm PD-ja dhe PL-ja mund të mund të jenë binjake dhe unikë në ideologji dhe bashkë egzistencë….
Eshte shume e drejte prokuror. PD eshte nje parti me mendesi ekstrem majtas ose dhe mendesi fashiste. Po ashtu dhe PL eshte nje parti familjare e majte me ate koke ducen Meten keshtu qe ne fakt Elezi ketu e ka gabim kur thote se keto parti nuk kane gjera te perbashketa, ne fakt keto parti kane sinergji me njera tjetren. Gjeja me me mend do te ishte qe keto dy parti te shkriheshin bashke por problemi eshte kush do te jete ne krye non grata apo koke ducja prandaj nuk e bejne? Po e bene do te perfundojne si partia a Hysni Milloshit se deri athere do tu kete dale boja se kush ne fakt jane keta. Per sa i perket partise zyrtare, PD e Lulezim Bashes por dhe e te tjereve duhet te tregoje se cfare partie ne fakt eshte? Eshte edhe ajo e majte me nje kryetar qe s'leviz vendit apo parti e djathte me te rinjte ne krye?