15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

28 Mars 2024, 11:49Politika TEMA
15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe

“Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Me këtë rast Partia Demokratike nderon këtë arritje madhore për vendin, e cila u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Për të nderuar këtë ditë, në fasadën e selisë së PD, është vendosur një baner 23 metra i gjatë dhe 6 metra i gjerë”.

Kështu shkruan portali i familjes Berisha.

Sali Berisha dhe mediat e tij, hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave, i shohin si dy arritjet më të mëdha të qeverisjes së tij dhe krenohen me to.

Madje, deri para dy vitesh, para se të prisheshin me Lulzim Bashën, mburrnin dhe këtë të fundit për liberalizimin e vizave, duke qenë se në atë kohë ishte ministër i Jashtëm.

Por a është vërtetë meritë e Berishës dhe qeverisë së tij, anëtarësimi në NATO?

Në fakt, vetëm një muaj para se Shqipëria të anëtarësohej në NATO, ndodhi një nga ngjarjet me të rënda, Gërdeci.

Dhe siç dihet, pas asaj afere korruptive, qendronte djali i Sali Berishës, Shkëlzeni.

Do të mjaftonte vetëm ajo ngjarje, për të kuptuar se Shqipëria në fakt, nuk ishte gati për NATO, edhe pse për të justifikuar përfshirjen e vet në të, Fatmir Mediu tani thotë se mund të ketë qenë vepër e rusëve, në mënyrë që ne të mos anëtarësoheshim në NATO.

Anëtarësimi në NATO, në fakt është vetëm falë konjukturave të atëhershme dhe lobimit të fortë të SHBA-së.

Pa ndikimin e Uashingtonit, Shqipëria ndoshta as sot nuk do të ishte pjesë e NATO-s.

Ndaj mirë do të bëjnë të tregohen paksa më modestë, se shqiptarët nuk janë si ai grumbulli njerëzish që shkon poshtë penxheres së Sali Berishës dhe beson çdo gjë që del nga goja e tij.

Dhe të kuptojnë, se pa SHBA, që e sulmojnë çdo natë nga “rrugica e shpresës”, Shqipëria do të ishte shumë më e dobët dhe e ekspozuar ndaj atyre që nuk na e duan të mirën.

11 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    Gazetar idiot kush pjerdh berishen qafsh...e futi Amerika o cop kari

    1. S
      Salarioti

      Po le ta anetaresoje Shqiperine ne BE edhe Rama i jot o Mero, thjesht per konjuktura, ska gajle, e pranojme. Na thuaj nje arritje te PS ne keto 11 sic ishte heqja e vizave SHENGEN dhe anetaresimi ne NATO.

      1. z
        zot fali zagaret!

        salarioti !!!!!!!!! e futi GERDECI.

        1. T
          Tim

          Eshte I fundit fare....vetem llogje ka......

      2. F
        Folrorja

        E ke qarë fare!! Po ku diskutohet ky fakt o gazitarë! Po të mos egzistonte lexhenda Sali berisha dhe pd ne do ishim akoma në traktatin e varshavës!! Bile - bile edhe makedonia..edhe mali i zi.. edhe vëndet e lindjes ish kamuniste u pranuan në nato pasi dha ok lexhenda Sal berisha me Partinë Dhjerokratike!! Vetëm me ukrainën a ba puna keq.. nuk do që nuk do lexhenda salberisha që ta pranoj në nato!!!

        1. a
          american23al

          Komente te tilla se kush e futi Shqiperine ne NATO dhe aq me keq qe Berisha eshte ai qe e beri , tregon nivelin e mjeruar te informacionit dhe fshatarask do te ishte pak… Nje mendje djallezore bene Berishen autor te kesaj por ishte USA qe vendosi per ta pranuar Shqiperine pa breke…. Shqipetaret te lene gojehapur per menyren veteshkaterruese ne diskutimet nga “analiste”, “politologe “dhe etj,etj ne ceshtje e Shqiperise sic eshte dhe ajo e investimeve serioze te huaja , keqadashesit e ketij vendi kenaqen per keto mostra qe u sherbejne atyre per fala apo ndrejt nje pensioni te ndyre..!!

          1. P
            Portokall

            Berisha luajti rolin e tij....qe ti heqesh cdo merite I bie te jesh koqe kandari.....kuptohet mos donte usa nuk mund te hynim...po Bushi ne Tirane pse erdhi...apo per Ramen ne opozite qe as e takoi fare...po ke vizat pati rol...plotesoi nje duzine me kushte...vetem msa 600 faqe....

            1. Zot fali!

              Potokalll behu Limon.

          2. S
            Sokrati

            Sali Katranit i ra shansi te jete ne krye te shtetit, por HYRJA NE NATO E SHQIPERISE ishte nje realitet gjeopolitik dhe strategjik i padiskutueshem per vendin dhe Aleancen Euroatllantike. Ky katrani, qe na paska ''futur'' vendin ne NATO, e harruat si i pushkatoi protestuesit e pafajshem?! Apo nuk e keni pare? Po vet katranin nuk e keni degjiuar, qe ishte sniperi i peste dhe mund te vriste edhe 300 protestues sebashku me kryetarin e opozites, vetem pushteti i ketij laros mor te prekej! Ku ishin viktimat? Mbi hekura, mbi gardh, brenda oborrit te selise se katranit? As qe ishin afruar tek vija e kuqe. Ishin me duar ne xhepa. Ai dha urdher per vrasjet. Cfare thane vendet anetare te Natos? E denuak aktin kriminal. Kush nga vendet e Natos i ka vrare protestuesit, keni degjuar? I korruptuar, vrases, nepotist, i etur per pushtet, i papranueshem nga BE dhe ShBA dhe te gjitha te keqiat e rrethojne ate qenie, saqe eshte bere ndotes i vendit dhe i Ballkanit sebashku me ate te cmendurin, qe hypen mbi hekura e na tregon muçkujt çdo dite, e kane vendin perpara drejtesise dhe vuajtjen e denimit ne burg, ndryshe Shqiperia do te zvarritet, duke u lodhur e tretur deri ne skaj.

            1. A
              Argiliria

              Nje. Gje. Nuk. Kuptoj Te. Jesh. Arest. Shtepie. Dhe. Te. Dalesh. E te. Mbash Fjalim. Ne. Maje. Te. Ballkonit. Si. Dordolec. Saliu. Nuk. Me. Duket. Normale. Ku. Jane. Institucionet Apo. Bejne. Sikur. Nuk. Shohin. Dhe. Degjojne. Merni. Forca. Dhe. Levizni. Nga. Vendi. Po te. Jeni. Te Afte. Per. Kete. Pune

              1. j
                ju shofte rraca e zagareve qe e ushqejne !

                Vampiri vetem dhimbje i ka shkaktuar SHQIPRISE. Vafte ne FERR ! ....me gjithe zagaret qe e ndjekin !!!!!!!!!!

                Lini një Përgjigje