Pas paktit mes PS dhe Rithemelimit, kthimit të normalitetit në Parlament, sot u mblodh një tjetër strukturë e re që do të ndihmojë në arritjen e dialogut politik mes palëve.
Në ambientet e Komisionit të Ligjeve është mbledhur grupi i punës i dialogut mes palëve, që do dakordësojë konsensusin politik për ligjet që kërkojnë 84 vota.
Rithemelimi u përfaqësua nga Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Ndërsa PS nga Damian Gjinkuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.
Kujtojmë që një nga ligjet e nxehta është votimi i Amnistisë Penale nga e cila përfitojnë mijëra të dënuar.
Lini një Përgjigje