Çështja e vulës dhe logos së PD në Apel, Sefa thirrje Rithemelimit: Dilni publikisht dhe thoni që...

28 Mars 2024, 12:03Politika TEMA
Çështja e vulës dhe logos së PD në Apel, Sefa thirrje

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka depozituar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për nxitjen e shqyrtimit të çështjes që lidhet me vulën e kësaj partie.

Në fjalën e tij për gazetarët, Sefa tha se gjykata duhet të marrë një vendim i pa ndikuar nga asnjë faktor.

Ai shtoi se PD do të pranojë çdo vendim që do të merret nga gjykata, ndërsa bëri thirrje që edhe Rithemelimi të dalë publikisht dhe të deklarojë se vendimin e gjykatës do ta pranojë.

“I bëjmë thirrje nënkryetarit të Parlamentit që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat. Drejtësia popullore proletare me numra e shifra ka në Kinë e Korenë e Veriut, janë politika putineske.

I bëj thirrje palëve të ndjekin rrugën ligjore që çështja të shqyrtohet në një kohë të shkurtër. Gjykata të mos ndikohet nga asnjë faktor.


Rithemelimi të thotë që çdo vendimmarrje e gjykatës do të respektohet. Një gjë të tillë e kemi bërë edhe ne. Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin”, tha ai për mediat.

4 Komente

  1. S
    Shkembi

    Sa trap qe je! Fashistet berishist gjithcka qe kane dashur e kane marre me dhune.

    1. B
      Bureto

      Bravo Indrid! Sa herë të kam ndjekur në daljet para gazetarëve, në KQZ apo studio TV-je, kam konstatuar se, përveç se një jurist i aftë, ke edhe integritet. Uroj të vazhdosh kështu sidoqë të vazhdojë karriera juaj politike. Sa i takon vulës, edhe pse nuk jam jurist, as anëtar i PD, meqënëse e kam ndjekur procesin/krizën e PD, qysh nga 9 shtatori 2021, kur non-grata u pezullua nga grupi parlamentar dhe filloi fushatën përçarëse brenda jush, kam patur bindjen e plotë se fillimisht "Foltore" dhe më vonë gjithçka që në kongresin e 11 dhjetorit 2021, çoi në të ashtuquajturit 'Rithemelim". Gjithë procesi ishte kryekëput antistatuor, sepse është Statuti ligji bazë me të cilin operojnë partitë politike. Kështu kam po ashtu bindjen se gjyjata e Apelit, kur të vendosë për vulën dhe logon e partisë, atë do të vlerësojë, pra është shkelur apo jo STATUT-i i PD, i miratuar në kongresin e korrikut 2021, pra tre muaj para se Sa-lehu me skotën e tij kryekëput për hallin e vet, ndërmori atë fushatë përçarëse. Ç'është e vërteta këtë e arriti, por jo pak pak e ndihmuat dhe ju, sa me mefshtësinë tuaj po aq dhe për shkak se aty duke filluar nga Basha jeni jo pak të kompleksuar nga "Lexhenda". Por tani kjo pak ka rëndësi, ç'u bë u bë! Uroj që gjykata e Apelit të mos bjerë në nivelin e gjyqtarit berishist, A.Zhukri, dhe ajo ndërkohë të marrë një vendim sa më të drejtë. Uroj dhe besoj se kështu do të ndodhë.

      1. S
        Sufllaqe falas

        Si jurist nuk po e vë njeri ne diskutim por si qenka Vula e PD -se e Bashës pa votues me 10-12 deputet se të tjerët kanë ikur tek Berisha Vetëm ju patronazhistet e kuptoni

      2. C
        CUKU

        KY SEFA SHUM TRIM ME KRYMINISTRIN NGA PAS A KE APO NUK KE ELEKTORAT MBAS VEDIT PO SPATE VULEN VEC PER NE BYTHE SE NUK TE DUHET PER TJETER GJO O SEFO

        Lini një Përgjigje