Santos ‘shuplakë’ Athinës, Minxhozi: BE e mbingopur me qëndrimet bllokuese të Greqisë

28 Mars 2024, 09:07Politika TEMA
Santos ‘shuplakë’ Athinës, Minxhozi: BE e mbingopur me

Gazetari Skënder Minxhzoi komentoi deklaratën e raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos, e cila nga Tirana, u shpreh kritike për Greqinë dhe bllokadën që ajo ka vënë në Bruksel për rastin e Fredi Belerit.

Ai tha se deklarata e Santos ishte mjaft e rëndësishme dhe po ashtu tregoi se edhe BE-ja është lodhur me vendimin bllokues të Greqisë.

“Është një deklaratë mjaft e rëndësishme në aspektin e dosjes së madhe diplomatike që është hapur me dënimin e Belerit dhe që sheh të kundërvëna Shqipërinë dhe Greqinë.

Ky ndryshim kursi nuk vjen rastësor. Greqia e ka luajtur këtë mjaft shpesh dhe nuk e ka për herë të parë, por mes sa duket janë mbingopur me këtë qëndrim grek në raport me atë se çfarë është sot Evropa e bashkuar dhe që duhet të sillet ndryshe”, tha ai në Real Story në ABC News.


Ai shtoi, se Athina me këto qasje dëshpërimisht po synon të avancojë një çështje në Himarë, e cila nuk shfaqet në zonat minoritare në jug të vendit.

“Shprehja e Santos është një pasojë e një linje të pjekur në Evropë në nivelet me të larta, përfshirë Gjermanisë, Francën Italinë po se po në lidhje me një çështje, e cila nëse një shteti të vogël si Shqipëria, kjo është logjika e tyre, i kemi imponuar  një sistem të ri drejtësie dhe ky sistem po funksionon dhe ka dënuar më të parën qeverinë e vendit, tani pse duhet bërë gjithë kjo zhurmë për një kryetar bashkie.

Pse? Sepse shteti grek kërkon të avancojë një agjendë, e cila nuk duket as në Dropull, as në Finiq, as në Sarandë, përveçse në Himarë, i cili nuk është një territor defacto dhe de jure i shpallur minoritar duhet  medoemos të shndërrohet në të tillë me këtë presion shumëvjeçar nga Athina zyrtare. M’u duke si një njeri [Satnos] i mërzitur dhe i acaruar, kur tha se “bota do ishte e tmerrshme”. Ishte shumë e rëndë si deklaratë”, tha ai.