Buxheti për NATO-n, Rama: S’do të mbushim depot me lloj-lloj mallrash që as nuk do t’i përdorim!

17 Maj 2025, 10:59Politika TEMA
Buxheti për NATO-n, Rama: S’do të mbushim depot me lloj-lloj

Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e presidentit Donald Trump për t’u kërkuar anëtarëve të NATO që t’i dedikojnë 5% të PBB për mbrojtjen.

Rama u shpreh se Shqipëria s’mundet të ketë një ushtri me të gjitha deri tek arma bërthamore, teksa shtoi “nuk do të mbushim depot me lloj-lloj mallrash që as s’do t’i përdorim”.

“Përpara disa javësh pata një bisedë me CEO e një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të armëve në botë dhe më tha ‘kam vizituar një vend që ka blerë pafund armatime dhe që akoma i kanë të pahapura, nuk i kanë futur në punë’. Në letra rezulton si shpenzim i mjaftueshëm për ushtrinë por nuk është forcim i mbrojtjes. Ne duhet të jemi realist dhe të kuptojmë si do të rrisim kapacitetet jo buxhetin vetëm”, deklaroi kreu i qeverisë.

Edi Rama: Duke parë që tani është fryma e përgjithshme që të rriten buxhetet na vijnë kompani nga të katërt anët e Europës, kemi këtë për të shitur, kemi atë për të shitur, blini nga ne makina, blini biçikleta, është diçka që tregon se çështja nuk është se sa para vendosim ne në dispozicion por si t’i përdorim ato para me çfarë efikasiteti dhe si këto para e kompletojnë panoramën e përgjithshme të të gjithë vendeve Europiane.

Franca është rast unikal që ka një ushtri nga A-ZH dhe mund ti bëjë vetë të gjitha, por Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një ushtri të tillë dhe si Shqipëria ka edhe shumë vende të tjera që nuk mund të keni një ushtri që ti ketë të gjitha deri tek arma bërthamore. Ne duhet të jemi komplementarë në kontekstin e përgjithshëm, duhet një plan i mirë menduar me procedura të qarta për të gjithë dhe garanci eficense në ato paratë që vendosen.

Nëse kjo bëhet një histori që vendos në buxhet para dhe shpenzoji dhe shëno ato që i shpenzuam, atëherë do ti kemi plot depot me lloj-lloj mallrash që as nuk do ti përdorim. Përpara disa javësh pata një bisedë me CEO e një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të armëve në botë dhe më tha ‘kam vizituar një vend që ka blerë pafund armatime dhe që akoma i kanë të pahapura, nuk i kanë futur në punë’. Në letra rezulton si shpenzim i mjaftueshëm për ushtrinë por nuk është forcim i mbrojtjes. Ne duhet të jemi realist dhe të kuptojmë si do të rrisim kapacitetet jo buxhetin vetëm.

Si do të kemi një sistem të mbrojtjes së Europës me efikas, më të gatshëm, më të plotë dhe jo si do kemi në blloqe shpenzime ushtarake për të blerë mjete. Europa nuk mund të kthehet në një territor ku flitet vetëm për armë dhe mendohet vetëm për luftë. Ka edhe plot gjëra të tjera që do i kemi parasysh. Kur vjen puna tek Europa ka dy territore për të mbrojtur, atë fizik dhe shtetëror.

5 Komente

  1. D
    Detari

    eshte bere dhe specialist armatimesh ramazoni lol fatale ushtri skiptare

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter

      Jo shteteror, por shpirteror. Korigjoni gabimin.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec

        emo su ba qameti!... Tema ashtu e ka fjalin....lol = ndoshta u hutuan se Rama nuk do bleje me drona...per Lazarat dhe Karavasta.....lol

        Përgjigjjuni
      2. v
        vlora***

        o RAMUT, armet i patet dhe i shitet,gjithe pasuria e shqiptareve,a s duheshin te ishen ne SPAK ?,,Imami, Mediu ,majko Kodheli ,Peleshi ,xhacka dhe te jepnin llogari se ku vajten

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O berishist , ju si vini as ke maja e thoit Edi Rames . Edhe per 4 vjet kocke ne fyt do ta keni .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje